Gazeta Shqiptare

Ja miku i Gentian Dodës, që "fundosi" gjyqtarin e Apelit, Shkëlqim Miri

Prokuroria: Kemi tri prova, që nga pamjet filmike, SMS- të në "Whatssapp" dhe telefonata­t Alban Buci, një nga ndërmjetës­it që i dorëzoi 20.000 euro Kujtim Mirit, kushëririt të 46- vjeçarit Miri

-

Dy ditë pas arrestimit të gjyqtarit të Apelit të Tiranës, Shkëlqim Miri, "News 24" dhe "Gazeta Shqiptare" kanë mësuar identiteti­n e ndërmjetës­it për të ndryshuar masën e dënimit për Gentian Dodën, nga "vrasje" në "plagosje të rëndë me dashje". Mësohet se ndërmjetës­i ka qenë kushëriri i Dodës, Alban Buci, ndaj të cilit është prerë fletëarres­ti. Mësohet se Buci është një nga ndërmjetës­it që i dorëzoi paratë Kujtim Mirit, kushëririt të gjyqtarit, i cili gjithashtu ka përfunduar në pranga. Burime nga Prokuroria e Krimeve të Rënda pohuan se kanë në dorë pamjet filmike të një kamere sigurie në FushëKrujë. Në këto pamje duket sekseri, i cili merr 20 mijë euro nga një i afërm i Gentian Dodës. Burimet konfirmojn­ë se në këto pamje është njëri prej sekserëve, Kujtim Miri ose Alban Buçi. Ndërkohë, prokuroria ka dorëzuar dje kërkesën për masën e arrestit me burg për gjyqtarin në fjalë, i cili u kap në kuadër të hetimit për marrjen e 20 mijë eurove në këmbim të lirimit të të dënuarit për vrasje, Gentian Doda. Në shtëpinë e 46vjeçarit Miri gjatë kontrollit të policisë u gjet një shumë monetare me vlerë 300 milionë lekë të vjetra. Sipas burimeve policore, paratë ishin fshehur mes rrobave të fëmijëve. Ai rrezikon një dënim nga 5 deri në 12 vjet burg, nëse shpallet fajtor, në bazë të akuzës për korrupsion pasiv të ngritur nga organi i akuzës.

HETIMI

Burime zyrtare nga prokuroria bëjnë me dije se gjyqtari Shkëlqim Miri hetohej prej afro një viti, pasi dyshohet të ketë favorizuar të dënuarin Gentian Doda. Hetuesit dyshonin se ky i fundit ka paguar një shumë lekësh për gjykatësin që ndryshoi kualifikim­in e vrasjes së Gazmir Dedjas në Burrel, në vitin 1997, nga vrasje, në plagosje e rëndë me dashje. Po të njëjtat burime u shprehën se pjesë e aferës korruptive janë edhe katër persona të tjerë, që nga ndërmjetës­i deri tek një i afërm i Dodës, i cili para disa muajsh ka fituar lirinë.

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka në dorë tri prova që implikojnë gjyqtarin Shkëlqim Miri në marrjen e 20 mijë eurove për t'i ndryshuar akuzën Gentian Dodës. Përveçse pamjeve filmike të një kamere sigurie në një lokal në FushëKrujë ( në maj të këtij viti) ku shfaqet ndërmjetës­i duke marrë paratë, organi i akuzës ka edhe një provë tjetër. Bëhet fjalë për mesazhet përmes aplikacion­it "Whatssapp". Pas marrjes së 20 mijë eurove, Gentian Doda merr një mesazh në "Whatssapp", ku i thuhet se, "çështja do rregullohe­t brenda disa javësh". Mesazhi i është dërguar Dodës nga një tjetër i dyshuar, që kishte dijeni për dhënien e lekëve. Prokuroria ka improvizua­r sekuestrim­in provizor të këtij celulari, për të marrë mesazhet, duke i thënë personit në fjalë se celulari dyshohej si i vjedhur. Pas marrjes së komunikimi­t me Gentian Dodën, celulari i është rikthyer brenda disa orësh personit në fjalë. Por prova më e rëndësishm­e që kanë në dorë hetuesit e çështjes janë edhe disa tabulate telefonike dhe mesazhe të gjyqtarit Shkëlqim Miri. Ky i fundi ka komunikuar në telefon me kushëririn e tij, Kujtim Miri dhe sekserin Alban Buci. Ende nuk dihet përmbajtja e këtyre komunikime­ve, por burimet theksojnë se ato lidhen pikërisht me marrjen e 20 mijë eurove, për t'i ndryshuar akuzën Dodës nga "vrasje" në "plagosje të rëndë me dashje".

 ??  ?? Gjyqtari i Apelit, Shkëlqim Miri
Gjyqtari i Apelit, Shkëlqim Miri

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania