Gazeta Shqiptare

Droga në Velipojë, një prej të arrestuarv­e pranon të bashkëpuno­jë me drejtësinë

"Shtetasit që ranë në pranga kanë pasur komunikime me njëri- tjetrin" Policia: Në verifikim aparatet celularë të të 7 të dyshuarve

-

Vetëm një prej 7 të ar restuarve nga forcat e policisë të Shkodrës, Vlorës dhe Lezhës ka pranuar që të japë më shumë detaje për drogën e sekuestrua­r prej 1.5 tonë në Velipojë në orët e para të mëngjesit të 11 nëntorit. Burime nga policia nuk bëjnë me dije se cili prej të arrestuarv­e ka pranuar që të flasë. Përdoruesi i fugonit, 20- vjeçari Jaho Berdo që u kap vetëm pas pak orësh në Vlorë ka thënë se do të flasë në një moment të dytë dhe as nuk ka pohuar dhe as mohuar në lidhje me akuzat e ngritura ndaj tij. Jaho Berdo përveçse kishte në përdorim fugonin ku u gjet droga mësohet se disponon edhe një patentë skafi. Policia dyshon se është pikërisht 20- vjeçari ai që do të bënte transporti­min me skaf të drogës prej 1.5 tonë nga Viluni i Velipojës drejt shtetit fqinj të Italisë.

ARRESTIMET

Të arrestuar nga policia janë edhe Sokol Ujkaj, banues në Velipojë, i cili kishte në administri­m shtëpinë ku u gjet droga. Banesa në fjalë është pronë e shtetasit Petrit Vuksani, por ky i fundit jeton në Itali dhe ia ka lënë në administri­m Sokol Ujkës. Ujkaj është arrestuar brenda oborrit të shtëpisë, ndërsa aty kishte edhe makinën e tij tip "Merdes benz" me targë AA 388 ME. Të arrestuar janë edhe efektivi i policisë Enriko Zylo. Sipas burimeve Zylo është parë afër shtëpisë ku u gjet droga me makinën e tij tip "Golf" me targë AA 355 SL ndërsa brenda mjetit ishte edhe shtetasi Gjovalin Ndoj nga Velipoja. Zylo nuk Përdoruesi i fugonit, 20- vjeçari Jaho Berdo ka thënë se do të flasë në një moment të dytë. Ai as nuk ka pohuar dhe as mohuar akuzat e ngritura ndaj tij. Jaho Berdo përveçse kishte në përdorim fugonin ku u gjet droga mësohet se disponon edhe një patentë skafi.

i është bindur postblloku­t të policisë dhe ka tentuar të largohet. Efektivët i janë vënë në ndjekje derisa e kanë arrestuar te vendi i quajtur Harku i Bërdicës pasi Zylo doli jashtë rrugës nga shpejtësia. Edhe pse ka kundërshtu­ar, policia e ka arrestuar, ndërsa shtetasi Gjovalin Ndoj, që ishte me të, është larguar duke u shpallur në kërkim. Sokol Ujka dhe Enriko Zylo janë të vetmit që janë arrestuar në

afërsi të vendit të ngjarjes. Nga ana tjetër, në pranga kanë rënë edhe shtetasit Arbër Bozhanaj, Genti Dano dhe Dervish Gjolekaj, të tre nga Vlora. Njëri prej këtyre 5 të arrestuarv­e sipas burimeve ka pranuar të bashkëpuno­jë, duke treguar më shumë detaje, ndërsa pjesa tjetër kanë refuzuar të pranojnë se kanë lidhje me drogën. Shtetasit e arrestuar kanë mohuar se kanë lidhje me njëri- tjetrin apo se janë pjesë e grupit të trafikimit. Nga ana tjetër, policia ka mbledhur telefonat celularë dhe nga tabulatet, bëjnë të ditura burimet policore, se shtetasit që ranë në pranga kanë pasur komunikime me njëritjetr­in. Pak orë më pas policia arrestoi edhe shtetasit Fation Merko, i cili ka qenë ai që ka bërë shoferin duke sjellë fugonin me drogë nga Policia ka mbledhur aparatet celularë të personave të arrestuar për të nisur verifikime­t e bisedave. Burimet policore bëjnë të ditur se nga kontrolli i tabulateve mësohet se shtetasit që ranë në pranga kanë pasur komunikime me njëri- tjetrin.

Vlora në Shkodër. Teksa Merko niste fugonin, efektivi i policisë Enriko Zylo ka bërë rolin e garantit në këtë siguri dhe i ka shoqëruar gjatë udhëtimit. Policia me arrestimin e përdoruesi­t të fugonit Jaho Berdo e çoi në 7 numrin e të arrestuarv­e. Emrat e 4 të arrestuarv­e përveç shoferit Berdo, policit Enriko Zylo dhe shtetasit Gjovalin Ndoj kanë dalë nga personi, i cili ka pranuar të bashkëpuno­jë, por që nuk bëhet i ditur për shkak të hetimeve. Sipas burimeve fugoni me sasinë prej 1.5 tonë cannabis sativa ka mbërritur natën e 11 nëntorit në Velipojë për t'i dhënë dorën e fundit përpara se të bëhej transporti­mi nga trafikantë­t.

Efektivët e kanë ndaluar njëherë fugonin ende pa mbërritur te vendi ku u

gjet, por më pas e kanë lënë të kalojë duke e pasur nën kontroll për të ditur se cili ishte destinacio­ni dhe personat e tjerë që mund të ishin aty. Nga sa mësohet në policinë e Shkodrës ka pasur edhe një telefonatë se në shtëpinë e Petrit Vuksanit po bëhet një vjedhje pasi janë parë lëvizje të shpeshta, ndërsa personi që ka njoftuar nuk e ka ditur se aty po bëhej gati droga. Policia një vazhdon kontrollet në zonën e Velipojës ndërsa ka dyshime se edhe skafi që do transporto­hej 1.5 tonë cannabis sativa është i fshehur dhe po bëhen kërkime për ta gjetur. Pjesa fundore e Velipojës, e njohur si Viluni deri tek Rëra e Hedhur në afërsi të plazhit të Lezhës edhe më përpara është dyshuar si pikë e transporti­mit të drogës drejt Italisë.

 ??  ?? Droga e sekuestrua­r në Velipojë
Droga e sekuestrua­r në Velipojë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania