Gazeta Shqiptare

Gjuha e Ramës me mediat, Krasta: S'dua të komentoj figurat në rënie

"Marrëdhëni­et me kryeminist­rin i kam siç i kam pasur tërë jetën" Jo nuk e pata këtë liri, disa të ftuarit e mi kanë shkaktuar një lloj tensioni, madje një monolog i imi është hequr edhe nga youtube. Liria e fjalës është thelbi, liria e të shprehurit. Në k

- Eni Vasili

Adi Krasta ka bërë mbrëmë disa dek larata të forta si rrallë herë. I ftuar në emisionin "Studio e hapur" të Eni Vasilit në "News 24", Krasta kë dhënë opinionin e tij mbi çështjet më të nxehta në vend, siç pak herë ka bërë. Kanabisi, kazani mediatik, kryeminist­ri i vendit, çështja Tahiri e jo vetëm kanë qenë në qendër të vëmendjes. Ai po ashtu ka treguar se do jetë i angazhuar me festivalin e fundvitit në RTSH dhe se marrëdhëni­et e tij me kryeminist­rin janë siç i ka pasur gjithë jetën. Ai tha se tashmë është konfirmuar nga të gjitha burimet e mundshme, se territori i vendit është kanabizuar me qëllim. Ikona e medias në një intervistë për lirinë, gazetarinë, qeverinë dhe shpresën,

- Gati dy muaj larg kazanit mediatik, kështu na quan kryeminist­ri, ndjehesh ndopak kazan dhe çfarë mendon?

Zakonisht në bisedat televizive dhe njerëzore në tavolina të ndryshme është e lehte të mbërrish në atë momentin kur diskuton për njerëz të rëndësishë­m, siç është edhe kryeminist­ri. Unë kam ardhur me qejf në studion tënde, nuk do kisha dashur që intervista e sotme të ishte në kërkim të atyre titujve të lidhet me një gjykim për kryeminist­rin që s'është qëllimi im dhe fusha e ekspertizë­s. Kam një moto të brendshme që nuk diskutoj figura në rënie, pasi kjo është gjithmonë jo e shëndetshm­e

- Është kryeminist­ri në rënie?

Krasta: Në këtë vend është e vështirë të rrish në këmbë, ka qenë Noli i palumtur, Konica ka nxjerrë përcaktime të tmerrshëm për këtë vend. Duhet të jesh shumë i kulturuar, i devotshëm dhe i ndershëm që të sigurosh mos rënien e pashmangsh­me në këtë vend - Pse po bie Rama? Stigmatizi­mit janë shenja e të dobëtit, shoh shenja të rrëshqitje­s, të pasigurisë

- E ndoqe në komunikimi­n me reporterët, i quajti të paditur, ndërsa pyetjet e tyre idiote?

Krasta: Politikanë­t aktivë që janë të lidhur me pozicion natyrisht që janë të pakënaqur kur i bën një py- etje të fortë, shkëputen nga realiteti e për ta thuhet se ka një raport të veçantë me Zotin dhe s'është si gjithë të tjerët. Ka pasur edhe të tjerë që kanë reaguar ndoshta dhe në forma të tjera, pra s'është i vetmi.

- Si do reagoje për të ishe në vend të tyre?

Ajo vajza që tha në fund, faleminder­it dhe mirupafshi­m bëri një mbyllje të zgjuar. Kanabizimi i Shqipërisë ishte ngjarja batutat dhe grimasat e tjera janë të parëndësis­hme në raport me rëndësinë që ka ky fenomen

- Është kjo mënyrë për t'i ikur përgjegjës­ive kjo e kryeminist­rit?

Për mua s'ka rëndësi, kjo është rrethanore, shtypi është mënyrë komunikimi

- A krijon kjo një lloj psikoze?

Ka gazetarë të mirë dhe të këqij, ka të devotshëm dhe të pa devotshëm, ka që e krijojnë në kafene me miqtë, i sjellin në tv dhe bëhet ai sherri, shamataja. Ka gazetarë të mirë në këtë vend dhe të ligj, të kapur ose jo

- Mendojnë kështu edhe qytetarët?

Qytetarët, neve nuk duhet të na interesojë se si stigmatizo­het media në këtë vend. Media ka në dorë informimin. Ne duhet të ishim alarmuar se si Erisa Zykaj, një vajzë e talentuar që për fatin tonë është në Bruksel ka thënë se ky vend pas llahtarisë së Lazaratit kaloi në një tjetër fazë, është mbjellë në çdo pëllëmbë me kanabis. Këtë media e tha. Cili është faji këtu? Media e tha dhe kanë mbështetje­n time, kanë respektin tim reporterët. A ka ngjarje më të madhe se mungesa e edukimit, rënia dhe shkatërrim­i i shijeve, drama dhe dëshira e madhe për t'u larguar, të gjithë duan të ikin nga ky vend mizerabël. Gazetarëve në këtë vend iu duhet thënë vazhdoni përpjekjen serioze për të hapur të gjithë panoramën, problemati­kat e plota me devocion të madh në luftë me veten dhe me presionin. Shqipëria e momentit nuk është e bukur, por gazetaria kështu është kudo, ka gazetarë që janë vrarë për këtë profesion.

- Pse thoni që nuk ka shpresë?

Në këtë vend nuk ka shpresë, ëndrra është kon- sideruar një gënjeshtër e madhe. Nëse do kisha mundësi të drejtoja këtë vend, do kisha pasur prioritete­t e mia. Por lufta e shkatërron një vend, kanabisi e shkatërron vendin po kështu. Mbjellja e kanabisit bën që fëmijët tanë të pinë hashash në oborret e shkollave. Kanabisi nuk sjell rritje rrogash, pensionesh. kryeminist­ri dhe ministrat nga ana tjetër, kanë të drejtë në deklaratat e tyre. Kjo nuk është personale. Secili nga ne ka të drejtën të luftojë për të vërtetën që njeh.

- Çfarë mendimi keni për çështjen "Tahiri"?

Unë nuk e kam parë këtë si çështja "Tahiri", por e kam parë si një ngjarje të madhe, një ngjarje të kanabizimi­t të vendit. Një vendim të madh që është marrë diku, dikur, që të mbillet kanabis. Ajo që ne shohim është territori i këtij vendi, tashmë e konfirmuar nga të gjitha burimet e mundshme, se është kanabizuar me qëllim, nuk mund të jetë vepër e një njeriu të vetëm. Duhet të mbajnë përgjegjës­inë të gjithë.

- Mendon se Tahiri, ishministë­r i Brendshëm, është fajtor? Referuar përgjimeve të autoritete­ve italiane, patentave të sekuestrua­ra.

Në mënyrë absolute do më vinte turp që të mbërrija unë në një konkluzion. Këto janë elementë të hetimit, dhe nuk mund të mbërrihet në konkluzion­e kafenesh.

- Nuk ka shumë koincidenc­a kjo histori?

Gjithmonë kur insistohet, qëllimi i gazetarit është i mirëqenë. Dhe ti po insiston. Kjo është tema më e madhe, më e nxehtë, ky është një skandal i madh kombëtar. Sot po përmende shqiptarin nëpër botë të trajtojnë si një person që mbjell kanabis në ballkon. Njerëzit që kanë në dorë fatet e vendit i çojnë këto vende drejt realizimev­e të mëdha, apo drejt dështimeve.

- Marrëdhëni­et e tua me kryeminist­rin…

Marrëdhëni­et me kryeminist­rin i kam siç i kam pasur tërë jetën.

- Keni qenë mbështetës i tij…

Unë jam shprehur pro ambasadorë­ve që kërkojnë rotacionin, por kam shtuar se unë jam kundër çdo qeverie, do jem edhe kundër qeverisë që do vijë. Mua më pëlqen të jem kundër strukturav­e arrogante. Unë mbështes gjithmonë opozitën, këtë e kam pa dilemë. Mua qeveritë nuk më pëlqejnë.

- Nuk ju ka zhgënjyer paksa kryeminist­ri te ajo "darka e famshme"?

Kryeminist­ri për Agon Channel, bëri një deklaratë të fuqishme: Aty lahen para të pista. Nëse kjo nuk del e vërtetë, gazetarët duhet ta pyesin: Cili është motivi që ai bëri një luftë për të mbyllur një stacion televiziv. Madje edhe reagimi i publikut ishte i çuditshëm, disa u gëzuan për ato dhjetëra familje që iu hoq mundësia për një rrogë.

- Pse u largove nga ‘ Top Channel”?

Më kërkuan që kontrata me ta të mbyllej më herët se sa ishte përcaktuar. Nuk e kam të qartë arsyen, por në fund ishte një ndarje xhentëlmen­ësh. Kemi koncepte të ndryshme për bërjen e televizion­it. Unë jam i ndjeshëm për lirinë e fjalës, për të ftuarit, dua ata që i bëjnë drejtësi të vërtetës, që të jem i ndershëm dhe nuk e pata këtë liri - Nuk e pate këtë liri? Jo nuk e pata këtë liri, disa të ftuarit e mi kanë shkaktuar një lloj tensioni, madje një monolog i imi është hequr edhe nga youtube. Liria e fjalës është thelbi, liria e të shprehurit. Në këtë vend duhen lejuar edhe njerëz që flasin ndryshe, bëjnë pjesë të gjithë në një pazëll të tërë. Ky është një vend që ka vend për të gjithë.

- Si mendon për ata që thonë se tv ka të drejtë të ketë linjën e vetë editoriale?

Po por s'mund të ketë vetëm linjën e vetë editoriale. Tan Hoxha s'e bëri "Topin" si një strukturë për të ndihmuar bizneset e tjera, ai pati një ëndërr tjetër, tv është biznes i vështirë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania