Gazeta Shqiptare

Gjoba tregtarëve në Shkodër, në gjykatë dosja për 7 të arrestuar

Prokuroria: Pushohen hetimet dhe lirohen nga akuza dy të dyshuar të tjerë "Shantazhon­in për të "mbrojtur" dyqanet"

-

Prokuroria e Krimeve të Rënda dorëzoi në gjykatë dosjen për 7 anëtarët e grupit të gjobëvënës­ve, të cilët shantazhon­in tregtarët në Shkodër. Të pandehurit u vinin gjoba 1000 deri në 3000 lekë tregtarëve për të mbrojtur dyqanet në tregun e Shkodrës. Vihet re se në kërkesën e prokuroris­ë për gjykim është edhe kreu i grupit Muhamet Lici, ndërsa për dy persona është pushuar akuza. Gjatë operacioni­t u arrestuan në total 9 persona. Operacioni për goditjen e këtij grupi u realizua në mars të këtij viti, megjithëse disa nga tregtarët thanë se paratë ua kanë dhënë me dëshirën e tyre për t'u ruajtur dyqanet.

ARRESTIMI I GJOBËVËNËS­VE

Më datë 04.03.2017 u finalizua operacioni policor i koduar "ILLEGAL BILLS", ku ranë në pranga gjobëvënës­it e tregtarëve, nga shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër. Ky operacion policor është përmbyllur në kuadër të një hetimi 6- mujor të zhvilluar nga shërbimet e specializu­ara te Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, në bashkëpuni­m me Prokurorin­ë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë. Të pandehurit akuzohen për kryerjen e veprave penale "Shtrëngim me anë të kanosjes për marrjen e pasurisë" dhe "Krijimit të grupit të strukturua­r kriminal". Grupi i gjobë- vënësve përbëhej nga shtetasit Muhamet Mustafa Lici, i vitlindjes 1992, lindur dhe banues në Lagjen "Guerrile" Shkodër , i dënuar më parë me 4 vjet e 8 muaj burgim për veprën penale të "Prodhimit dhe mbajtje pa leje të armëve dhe municionit luftarak "; Abedin Eljaz Bajraktari, i vitlindjes 1990, lindur dhe banues në lagjen "Guerrile" Shkodër , në gjendje gjyqësore "i dënuar"; Denis Zaim Skutina, i vitlindjes 1993, në Shkodër dhe banues në lagjen "Naim Gjylbegu"; shtetasi G. S., i vitlindjes 2000, lindur dhe banues në lagjen "Naim Gjylbegu", Shkodër; Besmir Merzuk Domnori, i vitlindjes 1993, lindur dhe banues në lagjen "Qemal Stafa" Shkodër; Gëzim Ragip Vajushi, i vitlindjes 1960, i lindur e banues në lagjen "Ahmet Haxhia", i dënuar; Fatmir Vehbi Dibra, i vitlindjes 1964, lindur dhe banues në lagjen "Kongresi i Përmetit", Shkodër. Këta shtetas në bashkëpuni­m me njëri- tjetrin, me anë të shtrëngimi­t, dhunës dhe kanosjes, kishin ngritur një skemë përfitimi të paligjshëm duke u marrë pagesa çdo muaj bizneseve private, të cilat ushtronin aktiviteti­n në zonën e njohur si "Tregu i Zdrales" dhe "Rruga e Gjanë e Kirasit", Shkodër. Gjatë kontrollev­e të banesave, janë sekuestrua­r me cilësinë e provës materiale dy automjete, një auto veturë "Mercedez Benz", i blinduar dhe një auto veturë "Fiat"; 7 telefona celularë; 6 uniforma kamuflazhi; një targë automjeti BP 1065 HT; një palë dylbi; tre skafandra motori; një sasi lënde narkotike e llojit Cannabis Sativa; fletore shënimesh, me shënime të emrave të personave dhe lekët.

 ??  ?? Nga aksioni i policisë në Shkodër
Nga aksioni i policisë në Shkodër

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania