Gazeta Shqiptare

Abuzimi me pronat, arrestohet nënprefekt­i i Tiranës

Prokuroria: Nëpërmjet falsifikim­it, sipërfaqen në bregdet e kanë regjistrua­r nga "ranishte" në "tokë arë" Tjetërsuan 36 ha tokë, urdhër arreste për Fatos Kajën e 10 zyrtarë

- Ina Allkanjari

Prokuroria e Kavajës ka urdhëruar ar restimin e 8 zyrtarëve dhe ish- zyrtarëve lokalë në Kavajës, të cilët akuzohen se kanë falsifikua­r dokumentet për të tjetërsuar 36 hektarë në bregdetin e Spillesë, duke ua kaluar në pronësi shtetasve të ndryshëm. 6 prej tyre ( mes të cilëve nënprefekt­i i qarkut të Tiranës, Fatos Kaja) janë arrestuar, ndërkohë që 2 të tjerë janë shpallur në kërkim. Prokuroria e Kavajës ka zhvilluar hetime të gjera, duke hetuar mbi dokumentet në ZVRPP Kavajë, në Bashkinë Rrogozhinë, si edhe praktikat administra­tive të ish- komunës Kryevidh, e cila mbulonte zonën e plazhit të Spillesë. Mësohet se Seid Cikalleshi, ish- kryeregjis­truesi i Hipotekës së Kavajës, në bashkëpuni­m me disa zyrtarë të institucio­nit të tij, si edhe me mbështetje­n e ish- zyrtarëve të komunës Kryevidh kanë ndryshuar zërin kadastral nga "ranishte" në "tokë arë". Në bazë të ligjit "Për tokën", toka ranishte nuk ishte pjesë e fondit të ndarjes së tokave. Nëpërmjet falsifikim­it të dokumentev­e, në sipërfaqen prej 36 hektarë bregdet, zyrtarët lokalë e kanë shënuar zërin kadastral "tokë arë". Më pas, këtë tokë ua kanë shpërndarë familjeve të ndryshme, të cilat kanë pasur qëllim tjetërsimi­n e menjëhersh­ëm të saj, nëpërmjet shitjes. E vënë në dijeni të procesit të shpejtë të tjetërsimi­t, Prokuroria e Kavajës ndërhyri në korrik 2017, duke e vendosur nën sekuestro sipërfaqen e ranishtes për të penguar përkeqësim­in e situatës në terren. Prokuroria e Kavajës i bëri kërkesë Seid Cikalleshi, ish- kryeregjis­truesi i Hipotekës së Kavajës, në bashkëpuni­m me disa zyrtarë të institucio­nit të tij, si edhe me mbështetje­n e ish- zyrtarëve të komunës Kryevidh kanë ndryshuar zërin kadastral nga "ranishte" në "tokë arë".

gjykatës për caktimin e masës së sigurimit "arrest me burg", kërkesë e cila u pranua nga gjykata, për shtetasit Fatos Kaja ish- zyrtar i komunës Kryevidh, Kavajë ( aktualisht, nënprefekt i qarkut Tiranë), Dritan Kazazi hartograf, ZVRPP, Kavajë; Andi Gjeci jurist, ZVRPP, Kavajë; Ilir Kaja zyrtar i Njësisë Administra­tive Kryevidh, Kavajë; Nezir Lecini ish- ish- zyrtar i komunës Kryevidh, Kavajë ( aktualisht, nënprefekt i qarkut Tiranë). hartograf, ZVRPP, Kavajë. jurist, ZVRPP, Kavajë. zyrtar i Njësisë Administra­tive Kryevidh,

DRITAN KAZAZI ANDI GJECI ILIR KAJA

Kavajë.

NEZIR LECINI, AGRON XHELEZI,

Tokave, Kavajë. ish- shef i Zyrës së Kadastrës, Kavajë. ish- kryetar i Komisionit të Ndarjes së

TË SHPALLUR NË KËRKIM SEID CIKALLESHI,

ish- kryeregjis­trues i Hipotekës

Kavajë.

Enver Duqi, ish- drejtor i Administri­mit dhe Mbrojtjes së Tokës, Kavajë.

TË NDALUAR

Altin Çobën, drejtor i ALUIZNI- t, Kavajë. Behxhet Pjeci, ish- kryetar i komunës Kryevidh, Kavajë. Dashnor Çullajn, ish- zyrtar i komunës Kryevidh, Kavajë.

shef i Zyrës së Kadastrës, Kavajë; Agron Xhelezi ishkryetar i Komisionit të Ndarjes së Tokave, Kavajë. Janë shpallur në kërkim shtetasit Seid Cikalleshi, ishkryereg­jistrues i Hipotekës Kavajë dhe Enver Duqi ishdrejtor i Administri­mit dhe Mbrojtjes së Tokës, Kavajë. Gjithashtu, Prokuroria ka lëshuar urdhër ndalimi edhe për shtetasin Altin Çobën,

drejtor i ALUIZNI- t Kavajë; Behxhet Pjeci, ish- kryetar i komunës Kryevidh dhe Dashnor Çullajn, ish- zyrtar i komunës Kryevidh. Vendimet e gjykatës për arrestimin e shtetasve të mësipërm, si edhe urdhrat e ndalimit të prokurorit, janë ekzekutuar në pjesën më të madhe nga ana e efektivëve të Policisë së Shtetit gjatë ditës së martë.

EXPRESSION OF INTEREST NOTICE ( EOI)

 ??  ??
 ??  ?? Nënprefekt­i i qarkut të Tiranës, Fatos Kaja
Nënprefekt­i i qarkut të Tiranës, Fatos Kaja
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania