Gazeta Shqiptare

Shqipëria, me paterica në BE edhe sa i përket transparen­cës mjedisore

-

... e lejeve të ndërtimit të HEC- eve në Parkun Kombëtar të Valbonës përfundoi në disfavor të komuniteti­t. Kështu, lejet e qeverisë shqiptare në vitet 2009 dhe 2013 materializ­uan ndërtimin e HC- ve. Paçka kundërshti­së së publikut, ky akt i fundit vërtetoi se transparen­ca në çështjet mjedisore në vend është pothuajse nul. Banorët u mbajtën larg procesit, që në momentin e kontratës së koncesioni­t dhe me radhë dokumentac­ionit: lejes mjedisore, të ndërtimit dhe asaj të përdorimit të rezervave ujore. Në këto kushte, u ka mbetur radha Organizata­ve të Shoqërisë Civile ( OSHÇ) të marrin mbi vete barrën e mbrojtjes së çështjeve të hapura në gjyqësorin tonë. Mu në këtë mjedis, pas Forumit Kombëtar më 14 shtator 2017 me temë "Zbatimi i Legjislaci­onit Mjedisor Horizontal në Shqipëri" - Aspekte të pjesëmarrj­es publike në marrjen e vendimeve mjedisore si dhe monitorimi i tyre - në hotel "Tirana", me pjesëmarrj­en e të gjithë aktorëve mjedisorë në vend, u parashtrua një dokument analizash dhe alternativ­ash politike për përmirësim­in e praktikave të pjesëmarrj­es së publikut në vendimmarr­jen mjedisore, që e paraqet realitetin, por edhe parashikon transparen­cën e së ardhmes. Materiali përfaqëson­te realisht produktin përfundimt­ar dhe ndër më të rëndësishm­it e qendrës EDEN në kuadër të projektit "Perspektiv­ë drejt integrimit në BE - Angazhim i qytetarëve aktivë dhe shoqërisë civile në politikat mjedisore", në kuadër të programit ACHIEVE, i cili zbatohet nga Qendra Rajonale e Mjedisit ( REC) me mbështetje­n financiare të Bashkimit Evropian.

. . . Për fat të keq, ashtu si në rastin e Valbonës, interesi publik i një komuniteti të tërë jo vetëm nuk i ka bërë përshtypje pushtetit gjyqësor dhe atij ekzekutiv, por beteja e tyre kaloi pa u ndjerë, krejt e humbur në tollovinë e situatës së rëndë politiko- ekonomiko- sociale të vendit. Apeli publik i faktorit mjedisor, që pohonte se ndërtimi i hidrocentr­aleve do ta dëmtojë mjedisin dhe potenciali­n turistik të zonës së Alpeve Shqiptare, tashmë është fashitur. Në këtë hulli, njësoj si në këtë rast, s'bëjnë përjashtim edhe lejet nga Ministria e Industrisë, ajo e Mjedisit dhe agjenci të tjera shtetërore, që edhe pse premtojnë shpesh, rrallë ndjekin procedura të rregullta për lejet.

KTHIM PAS

Qeveria shqiptare, deri më tani ka miratuar ndërtimin e 14 hidrocentr­aleve mbi lumin e Valbonës dhe degët e veta, kurse ka mbjellë leje ndërtimi në vitet e fundit për plot 526 hidrocentr­ale në të gjithë Shqipërinë. Pothuaj, në diskutimin e procesit që paraprin ndërtimin e një pjesë të madhe të tyre, pjesëmarrj­a e publikut ka qenë aq e mangët saqë procedurat e informimit dhe konsultimi­t publik në vendimmarr­jen mjedisore janë etiketuar me të drejtë nga sektori i shoqërisë civile si një proces fals, i cili nuk i përmbush as kërkesat më elementare ligjore, pasi nuk mbledh dhe shqyrton opinionin publik në vendimmarr­je. "Pjesëmarrj­a e publikut, megjithëse raportohet si legjislaci­on i transpozua­r plotësisht, nuk ka angazhim institucio­nal dhe mbetet larg përmbushje­s së qëllimit të tij. Kjo është konfirmuar edhe në seritë e vazhdueshm­e ( 2009 - 2017) të progres raporteve të BE- së për Shqipërinë, në të cilat mesazh i përsëritur është forcimi i pjesëmarrj­es dhe informimit publik", citohet në dokumentin e politikave të EDEN. Me të vërtetë, vitet e fundit, shumë kazuse mjedisore të organizata­ve të shoqërisë civile njësoj si rasti i fundit konfirmojn­ë mungesën e informacio­nit dhe pjesëmarrj­es në vendimmarr­je.

PAK HISTORI

Që prej qershorit të vitit 2014, Këshilli Evropian i dha Shqipërisë statusin e vendit kandidat për integrimin në BE, fakt që i hap udhë zyrtarisht linjës së gjatë të reformave të rëndësishm­e teknike dhe ligjore. Në këtë vazhdë përafrimi i legjislaci­onit kombëtar me atë të BE- së është një nga parakushte­t e pranimit në BE. Në korpusin e ligjeve të BE- së, për nga rëndësia, paketa ligjore për mjedisin është e dyta më e madhe pas asaj të bujqësisë. Ajo përfshin gati 200 akte të rëndësishm­e ligjore, të cilat mbulojnë cilësinë e ujit dhe ajrit, menaxhimin e mbetjeve, mbrojtjen e natyrës, kontrollin e ndotjes industrial­e dhe menaxhimin e rrezikut, kimikatet dhe organizmat e modifikuar gjenetikis­ht ( OMGJ), zhurmën dhe legjislaci­onin horizontal. Kjo e fundit lidhet me shumë paketa të tjera ligjore dhe veçanërish­t me atë mjedisore sa u përket çështjeve të ndryshme. Që do të thotë pjesëmarrj­e e publikut në proceset e vendimmarr­jes duke përfshirë politikat qendrore dhe lokale, legjislaci­onin, investimet, etj. Vetëm nëse kjo do realizohet si duhet, shtrohet udha drejt një qeverisjej­e transparen­te dhe demokratik­e, që vijon edhe pas angazhimev­e në nivel kombëtar dhe ndërkombët­ar për të forcuar zërin e qytetarit, e që gëzon të drejta nga Deklarata Universale për të Drejtat e Njeriut, Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut, Konventa e Aarhusit, programi Transparen­ca për Këshillin e Ministrave, ratifikuar nga qeveria shqiptare, etj. Referuar EDEN, paketa e Legjislaci­onit Horizontal, e cila përbëhet deri tani nga 7 paketa kryesore ligjore, në vetëm 4 prej tyre ka filluar të transpozoh­et në legjislaci­onin kombëtar shqiptar, për ta siguruar pjesëmarrj­en e publikut në vendimmarr­je: E drejta e publikut për të marrë informacio­n; Pjesëmarrj­a e publikut në vendimmarr­je, Vlerësimi i Ndikimit në Mjedis ( VNM) dhe Vlerësimi Strategjik Mjedisor ( VSM).

EDEN DHE PARTNERËT

Në forumin e fundit kombëtar, në të cilën edhe qendra mjedisore EDEN prezantoi dokumentin e politikave "Prej synimit drejt integrimit në Bashkimin Evropian, në realitetin shqiptar të vendimmarr­jes me pjesëmarrj­e" u rrahën shumë mendime, por edhe u tregua gjendja reale e transparen­cës ndaj publikut, përmes zërit të aktorëve të ndryshëm mjedisorë. Dokumenti politikave i hartuar, pasi vuri në dukje se: 1. Nuk ka zbatim korrekt dhe të plotë të legjislaci­onit në fuqi; 2. Mungojnë mekanizmat e duhur për sigurimin e pjesëmarrj­es; 3. Mungojnë kapacitete­t midis aktorëve të interesit, vërtetoi se përmirësim­i i praktikave të vendimmarr­jes me pjesëmarrj­e kërkon shumë vullnet politik dhe nuk ka implikime buxhetore të konsiderue­shme. Zëra të ndryshëm në këtë konferencë konkluduan se "investimi në fushën e edukimit dhe ngritjes së kapacitete­ve të të gjithë aktorëve të interesit dhe në të njëjtën kohë rrjetëzimi me OSHC- të mjedisore lehtëson kapërcimin e mungesës së burimeve dhe mekanizmav­e të komunikimi­t".

Ashtu siç merret me mend, përqasja e përfshirje­s së publikut, si një element kyç i qeverisjes për të arritur nivele të larta të demokracis­ë dhe qëllimet e zhvillimit të qëndrueshë­m, është i përfshirë në politikat kombëtare, duke filluar nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë deri në legjislaci­onin specifik për informimin dhe pjesëmarrj­en e publikut, porse problem mbetet diferenca e perceptimi­t: Synimit drejt integrimit në Bashkimin Evropian - Situata reale e vendimmarr­jes me pjesëmarrj­e.

Për fat të keq ekzistojnë një mori politikash, por sa e përmbushin qëllimin e tyre këto politika? - ngre si çështje letra e politikave. Dhe këtu të pret një handikap i madh, sepse nëse duhet t'u referohesh­im raporteve të monitorimi­t të ligjeve të zhvilluara nga institucio­net përkatëse përgjegjës­e, deri më tani nuk ka fare raporte të tilla publike. Ndaj për të vlerësuar nivelin e zbatimit, ekipi i punës, që hartoi dokumentin e politikave iu referua rasteve studimore të ndjekura për vite me radhë prej Organizata­ve të Shoqërisë Civile Mjedisore ( OSHCM) dhe gjetjeve të raporteve të para monitorues­e të bëra publike për zbatimin e Ligjit "Për Njoftimin dhe Konsultimi­n Publik" të ndërmarra nga qendra EDEN dhe nga seksioni shqiptar i BIRN, i cili ka synuar qeverisjen vendore. Përfundimi kryesor ishte i hidhur: këto politika nuk kanë përmbushur objektivat të tyre kryesore në shumë elementë të rëndësishë­m dhe situata është problemati­ke që nga statura dhe puna reale e koordinato­rëve të institucio­neve, që kryejnë disa punë njëkohësis­ht; mënyra e shqyrtimit të komenteve dhe rekomandim­eve; mënyrat e komunikimi­t për përfshirje­n e publikut në vendimmarr­je; raportet e Transparen­cës së Pjesëmarrj­es së Publikut në Procesin e Vendimmarr­jes. Me pak fjalë, publiku dhe shoqëria civile nuk gjenden fare mjaftueshë­m aktivë përgjatë procesit të konsultimi­t.

. . . Mësohet, por edhe është nënvizuar në këtë dokument të detajuar politikash prodhuar nga EDEN se sasia e madhe e informacio­nit që zotërohet nga institucio­net publike duhet të bëhet publike sa më shpejt që të jetë e mundur në përputhje me parimin e procesit të konsultimi­t publik në fazat e hershme. Informacio­ni i siguruar në kohë dhe mundësisht sa më lehtë i aksesueshë­m përbën një parakusht për pjesëmarrj­en kuptimplot­ë të publikut dhe paraqet një mënyrë të lehtë e jo të kushtueshm­e për të siguruar një hap në zbatimin e procedurav­e ligjore. Ndërkohë që mjetet elektronik­e të informacio­nit, si faqet e internetit të thjeshta për të naviguar dhe bazat e të dhënave në internet mbeten mjete efikase për ta ndihmuar këtë çështje. Dhe, për t'i lehtësuar të gjitha këto detyra, letra e politikave shkallëzon disa nga alternativ­at që mbeten para njerëzve të mjedisit për të përmirësua­r procesin e pjesëmarrj­es dhe informimit të publikut në të ardhmen: Rishqyrtim i ndarjes së detyrave në administra­tën publike; fokusimi në rolin e koordinato­rëve të pjesëmarrj­es publike në nivel kombëtar, rajonal dhe vendor; edukimi i autoritete­ve dhe stafit gjyqësor mbi rëndësinë dhe detyrimet ligjore të marrjes parasysh të opinionit publik; rritja e kapacitete­ve për sigurimin e fondeve për rritjen e burimeve të dedikuara për procedurat e pjesëmarrj­es publike. Gjëra të shumta të mundura, të cilat mund të realizohen në ditët tona, vetëm nëse ekziston vullneti. Por sa ekziston ai, rasti i fundit i Valbonës, e bën komuniteti­n e mjedisit shumë pesimist.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania