Gazeta Shqiptare

Raporti sekret: "Njazi Lleshi, Dodan Përmeti dhe Spiro Gjika, u dënuan për kontraband­ë valute"

Zbulohet dokumenti sekret i vitit 1970 për dënimin e disa prej sportistëv­e të Kombëtares "Furnizues me dollarë i këtyre, kanë qenë persona të ndryshëm, si Jani Meksi, djali i një të burgosuri, Besnik Kodra, njeri pijanec etj.".

- Dashnor Kaloçi

Në izolimin e plotë ku ndod hej Shqipëria gjatë gjithë periudhës së regjimit komunist të Enver Hoxhës deri në vitin 1990- të, përveç atyre që dilnin jashtë shtetit për arsye pune, si diplomatët, Marina Tregtare apo Agroekspor­ti, të vetmit shtetas që u jepej mundësia që të dilnin ndonjëherë jashtë, ishin artistët dhe sportistët, të cilët me dietat minimale që u jepte shteti i asaj kohe, nuk kishin mundësi që të blinin në shtetet ku ata shkonin diçka për vete apo familjarët e tyre. Por duke kursyer apo marrë ndonjë ushqim të thatë me vete, ata i përdornin dietat e tyre për të blerë ndonjë gjë të vogël, si: paketë cigare "Marlboro", çakmak, sapun, syze, letra bixhozi, ( kështu quheshin letrat në atë kohë), apo në rastin më të mirë ndonjë bluzë me krahë të shkurtër, që kushtonte më lirë. Por nisur nga dëshira e madhe që kishin shqiptarët në atë kohë për të pasur diçka ndryshe nga të tjerët, detyrohesh­in që të grumbullon­in disa dollarë më tepër sa e lejonte rregulli, apo monedha floriri ( Napolon flori apo Gjel) dhe fshehurazi doganierëv­e t'i nxirrnin ato jashtë për të blerë diçka më shumë. Si p. sh. orë dore ( një Gjel floriri jepej për dy ora "Atllantic"), magnetofon, apo në rastin më të mirë, një aparat televizori. Mirëpo nxjerrja e valutës ( dollarë, monedha floriri) jashtë shtetit më shumë se sa e lejonte ligji për ata shtetas që dilnin jashtë, konsideroh­ej kontraband­ë dhe në bazë të ligjeve në fuqi të Kodit të Procedurës Penale, quhej krim kundër shtetit dhe ata që kapeshin me këtë gjë, në rastin më të mirë përjashtoh­eshin nga puna apo sporti, ndërsa në rastin më të keq dënoheshin deri me burg. Për nxjerrjen e monedhave të floririt ( Gjel apo Napolon) jashtë shtetit, sportistët kryesisht, detyrohesh­in që të përdornin lloj- lloj mënyrash për t'i shpëtuar kontrollit të doganierëv­e vigjilentë. Një prej këtyre mënyrave, ishte futja e tyre në kutitë e qumështit që prodhohesh­in në kombinatin ushqimor "Ali Kelmendi" në Tiranë, gjë e cila bëhej që në momentin e prodhim- it dhe sportisti që e bënte atë, detyrohej që kur të vinte nga jashtë, t'i sillte ndonjë gjë punëtorit të "ushqimores" që ja mundësonte atë marifet. Një prej tyre që e ka pohuar vetë këtë fakt publikisht gjatë një emisioni televiziv ( Histori me zhurmues, Tv Klan, viti 2011), është legjenda e sportit shqiptar, Ajet Toska, Mjeshtër i Sportit në hedhjen e çekiçit. Kështu që nga fillimi i viteve ' 60- të kur Shqipëria komuniste u shkëput nga Bashkimi Sovjetik dhe vendet e tjera të Europës Lindore dhe i mbylli kufijtë e saj, e deri në vitin 1990, një numër i madh shtetasish shqiptarë që u jepej mundësia për të bërë "rrugë jashtë", kryesisht sportistë dhe artistë, janë akuzuar dhe dënuar për "kontraband­ë". Ndër ta ka pasur edhe mjaft per- sonazhe të njohur, artistë dhe sportistë me emër të cilët kanë vuajtur edhe dënimin me burg. Si p. sh. në rastet e para që janë të njohura publikisht, është ai i Skënder Halilit, mjeshtrit të madh të futbollit të ekipit "17 Nëntori" i Tiranës ( emrin e të cilit sot e mban fusha sportive e ekipit Tirana), i cili në fundin e viteve ' 60- të, u dënua me burg vetëm për dhjetë dollarë që iu gjetën mbi normën dhe dietën e lejuar. Raste të tilla kanë ndodhur edhe në vitet që pasuan me sportistë dhe artistë të tjerë, të cilat tashmë janë të njohura edhe prej publikimit në shtypin e pas viteve ' 90- të. Si p. sh. shtangisti, Aleksandër Kondo, kampion absolut për disa vite me radhë, i cili në vitin 1984 u dënua me prerjen e trajtimit ushqimor dhe mospjesëma­rrje në disa aktivitete ndërkombët­are, vetëm për një revistë pornografi­ke që doganierët e Rinasit ia gjetën të fshehur në trup?! Apo rasti tjetër i futbollist­ëve të ekipit "Flamurtari" të Vlorës në mesin e viteve ' 80- të, të cilët gjatë kthimit nga Spanja ( ku u ndeshën me ekipin "Barcelona" për Kupën e Kampionëve të Europës), u ndaluan në doganën e Hanit të Hotit, pasi kishin blerë më shumë plaçka se u lejohej. Si p. sh. mbrojtësit të famshëm, Rrapo Taho, doganierët i morën një fustan nusesh, që ai e kishte blerë për një person të familjes. Por kjo gjë që ndodhi me Tahon dhe disa shokë të tij të ekipit, të cilëve iu sekuestrua­n radiomagne­tofona etj., ishte gjysma e së keqes. Pasi po atë ditë, në autobusin e tyre u gjet edhe një revistë pornografi­ke, për të cilën ekipi do të kishte jo pak telashe?! Edhe pse "Flamurtari" i famshëm i atyre viteve bëri një epokë, duke kaluar disa herë turet në kupat e Evropës, regjimi komunist nuk i toleronte aspak. Ata duhet t'i nënshtrohe­shin të gjitha ligjeve dhe rregullave në fuqi, si të gjithë të tjerët?! Ndërsa, siç thamë pak më lart këto gjëra janë tashmë të njohura, në shkrimin e sotëm po publikojmë një dokument arkivor të vitit 1970, ku Prokurori i Përgjithsh­ëm i Republikës, Lefter Goga, me anë të një raport- informacio­ni, njofton udhëheqjen e lartë lidhur me "implikimin e disa sportistëv­e të ekipit "Partizani", në kontraband­ë valute". Dhe sportistët që kanë emrat aty, janë ish- yje të futbollit e basketboll­it shqiptar, trajnerë dhe lojtarë të ekipeve kombëtare, si futbollist­i Spiro Gjika, basketboll­istët, Novruz e Dodan Përmeti, legjenda të basketboll­it shqiptar ndër vite. Krahas këtyre emrave të njohur që prej vitesh mbajnë edhe titujt më të lartë si "Mjeshtër i Madh", etj., në dokumentin në fjalë përmendet edhe mjeku i shquar i ekipeve kombëtare, dr. prof. Lluka Heqimi, një profesioni­st dhe njeri model, si atëherë dhe sot. Raportinfo­rmacioni në fjalë, i është dërguar Hysni Kapos, sekretar i Komitetit Qendror të PPSH- së që mbulonte në rrugë partie organet e diktaturës së proletaria­tit, ( Ministria e Brendshme, Ministria e Mbrojtjes, Sigurimi i Shtetit, Hetuesia, gjykatat, prokurorin­ë, etj), i cili ka vënë dhe shënimin përkatës në atë dokument. Këtë raport- informacio­n të Prokurorit të Përgjithsh­ëm ku propaganda e asaj kohe dhe ligjet strikte diskriminu­ese të regjimit komunist në fuqi kanë tentuar të përlyejnë dhe t'iu nxjerrin jo pak telashe emrave nga më të mëdhenjtë e sportit shqiptar, po e publikojmë të plotë dhe pa e cen-

 ??  ?? Partizani kampion, 1971
Partizani kampion, 1971
 ??  ?? Dr. Prof. Lluka Heqimi duke u dekoruar “Nderi i Qarkut” Tiranë
Dr. Prof. Lluka Heqimi duke u dekoruar “Nderi i Qarkut” Tiranë
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania