Gazeta Shqiptare

Republika Çeke, 900,000 dollarë ndihmë për mbrojtjen e Ballkanit Perëndimor nga ndryshimet klimatike

Përfshihen Shqipëria, Maqedonia, Serbia, Mali i zi, Bosnja dhe Hercegovin­a, Kroacia

- Nga Mira Bregu

Përmbytjet ekstreme i kush tuan Ballkanit Perëndimor 86 jetë dhe 3.5 miliardë dollarë dëmshpërbl­ime në 2014.

Organizata e Kombeve të Bashkuara për Mjedisin njoftoi sot se Republika Çeke do investojë 20,000,000 Koruna çeke, rreth 900,000 dollarë për të ndihmuar Serbinë dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, që bëhen gati për të përfituar nga Fondi i Klimës së Gjelbër.

Fondi pritet të bëhet një burim i financimit global për ndryshimet klimatike, zbutjen dhe përshtatje­n në vitet e ardhme. Ai mbështet projekte të ndryshme nga këto vende të energjisë së ripërtërit­shme në sistemet e informacio­nit klimatik dhe bujqësinë e qëndrueshm­e ndaj klimës.

Vendet e Ballkanit Perëndimor tashmë mund të hyjnë në Fond, por do të kërkojnë mbështetje teknike për të zhvilluar propozime në përputhje me kriteret e investimit të Fondit. Mbështetja e OKB- së do të sigurojë asistencën e nevojshme teknike, duke ofruar gjithashtu një platformë për konsultime me shumë palë të interesuar­a, ku do të sigurojnë që propozimet të pasqyrojnë si prioritete­t kombëtare të adaptimit të ndryshimev­e klimatike, ashtu edhe ato rajonale.

Investimet e Republikës Çeke do të ndihmojnë për të siguruar që Ballkani Perëndimor të mund të aspirojë në një të ardhme të ulët të karbonit dhe të rrisë elasticite- tin ndaj ndryshimev­e klimatike, që tashmë kanë një efekt shkatërrue­s në rajon.

Përpara edicionit të këtij viti të negociatav­e ndërkombët­are për klimën, në Pragë u nënshkrua një marrëveshj­e e donatorëve më 24 tetor nga zv. ministrja e Mjedisit, znj. Berenika Peštová dhe Z. Jan Dusik, drejtor i BE- së për mjedisin në Evropë.

PIKAT KYÇE KLIMATIKE NË BALLKANIN PERËNDIMOR

Vendet e Ballkanit Perëndimor tashmë janë përballur me përmbytje të mëdha të lidhura me ndryshimet klimatike. Në vitin 2014, përmbytja ekstreme kushtoi të paktën 86 jetë dhe 3,5 miliardë dollarë në dëmtime, ndërkohë janë shkaktuar rreth 2,000 rrëshqitje të tokës në të gjithë rajonin.

Rajoni tani parashikoh­et të përballet me rritje të temperatur­ave të ajrit në një normë më të lartë se mesatarja globale në dekadat e ardhshme. Kjo ka të ngjarë të çojë në zjarret më të rënda dhe të shpeshta të pyjeve dhe thatësirës, e cila në vitin 2012 uli rendimente­t në disa kultura të caktuara përgjysmë, duke shkaktuar humbje prej rreth dy miliardë dollarë vetëm në Serbi.

Raporti i OKB- së mbi Adaptimin e Klimës për Ballkanin Perëndimor i vitit 2015, gjithashtu tregon për gjasat e rritjes së vdekjeve që lidhen me stresin e nxehtësisë dhe fijeve të reja të sëmundjeve dhe llojeve të dëmtuesve, që dalin për shkak të ndryshimit të klimës në rajon.

Projekti, me qëllim lehtësimin e qasjes në Fondin e Klimës së Gjel- bër, do të zbatohet nga Zyra e OKBsë për Mjedisin në Vjenë, duke filluar nga dhjetori 2017 dhe do të zgjasë dy vjet. Ajo do të ndihmojë vendet e Ballkanit Perëndimor në përkthimin e vullnetit të fortë politik për trajtimin e ndryshimev­e klimatike në veprime konkrete, që i përgjigjen këtij kërcënimi global.

Shqipëria, Mali i Zi dhe Serbia kanë paraqitur tashmë propozime në kuadrin e Programit të Gatishmëri­së dhe Përgatitje­s së Fondit të Klimës së Gjelbër dhe aktivitete­t shtesë të financuara nga Republika Çeke do të rritin punën përgatitor­e, duke përfshirë përgatitje­n e propozimev­e dhe përpjekjet për ndërtimin e kapacitete­ve.

OKB- ja tani do të kërkojë ndihmë teknike nga një partner implementu­es për të kryer projektin. Partneri do të jetë udhëheqës i një institucio­ni shkencor, që e njeh rajonin dhe ka përvojë të konsiderue­shme në politikën klimatike dhe financat.

Investimi nuk është i pari i bërë nga Republika Çeke për sigurimin e rajonit nga rreziqet që lidhen me klimën. Në vitin 2014, Praga investoi 45,000 dollarë për të ndihmuar Bosnjën si faktor global i angazhimev­e mjedisore brenda rregullave të saj kombëtare dhe vendimmarr­je. Gjithashtu, ajo mbështeti sektorin hidrologji­k të vendit, në mënyrë që të dhënat për rreziqet e fatkeqësiv­e natyrore të mund të mblidheshi­n dhe të ndaheshin me qytetarët.

SFOND

Fondi i Klimës së Gjelbër, i themeluar në vitin 2010, është mekanizmi financiar i Konventës së Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike dhe Marrëveshj­es së Parisit. Ai u krijua për të adresuar zbutjen e ndryshimev­e klimatike dhe nevojat e adaptimit të vendeve në zhvillim.

Emri i plotë i projektit të ri të OKB- së mbi mjedisin është "Programi për lehtësimin e angazhimit dhe qasjes në Fondin e Klimës së Gjelbër për Serbinë dhe/ ose vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor".

Mjedisi i OKB- së ka përvojë të konsiderue­shme në ndihmën e vendeve për t'iu përgjigjur sfidave të lidhura me ndryshimet klimatike, duke ndihmuar 15 vende të plotësojnë planet kombëtare të adaptimit të klimës dhe ndihmuar 38 vende të zhvillojnë komunikime­t kombëtare me Konventën e Kombeve të Bashkuara mbi Ndryshimet Klimatike.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania