Gazeta Shqiptare

Investimet, kryeminist­ri: Vjeshta histerike e politikës, s'na pengon

"Rruga e Arbrit fillimi, program masiv transformi­mi për rrugët shqiptare" Rama: Me pallavra e shpikje duan të ndalojnë qeverinë

-

Kryeminist­ri Edi Rama gjatë “Komu nikimit javor” premtoi dje investime masive dhe një program transformi­mi për rrugët shqiptare. Z. Rama foli për investimet urbane përtej qyteteve ndërsa njoftoi se qeveria është një hap larg nisjes së Rrugës së Arbrit, e cila sipas tij është vetëm fillimi i një projekti masiv për transformi­min e rrugëve shqiptare dhe kthimin e tyre në rrugë me standarde evropiane. Në “Komunikimi­n javor”, kryeminist­ri Edi Rama foli për një vjeshtë histerie politike, e cila duhet lënë pas sipas tij, pasi shqiptarëv­e më shumë se çdo gjë iu intereson puna dhe zhvillimi. Kreu i qeverisë akuzoi kundërshta­rët politikë se me "pallavrat dhe shpikjet" e tyre duan të ndalojnë çdo hap të bërë para nga qeveria e tij. "Kjo vjeshtë histerike e politikës, nuk mund të na pengojë për të bërë detyrën tonë. Ta mbajmë të plotë përgjegjës­inë që na kanë dhënë njerëzit,"- theksoi z. Rama. "Vetëm me reformat e vështirat dhe jo me gënjeshtra, me hap të vogël, jo me iluzione e pallavra mund ta bëjmë Shqipërinë. Kujt i duhet sherri e konflikti? Njerëzve të zakonshëm jo njëherë. Kujt i duhet pallavrat që shpik politika çdo ditë? Shqipërisë jo njëherë. Është për të ardhur keq, kur sheh kazanin e politikës të ziejë në vorbullën e pallavrave e shpikjeve. Kjo vjeshtë histerike e politikës, nuk mund të na pengojë për të bërë detyrën tonë. Ta mbajmë të plotë përgjegjës­inë që na kanë dhënë njerëzit. U deshën shumë hapa për të nisur rrugën e Arbrit, plot 4 vite për të ardhur deri këtu, ama erdhëm, po jo si të tjerët, që e kthyen rrugën e Arbrit si një nga premtimet më të përsëritur­a e të pa mbajtura," - u shpreh ai. I bindur për detyrën që ka, kryeminist­ri tha se ashtu si me Rrugën e Arbrit shumë akse të tjera kombëtare do kenë standarde europiane. "U deshën shumë hapa të vegjël për të arritur më në fund vetëm në një hap larg nga nisja e ndërtimit të Rrugës së Arbrit. Plot katër vjet për të ardhur këtu, ama erdhëm jo si të tjerët që u nisën e u harruan gjithnjë rrugës, duke e kthyer në një nga premtimet më të pa mbajtura të historisë. Ndryshimet e vërteta duan kohë, punë dhe mund",theksoi Rama. Kryeminist­ri nënvizoi se: "Kemi një projekt masiv për t'i kthyer rrugët kombëtare në rrugë europiane, me siguri e me lëvizshmër­i të garantuar, me standarde të certifikua­ra dhe natyrisht me hijeshi ditën dhe me ndriçim siç duhet natën. Merreni me mend që 27 vjet natën në të gjithë Shqipërisë, ndriçohet vetëm "Kemi një program masiv investimes­h që ka nisur me Rrugën e Arbrit, por do të vazhdojë për t'i kthyer rrugët shqiptare në rrugë evropiane, me siguri e lëvizshmër­i të garantuar, me standarde të certifikua­ra dhe me hijeshi ditën e ndriçim siç duhet natën. Merreni me mend, 27 vite dhe natën ndriçohet vetëm aksi Rinas- Tiranë, sa shumë kemi ende për të bërë",- tha Rama.

aksi Rinas- Tiranë. Por duke hedhur çdo ditë nga një hap ne do bëjmë një progres të konsiderue­shëm",- vijoi ai. Me buxhetin e ri, siç tha Rama, rrugët e rilindjes urbane do shkojnë deri në Theth, Kurvelesh, Lurë e Frashër.

 ??  ?? Kryeminist­ri Edi Rama dje në Burrel
Kryeminist­ri Edi Rama dje në Burrel
 ??  ?? Kryeminist­ri Edi Rama
Kryeminist­ri Edi Rama

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania