Gazeta Shqiptare

Droga në Velipojë, Basha: Polici i arrestuar është dënuar në Itali, mbrohej nga Habilajt

-

TIRANË - Pas sekuestrim­it të mbi 1.5 tonë kanabis në Velipojë dhe arrestimit të disa personave, mes të cilëve edhe policit Enriko Zyle, ka reaguar kreu i PDsë, Lulzim Basha. Përmes një statusi në "Facebook" duke iu referuar burimeve, Basha thotë se Enriko Zyle, i cili është vëllai i zv. shefit të Kufirit në Shkodër rezulton se është dënuar në Itali dhe se mbrohej nga Habiljat kur ishte Saimir Tahiri ministër.

Statusi i Lulzim Bashës:

R A M A - TA H I R I - XHAFA E KANË MBUSHUR POLICINË ME TRAFIKANTË DROGE

Burime të sigurta in- formojnë se: "Prel Enriko Zyla ka qenë i dënuar për trafik dhe shpërndarj­e droge në Romë, Itali dhe ka vuajtur dënimin në burgun e Rebibbias. Partnerët e kanë ngritur disa herë këtë çështje, por personi ashtu si shumë të inkriminua­r të tjerë në polici mbrohej nga Habilajt në kohën e Tahirit dhe pas ardhjes së Fatmir Xhafës kaloi nën mbrojtjen dhe shërbimin e vëllait të Xhafës, Agronit". le. Në automjetin që drejtohej nga punonjësi i policisë ka mundur të largohet 44vjeçari Gjovalin Ndoj, banues në Lezhë. Në përfundim të peshimit rezultoi se pesha totale e lëndës narkotike të sekuestrua­r është 1502 kg. Në përfundim të veprimeve të para hetimore të kryera në bashkëpuni­m me SH. Ç. B. A, janë arrestuar në flagrancë shtetasit: Sokol Ujka, Enriko Zyle, Arbër Bozhanaj, 30 vjeç; banues në Orikum Vlorë; Genti Dano, 35 vjeç, banues në Selenicë, Vlorë; Dervish Gjolekaj, 32 vjeç, banues në Dukat Vlorë;

Jaho Berdo dhe Fation Merko. Ndërkaq, vijon puna për arrestimin e të kërkuarit Govalin Ndoj. Në bashkëpuni­m me Prokurorin­ë e Krimeve të Rënda po punohet për dokumentim­in e plotë ligjor të këtij aktiviteti kriminal, si dhe për identifiki­min dhe kapjen e autorëve të tjerë, të dyshuar si të implikuar në këtë ngjarje. Materialet do t'i kalojnë Prokuroris­ë për Krime të Rënda Tiranë, për veprat penale "Trafikimi i narkotikëv­e kryer në bashkëpuni­m, mbetur në tentativë".

 ??  ?? Kreu i PD- së, Lulzim Basha
Kreu i PD- së, Lulzim Basha

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania