Gazeta Shqiptare

“Miladin Popoviç pa takt e acarues, Haxhi Lleshi ogurzi, Mehmet Shehu brutal”

Raporti anglez më ‘ 44: Enver Hoxha është kukull e emëruar Libri “Sekretet e luftës” i Erald Kaprit, “Spiro Moisiu është i trashë”

-

me komunistët shqiptarë. Ai shprehet se Enver Hoxha nuk ishte popullor, por ishte më pompozi si dhe një person dhelpërak. Sipas tij, Mehmet Shehu u anashkalua nga qeveria komuniste pikërisht në postin që ai donte si ministër i Mbrojtjes. Po ashtu, edhe Oliver thekson se Shefi i Shtabit, Spiro Moisiu, ishte tërësish i paaftë. DOSJA: HS 5/ 134 ( J. F. P Oliver) Pikëpamjet në lidhje me liderët partizanë që njoha:

Qeveria dhe Shtabi i Përgjithsh­ëm Enver Hoxha: Komandant i përgjithsh­ëm dhe President. Sillet i dashur dhe fryhet paksa. Është i keqinformu­ar. Jo ndonjë figurë popullore tek njerëzit, por më pompozi se çdokush tjetër në qeveri. Nuk të jep përshtypje­n e një personi të fortë, por është dhelpërak dhe me siguri i paskrupull. Është i turpshëm në një shoqëri njerëzish që nuk janë të impresionu­ar nga ai dhe ka një pamje fizike sikur të sugjeron që është i dashur dhe i butë.

Nishani: Ministër i Punëve të Jashtme. Fjalë të mira fliten për të. Thekson në çdo takim se është anglofil dhe mund të gjykohet e vërtetë nisur nga sjelljet me ne. Shfaqi kritika ndaj qeverisë gjatë pritjes që organizuan jugosllavë­t. Ka pikëpamje të moderuara nisur edhe nga qëndrimi jashtë vendit për një kohë të gjatë.

Dishnica: Ministër i Shëndetësi­së. Një person me dije dhe idealist. Një komunist që vështirë të lejojë vendin e tij të dominohet nga të tjerët. Shfaqet me disa mosbesime ndaj nesh si në rastin kur në kryqin e kuq shqiptar nuk tregoi për burimin e furnizimev­e dhe

po ashtu edhe në disa çështje të tjera me njerëz të partisë.

Spahiu: Ministri për Rindërtim. Një komunist i zjarrtë i paarsy- etueshëm. Mbahet lart nga Hoxha dhe padyshim që ka edhe influencë. I përdorur si ambasador dhe nga pikëpamja e Hoxhës është jashtëzako­nisht i përshtatsh­ëm për atë që kërkon Enveri. Është antibritan­ik.

Konomi: Ministër për drejtësi. Një komunist i zjarrtë, por i dobët dhe pa asnjë lloj përshtypje nisur edhe nga mungesa e personalit­etit. Sundohet nga anëtarët e tjerë të qeverisë.

Çitaku: Ministër i Financave. I raportuar nga ish- kreu i Bankës së Shqipërisë se nuk ia ka idenë aspak financave por si një komunist, pa asnjë dyshim pranoi detyrën nga kërkesa e dikujt tjetër. Ka adaptuar një sjellje të mirë ndaj nesh, por nisur nga sjellja e tij, duket sikur nuk i intereson vetvetja në politikën e vendit.

Moisiu: Shefi i Shtabit; aspak inteligjen­t dhe i ngathët. Ka shkaktuar më shumë vështirësi me mungesën e tij të bashkëpuni­mit se kushdo tjetër në grup. Ndoshta është vendosur qëllimisht nga Hoxha aty ku është, por Moisiu s’ka asnjë aftësi për të bërë më shumë seç i thonë. Fakti që Hoxha e mban larg ndaj çdo lloj marrëveshj­e të madhe, kjo është për shkak se është i trashë, jo për ndonjë arsye tjetër.

B) LIDERËT USHTARAKË

Ndreu: Gjatë gjithë kohës, një person i arsyeshëm dhe me një temperamen­t të qetë. Unë besoj se ai i vetëm mes komandantë­ve të tjerë mori detyrën për të mundur gjermanët para se regjimi i ri të vendosej. Gjithsesi, një shërbëtor besnik e i zgjuar i Hoxhës. Ai ka qenë i lirë në bashkëpuni­min e tij me ne dhe do të ishte 100%.

Shehu: Arrogant dhe brutal ( kjo nga ambicia dhe kompleksi i inferiorit­etit që ka). Dikush më thotë se Shehu është njeri i pakënaqur dhe se qeveria duke e ditur dëshirën e tij të pamasë të rrijë pranë ushtrisë, e sistemoi në pozicionin aktual ( ndoshta donte Ministër i Mbrojtjes). Tashmë larg nga kontaktet direkte me njerëzit, ai do të zhytet në background dhe do të ketë shumë pak shanse për t’u bërë lider në rangun që ai dëshiron. Komandant me vlerë në terren, i ashpër dhe me prestigj, që e fitoi edhe nga posterat gjermane.

Kapo: Një diplomat inteligjen­t me disa skrupuj. Të jep përshtypje­n se ka më shumë pushtet se grada e tij e kolonelit. Ai padyshim ushtron një influencë më të madhe se ajo e Dali Ndreut dhe është mbi komisarët e tjerë, me përjashtim të Koçi Xoxes. II- MAJORI W. V. SMITH Vlerësimet e numrit 2 të misionit britanik, Majorit W. V. Smith për personazhe­t kryesorë.

Majori Smith ishte numri dy i misionit britanik gjatë luftës në Shqipëri, hartoi një raport të hollësishë­m për zyrën e luftës së Britanisë së Madhe më qershor 1944 mbi aktiviteti­n e tij të plotë prej 8 muajsh në Shqipëri. Raporti i tij merr vlerë nga ky fakt për shkak të qëndrimit të tij aftër komunistëv­e shqiptarë. Qendra i kërkoi atij një raport në lidhje me aktiviteti­n, ç’ka Smith e dorëzoi në qershor të vitit 1944. Ky raport erdhi pas përplasjes së parë mes britanikëv­e dhe komunistëv­e në Shqipëri, për shkak se oficerë britanikë shkuan pranë Abaz Kupit. Ky raport tregon këtë përplasje të parë. Ai përshkruan figurat politike dhe ushtarake të LNÇ dhe jep një panoramë krejt interesant­e për personalit­etin e Enver Hoxhës, Spiro Moisiut, Mehmet Shehut etj. Dosja: HS 5/ 129 Raport nga Major Smith për periudhën 15 tetor 1943- 16 qershor 1944

Në kapaciteti­n tim si numri dy i misioni pas Lt. Kol Palmer, unë kam pasur të bëj kryesisht me komandantë­t ushtarakë.

 ??  ?? Islam Radovicka, Spiro Moisiu, Enver Hoxha, britaniku Lik, Omer Nishani, Myslym Peza dhe Miladin Popoviç
Islam Radovicka, Spiro Moisiu, Enver Hoxha, britaniku Lik, Omer Nishani, Myslym Peza dhe Miladin Popoviç
 ??  ?? Një nga shtabet britanike
Një nga shtabet britanike
 ??  ?? Majori Oliver i shoqëruar nga partizanë
Majori Oliver i shoqëruar nga partizanë
 ??  ?? Në foto: Harta e ndarjes së Shqipërisë mes nacionalis­tëve dhe partizanëv­e
Në foto: Harta e ndarjes së Shqipërisë mes nacionalis­tëve dhe partizanëv­e
 ??  ?? Në foto: Kopertina e librit
Në foto: Kopertina e librit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania