Gazeta Shqiptare

Krimet e Rënda burg për gjykatësin Shkëlqim Miri

Liroi Gent Dodën, prokuroria zbardh skemën korruptive: Lekët u dorëzuan në një lokal në Fushë Krujë Avokati Visha: Paratë të ligjshme, vuan nga tumori

- Ina Allkanjari

Gjykata e Krimeve të Rënda dha dje masën e sigurisë "Arrest me burg" deri në përfundim të hetimeve, ndaj gjyqtarit Shkëlqim Miri. 46- vjeçari Miri, i cili u ndalua dy ditë më parë në kuadër të operacioni­t policor "Një vrasje e dytë", akuzohet për veprën penale të korrupsion­it të funksionar­ëve të drejtësisë. Gjyqtari i Apelit të Tiranës, dyshohet se favorizoi të dënuarin Gentian Doda duke i ndryshuar akuzën nga vrasje me paramendim në plagosje të rëndë me pasojë vdekjen, kundrejt një shume të konsiderua­r parash. Në seancën gjyqësore të zhvilluar pa praninë e mediave, mësohet se pati debate të forta mes organit të akuzës dhe avokatit mbrojtës të Shkëlqim Mirit. Ndërkohë avokati i Mirit, Ardian Visha deklaroi se klienti i tij vuan nga një sëmundje tumorale në kokë dhe paratë e gjetura në shtëpinë e tij do të përdoreshi­n për kurimin e gjyqtarit. Sakaq sot pritet të dalë para gjykatës edhe kushëriri i gjyqtarit, Kujtim Miri, që shihet si njëri nga ndërmjetës­it në këtë aferë korrupsion­i.

SEANCA GJYQËSORE

Në seancën gjyqësore, e cila zgjati 2 orë e 15 minuta, pati debate të forta mes organit të akuzës dhe avokatit mbrojtës të Shkëlqim Mirit. Në seancën me dyer të mbyllura mësohet se përfaqësue­si i akuzës paraqiti përpara togave të zeza, përgjimet telefonike dhe pamjet filmike të një lokalit në Fushë Krujë si prova të forta kundër gjyq- Prokuroria thotë se menjëherë pas dorëzimit të parave, Gentian Doda është njoftuar në "Whatsapp" nga Alban Buçi se porosia u krye. "Rri pa merak, i dorëzuam dokumentet. I thamë s'kemi gjë tjetër, vetëm shpirtin. Do të dalësh nga mesi i muajit tjetër",- thotë ndërmjetës­i Buçi.

nga prokuroria, ka një dinamikë prej janarit deri në fund maji, pastaj ka një boshllëk nga karakteri hetimor, pastaj prokuroria i kërkon gjykatës për të bërë kontroll ne banesë. Natyrisht shfrytëzim­i i bumit mediatik e ka bërë efektin, që u përdor nga prokurori për të kërkuar masën ekstreme. Detyrë e prokuroris­ë të provojë natyrën kriminale të parave të gjetura. Kjo gjë nuk u bë, as në akte, as nuk u provua. Po të kishte prova do ishte arrestuar para kontrollit të banesës. Ka qenë 3 herë në kontakt me policinë atë ditë, nëse do kishte rrezik do ishte larguar",- u shpreh avokati mbrojtës i Shkëlqim Mirit, Ardian Visha. Lidhur me dorëzimin e parave në një lokal në Fushë Krujë Visha deklaroi se është detyrë e prokuroris­ë që të prodhojë natyrën kriminale të parave të gjetura dhe t'i lidhë me veprën që atribuohet konkretish­t. "Ky ishte gjyqi i masës së sigurisë. Nuk kishte asnjë element provator që lidh marrjen e parave nga familjarët me gjyqtarin. Personi tjetër është kushëri i largët i tij",tha avokati.

 ??  ?? Gjykatësi Shkëlqim Miri
Gjykatësi Shkëlqim Miri

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania