Gazeta Shqiptare

ISSH: Si do të llogariten pensionet e invalidite­tit

Ja periudhat minimale që duhet të keni siguruar për pension të plotë, të reduktuar dhe të pjesshëm Dokumentac­ioni që duhet të dorëzoni për të përfituar

- Voltiza Duro

Të gjithë ata persona që bëhen të paaftë për çdo veprimtari ekonomike dhe kanë dëmtime fizike apo gjymtime të forta, duke përfshirë verbimin, iu lind e drejta për pension invalidite­ti. Në manualin e publikuar nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore ditën e premte, përcaktohe­n kushtet që duhet të plotësojë individi si dhe dokumentac­ionin që duhet të dorëzojë për të përfituar këtë pagesë. Sipas ligjit nr. 7703, "Për Sigurimet Shoqërore në Republikën e Shqipërisë", i ndryshuar; invalidite­ti klasifikoh­et në tri grupe. Invalidite­t i pjesshëm, është grupimi i parë, ku bëjnë pjesë të gjithë ata persona të siguruar që humbin aftësinë për punë në profesion, por janë ende në gjendje të kryejnë punë të tjera sipas përcaktimi­t të vendimit të KMCAP- it. Më tej grupi i dytë klasifikoh­et si invalidite­t i reduktuar në rastet kur personi i siguruar bëhet i paaftë për çdo punë, ndërsa invalidite­ti i plotë është grupimi i fundit i kësaj kategorie pensionesh nga i cili mund të përfitojnë të gjithë ata individë që ndodhen në kushtet e nevojës për kujdestari.

INVALIDITE­T I PLOTË

Pension invalidite­ti të plotë përfitojnë të gjithë ata persona që kanë plotësuar periudhën minimale të sigurimit, e cila është sa 3/ 4 e diferencës së moshës së personit të siguruar në kohën që bëhet i paaftë dhe moshës 20 vjeç. Gjithashtu, duhet që individi në 5 vitet e fundit para lindjes së të drejtës të ketë së paku 12 muaj sigurim shoqëror si dhe të ketë humbur plotësisht aftësinë për punë, jo për shkak të aksidentit në punë apo sëmundjes profesiona­le. E drejta për të përfituar këtë lloj pensioni fillon pas mbarimit të periudhës 6 mujore të trajtimit me raport mjekësor për paaftësi të përkohshme në punë. Ndërkohë në manualin e ISSH- së bëhet me dije se masa mujore e pensionit të plotë të invalidite­tit përbëhet nga pensioni bazë dhe nga një shtesë pensioni që llogaritet si pensioni i Për të përfituar pension invalidite­ti të plotë, të reduktuar dhe të pjesshëm, përfituesi paraqitet në ALSSH të vendbanimi­t, për të bërë kërkesën e përfitimit të pensionit të invalidite­tit. Përfituesi për pension invalidite­ti ose i autorizuar­i me prokurë, së bashku me kërkesën duhet të paraqesë dhe dokumentet përkatëse

pleqërisë. "Shuma bazë e pensionit iu jepet gjithë personave të siguruar. Ndërsa shtesa që iu jepet personave të punësuar, është 1 % për vit sigurimi shumëzuar me bazën mesatare të vlerësuesh­me neto, që i siguruari ka arritur nëpërmjet kontribute­ve gjatë gjithë historisë së tij kontributi­ve",- citohet në manual. Gjithashtu, ISSH bën me dije se shuma e përgjithsh­me e pensionit nuk mund të jetë më e vogël se 75 për qind e pagës minimale neto në shkallë vendi. Sipas ligjit "Për Sigurimet Shoqërore në Republikën e Shqipërisë", në rastet kur përfituesi i një pensioni të plotë të invalidite­tit bëhet i paaftë dhe ka nevojë për një kujdes të vazhdueshm­e nga një person tjetër, atij i jepet një pagesë shtesë prej 15 % të bazës së vlerësuesh­me neto. Ndërsa, një person që merr pension invalidite­ti të plotë e ka fëmijë në ngarkim deri në moshën 18 vjeç, ose deri në moshën 25 vjeç kur vazhdon studimet e larta me shkëputje nga puna, do të marrë një të ardhur shtesë familjare për çdo fëmijë në masën 5 % të pensionit bazë, por jo më shumë së 30 % e tij.

PENSIONI I REDUKTUAR I INVALIDITE­TIT

Individët të cilët kanë humbur plotësisht aftësinë për të punuar, e që nuk kanë plotësuar periudhën minimale të sigurimit mund të përfitojnë pension të reduktuar invalidite­ti. E drejta për të përfituar pension të reduktuar invalidite­ti fillon pas mbarimit të periudhës

6- mujore të trajtimit me raport mjekësor për paaftësi të përkohshme në punë. Vlerësimi nga KMCAP duhet të bëhet në muajin e pestë ose të gjashtë, para përfundimi­t të kësaj periudhe. ISSH thekson se masa mujore e pensionit të reduktuar të invalidite­tit është e barabartë me masën e pensionit të reduktuar të invalidite­tit të llogaritur sipas masës së pensionit të plotë të invalidite­ti, shumëzuar me raportin e

viteve të periudhave të sigurimit, që janë periudhat e sigurimit që i duhen për pension të reduktuar të invalidite­tit. Gjithashtu, në rastet që ka nevojë për kujdestari si dhe në rastet kur ka fëmijë në ngarkim, pagesat llogariten po njësoj si në pensionin e plotë të invalidite­tit, me kushtet specifike përkatëse.

Ashtu si në rastet e sipërpërme­ndura, personat që bëhen të paaftë për të punuar përfitojnë në bazë të ligjit, pension të pjesshëm invalidite­ti. Kushtet për ta përfituar

këtë pension janë po njësoj me kriteret e renditura për 2 pensionet e tjera të invalidite­tit. Ndërkohë masa mujore e pensionit të pjesshëm të invalidite­tit përbëhet nga pensioni bazë dhe nga një shtesë pensioni që llogaritet si pensioni i pleqërisë. Në manual-

Për të përfituar pension invalidite­ti të plotë, të reduktuar dhe të pjesshëm, përfituesi ose i autorizuar­i me prokurë paraqitet në ALSSH të vendbanimi­t, sipas regjistrim­it në gjendje civile, për të bërë kërkesën e përfitimit të pensionit të invalidite­tit. Përfituesi për pension invalidite­ti ose i autorizuar­i me prokurë, së bashku me kërkesën duhet të paraqesë dhe dokumentet që vërtetojnë moshën e identiteti­n, ato që vërtetojnë periudhat e sigurimit dhe llojin e punës si dhe dokumentet që vërtetojnë të ardhurat e realizuara e gjendjen shëndetëso­re. "Ky dokumentac­ion i dorëzohet mjekut të ekspertizë­s, i cili pas verifikimi­t njofton datën për të kaluar në KMCAP, ose i kthen mbrapsht dokumentet për pasaktësi. KMCAP në mbledhjen e tij shqyrton paraprakis­ht dokumentet, njofton dhe ekzaminon të sëmurin, merr vendimin përkatës jo në prani të tij, dhe kryetari i KMCAP- it ia komunikon zyrtarisht të sëmurit gojarisht dhe nëpërmjet vërtetimit tip. Kundër këtij vendimi i sëmuri ose invalidi mund të ankohet te KMCAP- i epror. Ankesa bëhet me shkrim dhe dorëzohet në DRSSH përkatëse.",- thuhet në manualin e ISSH- së.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania