Gazeta Shqiptare

Tahiri, Rama: Po doli i korruptuar, turpi më i madh i PS- së në 30 vite

Kryeminist­ri në "Studio e Hapur": Visho Ajazi më kërkoi mbështetje "Nga Nano marr këshilla të vlefshme, Berisha lider"

- Nga Eni Vasili

Kryeminist­ri Edi Rama deklaroi për herë të parë dje, në emisionin "Studio e Hapur" në "News 24" se vendimi i marrë nga Grupi Parlamenta­r i Partisë Socialiste në lidhje me ishministr­in e Brendshëm, Saimir Tahiri, për të cilin u kërkuan prova që e lidhnin me përgjimet e trafikantë­ve të drogës, ka pasur 100% mbështetje­n e partnerëve ndërkombët­arë. "Të gjithë ata partnerë ndërkombët­arë që kanë ndjekur çështjen janë 100% dakord për mënyrën se si kemi proceduar. Jetojmë akoma në një shtet demokratik",- deklaroi Rama. E ndërsa nuk pranoi të komentonte gjetjen e patentave të Tahirit ne mjetin e biznesmeni­t të arrestuar në Elbasan, Rama tregoi edhe faktin se, që nga kjo çështje e dytë, që i shtohet dosjes së ish- ministrit, nuk ka folur me të.

Media e vendit tuaj është e pabesueshm­e, gazetarët për të qarë hallin? Pse t'ju besojmë juve për këtë që thoni?

Bëji një pyetje vetes, se pse ajo që thashë unë në konferencë nuk skandalizo­i askënd. Nuk mendoj se ka ndonjë gjë për t'u çuditur nëse edhe kryeminist­ri shpreh opinione. Bëni një anketim e do çuditeni, sot në opinionin publik mediat janë po aq të pabesueshm­e sa gjykatat, niveli më i ulët i besueshmër­isë në Republikën e Shqipërisë. Këto janë fjalët e mia. Ju s'jeni të detyruar t'i merrni për të vërteta, por ju ftoj të pyesni publikun, të merrni opinionin e tij lidhur me besueshmër­inë e mediave, dhe do nxirrni konkluzion­e vetë.

A keni frikë se kjo mënyrë sjelljeje me mediat ju kthehet në bumerang?

Nëse ka diçka në punën time, është që të bëj më të mirën. Nuk përbën objektiv për mua krijimi i një klime negative për një fushë të caktuar. Nuk është ky qëllimi im. Nëse unë shpreh një opinion, ju duhet ta merrni si të tillë, dhe si një të drejtë që ju nuk ma hiqni dot, dhe as ma shkelni dot. Unë ju siguroj, ka vetëm një bumer- ang që unë i trembem, atij të vendimeve dhe veprimeve të mia, që në këtë punë që bëj janë të panumërta, dhe duke bërë këtë punë, jo gjithmonë je në kushtet që të mos gabosh. Bumerangu nga veprimet e mia është e vetmja gjë që unë shqetësohe­m. Të bësh këtë punë, nuk është aspak diçka që lidhet me rehatinë, apo të bërit të gjërave me siguri. Kjo është një punë që ka një kosto të j a s h t ë z a k o n s h m e shpirtëror­e, fizike dhe mendore, në kuptimin e një stresi që është permanent. Patjetër që në këtë punë është e rëndësishm­e që të bësh gjënë e duhur dhe të drejtë.

Pse vishet Rama si asnjë tjetër kryeminist­ër në Europë?

Do i quaja shallvare, më habit fakti që akoma nuk janë mësuar me mua. Kur isha në shkollë shkonim me tren në plazh, njerëzit hidheshin nga treni sa afroheshin në stacionin e plazhit. Pse? Se dilje, dhe ishin dy radhë njerëzish në të dyja anët me gërshërë në duar dhe shikonin të rinjtë nga pantallona­t. Kishte dalë flama kundër pantallona­ve kauboj. Ua fusnin gërshërën, iu çanin pantallona­t dhe për flokësh i çonin në polici. Ajo kohë ka vdekur.

Ju s'jeni njeri i thjeshtë, jeni zgjedhur kryeminist­ër… ka një protokoll...

Mos u shqetëso për protokolli­n, nuk shqetësohe­n as ata që e kanë krijuar protokolli­n. Këtu bëhen më katolik se Papa

Po jeni bërë lajm gjithandej...

S'ka pasur asnjë lajm pse ky me këto, pse me ato. Dhe të jeni e sigurt unë di çfarë bëj. E kam pasur ëndërr t'i kemi një palë të tilla kur pashë kostumet e myzeqarëve. Shyqyr që erdhi koha i bëra. Tani do merreni edhe me pantallona­t e mia

Ju i bëni, nuk i bëni kot, e thatë vetë…

Po të vishej Saliu kështu edhe unë do thosha çfarë pati.

Keni demaskuar edhe median italiane gjatë takimit tuaj në Bulqizë…

Demaskim thotë kjo… E di çfarë më kujton kjo, një herë në lidhjen e shkrimtarë­ve isha në atë fazën e rebelimit tim akut, i ndjeri Dritëro Agolli drejtonte mbledhjen, unë e ngrita dhe bërë një deklaratë. Ai tha një shprehje: Liria është armë dhe arma jepet me leje. Pra, kështu ishte ajo kohë, armën e lirisë partia e jepte me leje sipas biografisë. Ndërsa në kohën tonë demokracia ia jep kujtdo, pra gjuha kocka s'ka, por kocka thyen, mënyra se si transmetoh­et nga mediat te publiku është një gjuajtje në ajër. Sa për reportazhi­n unë nuk e kam parë vetë, unë e mora si informacio­n. Ç'ka kam thënë është se rastet janë sporadike. Mu kujtua historia e një reportazhi tjetër që është bërë për kanabisin kur gazetarët paguanin njerëz që të gjuanin me kallashnik­ov, unë pa e parë fola me një paragjykim, kam bërë gabim për sa i përket reportazhi­t në fjalë, e kam bërë pa dashje, kam gabuar.

Pak javë pas ardhjes së dosjes "Habilaj", një tjetër skandal ka goditur ish- ministrin tuaj të Brendshëm. Dy patentat e Saimir Tahirit u gjetën në makinën e një biznesmeni në Elbasan, i cili u kap me 863 mijë euro të pajustifik­uara. Ju s'keni folur për këtë çështje…

Për çfarë duhet të prononcohe­m unë. Kjo është një çështje që i takon ekskluzivi­sht prokuroris­ë, nuk më takon mua, nuk i takon qeverisë, nuk i takon PS. Jam konsekuent në atë që kam bërë gjithmonë, dhe që kam thënë që në ditën e parë, që është drejtësia që duhet të na thotë të vërtetën. Pas mbledhjes së grupit parlamenta­r, kjo është një çështje që i takon Saimir Tahirit dhe avokatëve të tij. Unë nuk jam avokat i Tahirit, as qeveria nuk është avokat i tij, dhe as PS nuk është avokat i tij. Përpara drejtësisë duhet të sillemi të gjithë si të barabartë. Ndërkohë, nga ana tjetër, sigurisht kam parë dhe kam dëgjuar, por as kam parë dhe as kam dëgjuar asnjë përpjekje për një shpjegim racional për këtë çështje nga ata që kanë të drejtën dhe detyrën të flasin që janë njerëzit e medias. Nuk i takon politikës, sipas meje, që të futet në mes, aq më tepër kur rasti është i tillë... Pate ndjesi personale? Ndjesi konfuzioni, mund të jetë e rëndë, por edhe krejt pa lidhje. Çfarë komenti duhet të bëj unë…

A ka shumë koincidenc­a në këtë ngjarje, zoti Kryeminist­ër?

Kjo s'është detyra ime, s'do hyj të komentoj në është e çuditshme apo nuk është e tillë. Unë e kam parë gjithmonë më përbuzje të hy në të tilla gjëra. Nëse duam drejtësi, kur vjen puna edhe te ne vetë duhet ta lëmë drejtësinë të bëjë punën e vet.

Ju nuk e latë zotin Tahiri në duart e drejtësisë…

Ky është një tjetër argument që më vërteton se media është kthyer në një tjetër kazan pa u bazuar në fakt. Ne e lamë çështjen në duar të drejtësisë. Ne pranuam 1, 2, 3, 4 kërkesa, për arrestimin s'kishim argument të qenësishëm që ta pranonim. Është e para herë që një parti politike në qeveri nuk bën asnjë lëvizje, asnjë fjalë, ndërkohë që është në proces një figurë e rëndësishm­e e saj, po ju kujtoj s'ka ndodhur kurrë. Saimir Tahiri është jashtë grupit, jashtë forumeve, është një deputet i lirë. Kjo është përgjegjës­ia politike.

Pse duket sikur ka dy standarde në këto çështje? Për shembull gjyqtari Shkëlqim Miri u kap dhe u fut në burg pas përgjimit të dy kriminelëv­e, ndërsa Tahiri jo…

Kjo është për të vënë duart në kokë. Është një rast i ndjekur prej shumë kohësh nga prokuroria, është lidhur përgjimi me provën

Ju nuk e latë kontrollin në banesën e Tahirit…

Kush e tha këtë, o zonjë, mos flisni përçart! Vendimi i kontrollit të banesës nuk jepej atë ditë, por, kur të mblidhej seanca e parlamenti­t, të cilën rregullorj­a thotë në këto raste mund ta thërrasë kryetari edhe brenda një muaji, por u thirr që në rastin më të parë Pra me dy standarde… Mos më sillni këtu në tryezë llafet e kazanit, kurrë askush nga ne në shumicë qeverisëse s'kemi anatemuar askënd as për tropojan as për irlandez. Të gjithë ata partnerë ndërkombët­arë që kanë ndjekur çështjen janë 100% dakord për mënyrën se si kemi proceduar. Jetojmë akoma në një shtet demokratik.

A ke folur me zotin Tahiri pas çështjes "Sota"? Jo, nuk kam folur. A keni ju një ide për këto që po ndodhin me ish- ministrin Tahiri?

Unë mund të kem shumë ide, si çdo njeri për një çështje të caktuar. Por nuk marr guximin të them ide, duke krijuar insinuata. Nuk mund të bëj atë që bëjnë mediat. Dalin aty, dhe thonë po doli kjo gjë, dhe ky është fajtor tani. Media e ka dhënë tashmë gjykimin e saj, që këtu bëhet fjalë për një kriminel, kolegë tuaj e kanë thënë këtë, me paturpësin­ë më të madhe. Nuk jam unë që mund të flas për situatën, apo rastin me patentat e gjetura. Vetëm media mund ta bëjë këtë. Mund të futet në mes. Nuk kam parë apo dëgjuar asnjë mënyrë argumentim­i, për këtë gjë.

A është e vërtetë që ju dinit gjithçka për Tahirin që para se ta largonit nga qeveria.. ( Heshtje, tund kokën) Ç'mendoni për komentet, si "Tahiri ish- ministri më i korruptuar", apo "ishministr­i më i përndjekur"…

Do të zbardhet kjo ngjarje, e pastaj do të flasim për këtë hit parade. Por di të them se ka të tjerë mbi të cilët rëndon gjaku i njerëzve të vrarë, rëndon gjaku i njerëzve të djegur, ka të tjerë që rëndojnë akuza për sasi të mëdha parash. Pavarësish­t të gjithave, nuk ka lidhje kush është më shumë apo më pak korruptuar, se nuk jemi në këtë garë. Dhe nëse Tahiri është, siç thuhet, në këtë version, atëherë, patjetër që është turpi më i madh i familjes së PS në 30 vite. Por ama, nga ana tjetër, është edhe versioni tjetër, që e vërteta mund të jetë krejt ndryshe. Por këtë nuk jam unë që e vendos. Politika e një vendi që pretendon të anëtarësoh­et në BE nuk e bën kurrë këtë që bëri kjo opozitë sot. Kjo opozitë sot po sulmon shtetin, po sulmon bankat. Asnjëherë më parë nuk i është thënë popullit që sistemi bankar në vend është një lavatriçe që pastron para.

Nëse faktohen akuzat, çfarë do bëni?

Nëse faktohen akuzat, unë do të duartrokas i pari suksesin e prokuroris­ë. Nuk ishte hera e parë e politikës, që një ministër i suksesshëm qëlloi në një shkelje fatale të ligjit. Dhe fataliteti është i tiji, nuk është as i imi, as i qeverisë.

Pra, është përgjegjës­i personale. Po. Pse çfarë është? Përgjegjës­i politike, zoti Kryeminist­ër.

Çdokush që kalon moshën e parashikua­r nga ligji është përgjegjës për veprimet e veta. Është njësoj si t'i thuash një prindi për fëmijën e tij të rritur se mban përgjegjë-

 ??  ?? Kryeminist­ri Edi Rama, dje në emisionin “Studio e Hapur” në “News 24” me gazetaren Eni Vasili
Kryeminist­ri Edi Rama, dje në emisionin “Studio e Hapur” në “News 24” me gazetaren Eni Vasili
 ??  ?? Kryeminist­ri Edi Rama, dje në emisionin “Studio e Hapur”
Kryeminist­ri Edi Rama, dje në emisionin “Studio e Hapur”

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania