Gazeta Shqiptare

PD, Këlliçi: Pusi si krimi më i ri i Ramës

Kreu i FRPD akuza për rrënim të shqiptarëv­e

-

Kreu

i FRPD- së, Belind Këlliçi, bën një pasqyrim të realitetit në vend, ku thekson se kryeminist­ri dhe shteti janë të lidhur kokë e këmbë me krimin e organizuar dhe bandat. "Cilit shqiptari i duhet Saimir Tahiri, ish ministri i Brendshëm që kanabizoi Shqipërinë?! Shqipëria sot në të gjitha kancelarit­ë europiane etiketohet si narko- shteti, ku ligjin e bën krimi që drejton qeverinë. Cilit shqiptar i duhet mbrojtja që Edi Rama po i bën Tahirit, i cili sot duhet të ishte prapa hekurave, sepse mbi të rendojnë akuza shumë më të renda se një fature dritash apo uji, më të cilat Edi Rama akuzon çdo ditë qytetarët? Cilit shqiptar i duhet mbrojtja që policia vazhdon t'i bëjë Orest Sotës, njeriut që iu gjetën të paktën 860 mijë euro të Saimir Tahirit në makinë dhe që ende nuk dihet çfarë tjetër fshihet nga ai udhëtim misterioz? Sa i përket qeverisjes, të dhënat e katër viteve që shkuan janë tejet dëshpërues­e. Mbi 200 mijë shqiptarë lanë Shqipërinë e afro gjysma e atyre që mbetën, nuk sigurojnë dot bukën e fëmijëve dhe nuk paguajnë dot dritat e ujin, nuk sigurojnë dot ngrohjen. Në katër vite Edi Rama nuk bëri dot një metër rrugë. Shikoni rrugën Tiranë - Elbasan, nuk dihet nëse do të përfundojë ndonjëherë, ndërkohë që çdo ditë e më shumë po e gërryen gropa e korrupsion­it e hapur nga Edi Rama. Autostrada Fier - Vlorë katër vjet asnjë metër, rruga e Pogradecit katër vjet e papërfundu­ar, por është kthyer në një parajsë për të mbushur xhepat e pushtetarë­ve me fondet e saj",- shprehet Këlliçi.

dohet nga deputetët e PS- së në lidhje me çështjen e sipërpërme­ndur. Ai pretendon se po sulmohet dhe se

nuk do të përfshihet në lojëra politike. "Puna e KQZsë, për fat të mirë, është në dritën e diellit. Nuk ka

 ??  ?? Klement Zguri
Klement Zguri
 ??  ?? Taulant Balla
Taulant Balla

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania