Gazeta Shqiptare

Berisha: Si transporto­het drogë nga Porto Palermo

Denoncimi për kreun e postës së Himarës

-

Ish-

kryeminist­ri Sali Berisha denoncoi dje në rrjetin social ' Facebook' se kreu i postës së Himarës me ishshefin e kufirit në Dhërmi po transporto­jnë drogë vazhdimish­t nga Porto Palermo. Një qytetar dixhital denoncon te Berisha se nga Porto Palermo bëhet trafik droge dhe se organizato­rë sipas tij janë ish- komandanti i Postës së Himarës dhe ish- shefi i Kufirit të Dhërmiut. Madje qytetari thotë se edhe mbrëmjen e kaluar ka parë se si kryhej transporti. "Nga Porto Palermo vazhdon trafiku shtetëror i drogës! Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital! Sb. "Prsh Doktor. Jam një qytetar nga Bashkia e Himarës. Dua t'ju informoj me gjendjen e trafikimit të hashashit në zonën e Porto Palermos. Sa herë që del gomonia e policisë në det dhe fugoni i policisë në qarkullim, ndodh që transporto­het hashash. Këtë fenomen e kam parë shumë herë. Mund t'ju them se organizato­ri i këtij trafiku është ish- komandanti i Postës së Himarës. Viktori bashkë me Sokolin ish- shefi i Kufirit të Dhërmiut, të cilët kanë edhe disa policë të thjeshtë. Dua t'ju them se sonte kryhet transport, e pashë me sytë e mi. Ju lutem, në qoftë se e publikoni këtë mos më nxirrni në skenë anonim, ju lutem"thuhet në mesazhin e qytetarit dixhital.

PREZANTIMI

Prefekti i ri i Korçës, Dhori Spirollari, i cili pason Pandi Papandon që ka mbajtur më parë këtë pozicion, u prezantua dje nga ministri i Bujqësisë, Niko Peleshi. Ai u shpreh se perfekti është një përfaqësue­s në rang rajonal i kryeminist­rit dhe se institucio­ni i tij do të ketë rol kyç në jetësimin e reformës së ujit, të cilën e cilësoi prioritet të qeverisë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania