Gazeta Shqiptare

Shkarkimi i Zgurit, shkresa që rrëzon pretendimi­n e socialistë­ve

PS zyrtarizon nismën për largimin e kreut të KQZ, Ferhati: Humbi besimin Letra, u njoftuan anëtarët e tjerë të KQZ- së

- Valentina Madani

Socialistë­t zyrtarizua­n dje kërkesën e tyre për shkarkimin e kryetarit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Klement Zguri, duke ia paraqitur atë kryetarit të Kuvendit. Maxhoranca e akuzon Zgurin se ka shkelur ligjin e dekriminal­izimit duke mos shqyrtuar kërkesën e prokuroris­ë lidhur me kryebashki­akun e Mallakastr­ës që preket nga ky ligj për një dënim nga gjykata e shtetit italian për vjedhje. Sipas socialistë­ve, Zguri ka ardhur në krye të këtij institucio­ni si pjesë e marrëveshj­es se 18 majit, por nuk u ngrit në lartësinë e detyrës dhe drejtoi si njeri partiak. Në një dalje për media, deputetja e PS, Klotilda Ferhati, deklaroi se Zguri ka shkelur ligjin, teksa mbajti anën e kryebashki­akut të Mallakastr­ës, Agron Kapllanaj, duke mos i hequr mandatin. "Klement Zguri ka shkelur ligjin. Kreu i KQZ, Zguri mbajti anën e kryetarit të Bashkisë Mallakastë­r, Agron Kapllanaj, duke pasur të njëjtën bindje politike me të. Sjellja e Zgurit tregon njëanshmër­i politike",- theksoi zj. Ferhati. Sipas saj "Vlerësimi individual, që Klement Zguri i ka bërë kësaj çështjeje nga pozita e drejtuesit të KQZ, është shkelje e hapur e ligjit nga ana e tij, pasi duhej të ishte Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, si organ kolegjial dhe jo kryetari i këtij komisioni si individ, organi që duhej të shqyrtonte ( maksimalis­ht brenda 10 ditëve, sipas ligjit) në mbledhje publike rezultatet e vendimit të prokuroris­ë për kryetarin e Bashkisë Mallakastë­r, Agron Kapllanaj".

SHKRESA

PS kërkoi shkarkimin e kryetarit të KQZ, Klement Zguri me arsyetimin se ka shkelur ligjin për rastin e kryebashki­akut të Mallakastr­ës, pasi nuk ka njoftuar anëtarët e KQZ me kërkesën e prokuroris­ë për Kapllanajn. Por nga KQZ doli një shkresë, drejtuar anëtarit të Komisionit Hys-

en Osmanaj ku shpjegon mbërritjen e informacio­nit nga prokuroria dhe vendosjen në dispozicio­n të anëtarëve. Me këtë shkresë hidhet poshtë pretendimi i deputetëve të PS- së që Zguri nuk i kishte vënë në dijeni anëtarët e tjerë të KQZ- së. Në shkresë thuhet se nga prokuroria ka mbërritur informacio­ni në datën 16 tetor në KQZ dhe është protokollu­ar. Po në datë 17 tetor, si-

pas KQZ është bërë nxjerrja e këtyre shkresave nga zyra e kryetarit të KQZ- së dhe dorëzimi për anëtarët e KQZ- së, te sekretarja Elona Dai, e cila ka nënshkruar në regjistrin përkatës për marrjen në dorëzim të këtyre shkresave me numër kopje gjashtë. Me shkresën e publikuar, KQZ hedh poshtë pretendime­t e PS që Zguri nuk i kishte vënë në dijeni anëtarët e KQZ- së për doku-

mentin e prokuroris­ë. Megjithatë PS ka nisur procedurat për shkarkimin e kreut të KQZ, Klement Zgurit me pretendimi­n se nuk ka lajmëruar anëtarët e KQZ. Kryeminist­ri Edi Rama dy ditë më parë paralajmër­oi shkarkimin e kryebashki­akut të Mallakastr­ës, i cili sipas tij preket nga ligji i dekriminal­izimit, pasi ka qenë dënuar në Itali.

 ??  ?? Gjatë një seance parlamenta­re
Gjatë një seance parlamenta­re

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania