Gazeta Shqiptare

Manastirli­u: Bonus deri në 2.5 milionë lekë për mjekët

Ministrja e Shëndetësi­së: Furnizim me barna për 90 Qendra Shëndetëso­re në zonat e thella "Do të plotësojmë mungesat e stafit"

-

Për plotësimin e mung esave të mjekëve spe cialistë në spitalet rajonale në vend, do të aplikohet bonusi që arrin shifrën 2.5 milionë lekë. Lajmi është bërë me dije nga ministrja e Shëndetësi­së dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirli­u gjatë vizitës së djeshme në spitalin e Peshkopisë. "Në Dibër dhe spitalet e tjera rajonale do të plotësojmë mungesat e mjekëve specialist­ë duke aplikuar bonusin deri në 2.5 milion lekë",- tha ministrja. Ndërkohë ajo theksoi se ky spital, brenda muajit prill do të ketë gati instrument­et e rinj kirurgjika­lë, që do t'i japin fund një herë e mirë infeksione­ve spitalore. Manastirli­u u shpreh se falë projektit që do të realizohet me Bankën Botërore, brenda vitit 2018, ky spital do të pajiset me mamograf të ri, ekografi dhe të gjitha pajisjet e nevojshme. Gjithashtu, ajo nënvizoi se edhe poliklinik­a e qytetit të Peshkopisë, do të rikonstruk­tohet dhe pajiset me të gjitha pajisjet bio- mjekësore sipas planifikim­it të buxhetit të vitit 2018. Mjeku kirurg në spitalin e Peshkopisë, Gazmend Xhembulla është shprehur se në këtë spital fatmirësis­ht nuk ka mungesë barnash që ndihmojnë në trajtimin e kurimin e pacientëve. Ndërkaq ministrja e Shëndetësi­së theksoi se do të mundësohet furnizimi me barna për 90 qendra shëndetëso­re në zonat e thella në të gjithë vendin, brenda periudhës së dimrit. "Më vjen mirë që në Peshkopi shohim këtë situatë me barnat dhe dua të sjell në vëmendje edhe një angazhim tjetër të Ministrisë së Shëndetësi­së dhe Mbrojtjes Sociale, për të garantuar që tani furniz- "Në Dibër dhe spitalet e tjera rajonale do plotësojmë mungesat e mjekëve specialist­ë duke aplikuar bonusin deri në 2.5 mln lekë. Dua të sjell në vëmendje edhe një angazhim tjetër të Ministrisë së Shëndetësi­së dhe Mbrojtjes Sociale, për të garantuar që tani furnizimin me barna për 90 qendrat shëndetëso­re në zonat malore, për gjithë periudhën e bllokimit nga moti i keq"- tha Manastirli­u.

imin me barna për 90 qendrat shëndetëso­re në zonat e thella malore, për të gjithë periudhën e bllokimit nga dëbora apo moti i keq",- u shpreh Manastirli­u gjatë takimit. Gjithashtu, kjo e fundit ishte e pranishme edhe gjatë aksionit për çlir-

imin e hapësirave nga ndërtimet e paligjshme brenda spitalit rajonal të Dibrës. "Jemi të vendosur t'i kthejmë personelit mjekësor dhe qytetarëve hapësirat e zëna pa leje me aktivitete, që nuk kanë aspak lidhje me spitalin", - u shpreh ministrja.

 ??  ?? Ministrja e Shëndetësi­së dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirli­u gjatë vizitës së djeshme në spitalin e Peshkopisë
Ministrja e Shëndetësi­së dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirli­u gjatë vizitës së djeshme në spitalin e Peshkopisë
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania