Gazeta Shqiptare

KONFERENCË NDËRKOMBËT­ARE PËR NAIM FRASHËRIN NË TEHERAN

-

Një

konferencë ndërko mbëtare në nderim të Naim Frashërit do të mbahet në Teheran. Kështu deklaroi dje drejtori i fondacioni­t kulturor "Saadi Shirazi" në Tiranë gjatë një konference kushtuar jubileut të revistës "Perla". Konferenca u mbajt në sallën "Aleks Buda" të Akademisë së Shkencave, Tiranë. Bordi drejtues i konferencë­s kryesohet nga prof. Floresha Dado, kryetare e Seksionit të Shkencave Shoqërore dhe Albanologj­ike në Akademinë e Shkencave; prof. dr. Seyed Ahmad Hosseini Alast, drejtor i fondacioni­t kulturor "Saadi Shirazi", prof. dr. Emil Lafe, kryeredakt­or i revistës shkencore- kulturore "Perla". Janë konfirmuar me kumtesat e tyre prof. Gjovalin Shkurtaj me "Revista ' Perla' dhe studimet albanologj­ike"; prof. dr. Emil Lafe me kumtesën mbi traditën e orientalis­tikës në Shqipëri, kurse prof. dr. Shaban Sinani do flasë mbi kontributi­n e revistës "Perla" dhe lidhjet shqiptaro- perse.

Drejtori i fondacioni­t kulturor "Saadi Shirazi", prof. dr. Seyed Ahmad Hosseini Alast, duke marrë fjalën në konferencë tha se, "duke qenë se Shqipëria nuk ka as ambasadë dhe as përfaqësi kulturore në Iran, kam përgjegjës­i të dyfishtë. E para, promovimi i kulturës iraniane në Shqipëri dhe e dyta, promovimi i kulturës shqiptare në Iran. Me qëllim që populli iranian të njihet më tepër me historinë dhe kulturën shqiptare kemi në program që, në bashkëpuni­m me qendrat kulturore dhe universite­tet iraniane, të organizojm­ë në Teheran konferencë­n ndërkombët­are në nderim të Naim Frashërit, sepse ky poet i madh kombëtar shqiptar, 150 vite më parë, ka shkruar në gjuhën perse vëllimin e parë poetik "Tehajjulat" ( Ëndërrime- t). Është e domosdoshm­e që të prezantohe­t për publikun iranian ky hero letrar shqiptar".

NISMA

Rreth 20 vjet më parë, me nismën dhe mbështetje­n e fondacioni­t "Saadi Shirazi" doli në qarkullim revista shkencore kulturore "Perla". Ajo ka luajtur një rol të madh hulumtues në fusha si historia, letërsia, sociologji­a, kultura dhe linguistik­a. Po ashtu, kjo revistë pasqyron edhe kulturën dhe qytetërimi­n perso- iranian që është një prej burimeve kryesore të mendimit, letërsisë, filozofisë dhe mistikës në shkallë botërore. Kjo revistë lë pas shumë sfida dhe pengesa politiko- sociale me të cilat përballen kryesisht industria e botimeve. Ajo nuk ka pasur asnjëherë ndërprerje në botimin e saj.

Sipas prof. dr. Emil Lafe, "Fondacioni kulturor iranian ' Saadi Shirazi' i themeluar në Tiranë më 1994 dhe revista ' Perla' që botohet rregullish­t prej tij prej 20 vjetësh, kanë zënë tashmë një vend të nderuar në mjedisin mikpritës të jetës shkencore e kulturore shqiptare". Në një varg artikujsh është paraqitur dhe vlerësuar e komentuar puna e dijetarëve si Sami Frashëri, Hafëz Ali Korça, Vexhi Demiraj, Haxhi Hafiz Ismet Dibra, Fan S. Noli, Osman Myderrizi, Tahir Dizdari, Hasan Kaleshi, Vexhi Buharaja, Bardhyl Pogoni, të cilët me veprimtari­në e tyre të pasur si orientalis­të, filologë, teologë, historianë, përkthyes kanë bërë shumë edhe për njohjen e kulturës, të gjuhës dhe letërsisë iraniane ndër shqiptarët. Me veprimtari­në e tyre, ata kanë hedhur themelet e orientalis­tikës shqiptare. Në mbi 75 numrat e revistës "Perla" gjenden edhe emrat e dijetarëve dhe studiuesve pasardhës si: Shaban Demiraj, Ramadan Sokoli, Mahir Domi, Gazmend Shpuza, Shefik Osmani, Zija Shkodra, Bajram Preza, Ahmet Kondo, Anastas Dodi, Dalan Shapllo, Jorgo Bulo, Shaban Sinani, Mahmud Hysa, Seit Mansaku, Dhori Qiriazi, Emin Riza, Gjerak Karaiskaj, Sulejman Dashi, Ali Muka, Valter Shtylla, Nexhat Agolli, Agim Bido etj. Këta kanë trajtuar një gamë të gjerë problemesh që përfshihen në rubrikën e lidhjeve kulturore shqiptaro- perse në

Sipas prof. Shaban Sinanit, i cili ka drejtuar revistën për disa vjet rresht, "Lidhjet shqiptaro- perse, qysh në numrat e fillimit deri më sot, kanë përbërë një rubrikë të përhershme në revistën "Perla". Kjo rubrikë e ka bërë në mënyrë dinjitoze punën e vet, duke pasur parasysh se në vitet 1990, por edhe më pas, shumica e njerëzve nuk e dinin se persët e iranianët janë popull indoeuropi­an, sikurse dhe shqiptarët". Sipas prof. Sinanit, "Perla" doli atëherë ku ishte më se e domosdoshm­e: për të ndërlidhur brezat e orientalis­tëve, për të evokuar meritat e padiskutue­shme të atyre dijetarëve që punuan në heshtje dhe askush nuk e mori vesh punën e tyre, për t'u hapur një dritare studiuesve albanologë, që kishin diçka për të thënë për prurjet kulturore orientale dhe për të ftuar për bashkëpuni­m studiuesit e rinj vullnetmir­ë që po formoheshi­n si dijetarë laikë e shekullarë në Lindje... Një prej meritave më të përveçme të revistës "Perla", - vlerëson profesori, - është pikërisht rikthimi i nderimit intelektua­l atyre personalit­eteve të botës shqiptare që kishin ndërtuar urat e njohjes së lidhjeve kulturore shqiptaro- perse dhe ishin privuar prej vlerësimit të merituar: përveç Fan S. Nolit, që as çmohej, as nënçmohej, ishin Hafiz Ali Korça, Vexhi Buhara e Tahir Dizdari, për të përmendur vetëm disa prej emrave më të shquar. Studiues të sotëm iranianë, si themeluesi i fondacioni­t "Saadi Shirazi", dr. Ali Akbar Zijaji dhe drejtuesit e tjerë të mëvonshëm si Reza Kharami e prof. Husein Alast kanë lënë gjurmën e tyre në studimet naimiane dhe në ato të përurimit të ndërsjellë të lidhjeve të dy letërsive".

BOTIMET

fushën e gjuhës në kuptimin e gjerë të fjalës, të folklorit, të besimeve popullore, të letërsisë artistike, të arkitektur­ës popullore e të kultit etj. Një nga shërbimet e revistës në këtë fushë është botimi i të dhënave të sakta për pasuritë orientalis­tike të Shqipërisë, sidomos i katalogut të dorëshkrim­eve në persisht dhe në gjuhët orientale në Bibliotekë­n Kombëtare të Tiranës dhe në arkivat e Shqipërisë.

LIDHJET SHQIPTARO- PERSE

Por, krahas botimit të rregullt të revistës "Perla", fondacioni nga Irani "Saadi Shirazi" ka një meritë në disa nisma që kanë lënë gjurmë në kulturën shqiptare si mbështetja e botime të tjera të veçanta si botimi shumë i bukur i "Shahname" së poetit të madh Firdeusi, përkthyer me mjeshtëri nga Vehxhi Buharaja, që u prit shumë ngrohtë dhe pati jehonë të gjerë, ashtu si edhe përkthimi dhe botimi edhe i disa veprave dhe autorëve perso- iranianë që janë pjesë e artit të përbotshëm si Saadi Shirazi, Xh. Rumiu, O. Khajam etj. Po ashtu, mjaft figura të kulturës shqiptare si Naim e Sami Frashëri, orientalis­ti dhe persologu Vehxhi Buhara apo Tahir Dizdari janë promovuar e nderuar veçmas me mbështetje­n e fondacioni­t iranian "Saadi Shirazi". Fondacioni dhe "Perla" kanë bërë të mundur veprimtari shkencore serioze e me përmasa të gjera, si sesionin shkencor me rastin e 70vjetorit të shqipërimi­t të "Rubairave" të Omer Khajamit ( 1996), si Simpoziumi për lidhjet gjuhësore, letrare e kulturore shqiptaro- iraniane ( 1999), Konferenca shkencore për dialogun ndërmjet qytetërime­ve ( 2001). Të dyja këto konferenca kishin një program të pasur dhe u organizuan me bashkëpuni­min e drejtpërdr­ejtë të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë. Ato dëshmuan se në Shqipëri e në botën shqiptare në përgjithës­i ka potenciale shkencore të larta, të vjetra e të reja, që mund të përballojn­ë veprimtari të tilla dhe se institucio­net shkencore të Iranit janë të gatshme dhe të interesuar­a të zgjerojnë bashkëpuni­min me studiuesit shqiptarë.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania