Gazeta Shqiptare

Basha: Bankat, transaksio­ne të parave të trafikut të drogës

Rama kërkoi shkarkimin e Zgurit, kreu i PD: Gati të zhvishet lakuriq "Të ndalet projekti i 1 miliard eurove"

-

Kreu i opozitës Lulzim Basha akuzoi dje se paratë e krimit në Shqipëri po pastrohen përmes bankave, të cilat, siç tha ai, kryejnë transaksio­ne në shuma të konsiderue­shme, para këto të vëna nga veprimtari të paligjshme, si trafiku i drogës. Basha i ktheu përgjigje kryeminist­rit shqiptar Edi Rama, i cili tha se sistemi bankar është më i pastri pa asnjë penetrim të krimit dhe se në Shqipëri nuk ka pastrim parash. "Nuk ka dyshim se bumi i beftë i ndërtimit kur vendi është në krizë dhe ka mijëra apartament­e të pa shitura, është rezultat i parasë që vjen nga droga. Nuk ka dyshim se ato koncesione që jep Edi Rama ku emrat e koncesiona­rëve fshihen në parajsa fiskale mund të jenë skema të pastrimit të parave të drogës. Nuk ka dyshim se koncesione­t që Edi Rama i mban të fshehura mund të jenë pastrim i parave të drogës",- deklaroi kreu i PD- së. Z. Basha kujtoi raportin e Departamen­tit Amerikan të Shtetit që e vendosi Shqipërinë në listën e zezë të vendeve kryesore të pastrimit të parave në botë, e quajtur zyrtarisht Lista e Vendeve Kryesore të Pastrimit të Parave. Për Bashën vetë programi 1 miliard për rindërtim është pjesë e strategjis­ë së pastrimit të parave që u fituan nga trafiku i drogës.

"Depërtimi i krimit në ekonomi duhet ndalur tani. Projekti 1 miliard euro duhet ndalur tani. Çdo koncesion, çdo investim që përfshin qeverinë duhet të bëhet transparen­t në çdo detaj. Prokuroria e ndihmuar nga partnerët ndërkombët­arë duhet të hetojë pastrimin e parave dhe krimin e lidhur me të"- theksoi z. Basha. Raporti i Departamen­tit Amerikan të Shtetit dhe ai i Indeksit të Bazelit për z. Basha janë dëshmi e kthimit të Shqipërisë në vendin ku krimi e mafia po pastrojnë paratë e drogës. "Në mars 2017, Departamen­ti Amerikan i Shtetit e vendosi Shqipërinë në listën e zezë të vendeve kryesore të pastrimit të parave në botë, e quajtur zyrtarisht Lista e Vendeve Kryesore të Pastrimit të Parave. Në gusht të 2017 indeksi i Bazelit e renditi Shqipërinë në tre ndër vendet që pastrohen para",- deklaroi kreu i PD- së. Depërtimi i krimit në sektorin bankar, atë të ndërtimit dhe në projektin 1 miliard euro janë skema që Lulzim Basha thotë se kryeminist­ri po përdor për pastrimin e parave të drogës, lidhje që sipas tij duhet të hetohen. Në kundërpërg­jigje të thirrjes që kryeminist­ri Rama i bëri sh-

qiptarëve për të mos i marrë seriozisht akuzat e opozitës, Basha i kujtoi denoncimet e Partisë Demokratik­e që sipas tij rezultuan të vërteta. "Herën e fundit që dëgjuam Ramën kur na tha të qeshnim, Shqipëria u kthye në

hambar droge dhe zonë të lirë të krimit. Tani po na fton përsëri të qeshim. Në fakt, është koha të shqetësohe­mi dhe t'i themi ndal Edi Ramës dhe krimit në politikë dhe në ekonomi", - theksoi z. Basha. I pyetur në

lidhje me qëndrimin e maxhorancë­s për shkarkimin e kryetarit të KQZ- së, Klement Zguri si dhe atë të kryebashki­akut të Mallakastr­ës Kapllanaj, Basha dha këtë përgjigje: "Rama është gati të zhvishet

lakuriq, për t'iu shmangur pyetjes pse e mbrojti Tahirin, nuk thotë asnjë fjalë për paratë e drogës dhe patentat e lundrimit të Tahirit të kapura, ka dy javë që hesht që t'i shmanget kësaj pyetje".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania