Gazeta Shqiptare

Shkarkimi i kreut të KQZ, Balla: Shkeli ligjin. Zguri: Sulm politik

La në detyrë Kapllanaj, PS nis procedurat për largimin e kryetarit të Komisionit "Po mbjellin frikë dhe po cenojnë shtetin ligjor"

- Valentina Madani

Partia Socialiste do t'i kërkojë parlamenti­t shkarkimin e kryetarit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Klement Zguri. Në emër të PS- së kreu i Grupit Parlamenta­r, Taulant Balla, kërkoi dje shkarkimin e Klement Zgurit nga detyra e kryetarit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Kjo kërkesë vjen pas debatit të javës së shkuar, ku PS kërkoi shkarkimin e kreut të Bashkisë Mallakastë­r, Agron Kapllanaj. Sipas Partisë Socialiste, Kapllanaj është i dënuar në Itali dhe duhet që të shkarkohej, por kjo kërkesë është hedhur poshtë nga opozita që ka shumicën në KQZ. Kreu i KQZ Klement Zguri është pjesë e paktit Rama- Basha dhe është një emër që është propozuar nga opozita. "Jemi në kushtet kur është më se e qartë se Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Klement Zguri ka kryer shkelje të rënda të ligjit dhe përmes veprimeve e mosveprime­ve të tij i shtyu sa mundi jetën politike një të zgjedhuri lokal me rekorde të rënda kriminale, vetëm e vetëm sepse është i të njëjtit krah politik me të dhe i ndikuar nga urdhrat politikë. Shembull konkret dhe i pa tolerueshë­m i njëanshmër­isë së verbër politike dhe mungesës së profesiona­lizmit.",shkruan ndër të tjera Taulant Balla në "Facebook". Balla u shpreh se asnjë funksionar publik që shkel ligjin nuk mund të vazhdojë në atë detyrë. Sipas kreut të grupit të PS, Zguri ka shkelur ligjin "Për garantimin e integritet­it të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike".

REAGIMI

Por në një reagim për "Neës24" kryetari i KQZ- së tha se e vërteta është e kundërta e asaj që preten- "Jemi në kushtet kur është më se e qartë se kreu i KQZ, Zguri ka kryer shkelje të rënda të ligjit dhe përmes veprimeve e mosveprime­ve të tij i shtyu sa mundi jetën politike një të zgjedhuri lokal me rekorde të rënda kriminale, vetëm e vetëm sepse është i të njëjtit krah politik me të dhe i ndikuar nga urdhrat politike",- tha z. Balla.

KLEMENT ZGURI

"Tërheq vëmendjen se sulmet ndaj KQZ- së, sidomos kur janë haptazi abuzive, në kundërshti­m të plotë me ligjin dhe të motivuara nga interesa politike të palidhura me KQZ- në dhe zgjedhjet, dëmtojnë rëndë autoriteti­n dhe pavarësinë e KQZ- së, mbjellin frikë dhe pasiguri tek institucio­net, cenojnë shtetin ligjor", - theksoi z. Zguri. vetëm kronika lajmesh, por ka mbledhje, procesverb­ale, akte dhe vendime. Të gjitha publike. Të gjitha mund të konsultohe­n në çdo kohë nga çdo njeri. KQZ- ja nuk fsheh. KQZ- ja vetëm zbardh. Kështu që edhe në rastin konkret, e vërteta është krejt tjetër, është e kundërta e asaj që pretendohe­t. Por, në respekt të funksionit zyrtar që mbuloj, unë e kam të ndaluar të përfshihem në beteja, apo lojëra politike, ndaj nuk bëhem dot pjesë e debatit. Përgjigjja ime mund të jetë vetëm zyrtare dhe vetëm drejtuar organit të emërtesës, sapo ai ta kërkojë këtë",- tha Zguri për "News24". Kreu i KQZ- së vuri në dukje se: "Më duhet të tërheq vëmendjen publikisht: Sulmet ndaj KQZsë, sidomos kur janë hap-

tazi abuzive, në kundërshti­m të plotë me ligjin dhe të motivuara nga interesa politike të palidhura me KQZ- në dhe zgjedhjet, dëmtojnë rëndë autoriteti­n dhe pavarësinë e KQZ- së, mbjellin frikë dhe pasiguri tek institucio­net, cenojnë shtetin ligjor. Këto janë ankorat që mbajnë KQZ- në përballë

tallazeve. Nuk ka parti politike që njeh dhe pranon rregullat e lojës, zgjedhjet e ndershme dhe shtetin ligjor, që mund të ketë vullnetin t'i këpusë këto ankora. Ndaj unë u bëj thirrje të gjitha palëve që lojën politike ta zhvendosin diku gjetkë, në ndonjë fushë ku interesit publik i bëjnë më pak dëm".

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania