Gazeta Shqiptare

Zaptohet prona e biznesmeni­t libanez te Gjiri i Lalzit

Kompania: Policia e Manzës na tha se personat kanë certifikat­ë pronësie e leje për gardh, firmosur nga Dako Një vit pas largimit, 40 persona rrethojnë tokën që bleu Faadi Mitri

- Klodiana Haxhiaj

Një vit pasi biznesme ni libanezo- ameri kan, Faadi Mitri u dhunua barbarisht në Shqipëri dhe u detyrua të braktisë një investim rreth 180 milionë euro ( do ngrinte një resort), prona e blerë prej tij në Gjirin e Lalzit është uzurpuar. Dy ditë më parë, rreth 40 persona me hunj dhe shufra hekuri në duar kanë kërcënuar rojet private dhe kanë vendosur një rrethim të ri. Mësohet se agresorët ( me ta ishte edhe një topograf) kanë prishur rrethimin e pronës së investitor­it, i cili u kërcënua me jetë në shtator të vitit 2016. Personat që mësynë të hënën jo vetëm kanë ndërtuar një gardh të ri, por nuk kanë lejuar as policinë private që ka si detyrë ruajtjen e objektit që të afrohej.

Ndërkohë, administra­torja e firmës së tij ka denoncuar në policinë e Durrësit se disa persona janë futur me dhunë në pronën, për të cilën ka marrë lejen për të ndërtuar një resort në Gjirin e Lalzit. Pas kallëzimit, policia ka referuar materialet në prokurori duke nisur hetimet për të identifiku­ar dhe arrestuar personat që zaptuan pronën e Faadi Mitrit. Burime për "GSH" dje bënë me dije se sulmet ndaj pronës së biznesmeni­t libanezo- amerikan kanë nisur që më 7 nëntor të këtij viti.

DENONCIMI I FIRMËS NË POLICI

Ngjarja në pronën e Faadi Mitrit, datë 13 nëntor 2017. Ngjarja e kompanisë ' Omnix' me rrahjen dhe ikjen e investitor­it Faadi Mitri pas rrëmujës që u bë ka ngecur që me deklaratën e Manjanit, që prona është në sekuestro preventive për t'u hetuar si çështje së bashku me hetimin ndaj gjyqtares dhe vendimit të saj për njohjen e pronës. Gjatë kësaj kohe ne kemi kërkuar në Hipotekën Durrës kartelë pasurie për atë parcelë dhe përgjigjja ka qenë që është nën sekuestro.

Dje ( të hënën) kur u njoftua policia për sulmin e 15 personave që duke kërcënuar rojat po ngrinin gardhin e tyre, deklarata e policisë Manzë ishte që ne nuk i pengojmë dot, pasi ata janë të pajisur me certifikat­ë pronësie dhe leje për ndërtim gardhi të firmosur nga kryebashki­aku i Durrësit, z. Vangjush Dako, i cili kishte dërguar me këta van- Biznesmeni amerikano- libanez, Fadi Mitri në kohën e Berishës kishte marrë leje për të ndërtuar në gjirin e Lalzit një resort turistik me vlerë 180 milionë euro, por banorët e zonës pretendojn­ë pronësinë mbi tokën, duke u përfshirë në disa konflikte.

dalët edhe një polic bashkiak dhe një topograf. Ata nuk lejojnë që të afrohet kush nga ana e kompanisë, qoftë edhe policia e sigurisë dhe ruajtjes fizike.

Kompania nuk ka asnjë

njoftim shtetëror zyrtar as se çfarë u bë me hetimin që ngriti Manjani dhe as si palë e interesuar me kontratën që kemi me shtetin. Mbi atë sipërfaqe toke gjenden dy dokumente zyrtare, që janë firmosur nga ish- zëvendëskr­yeministri Niko Peleshi ( 1. Leja e ndërtimit të projektit dhe 2, kalimi i asaj sipërfaqej­e me VKM tek Ministria e Turizmit për ndërtimin e resortit) dhe pavarësish­t kësaj, edhe nëse atij personit i ka kaluar pronësia me ndershmëri apo jo, shteti nuk denjon as të na njoftojë dhe as të mbajë përgjegjës­i për firmosjen që ka bërë vetë mbi atë tokë. Me kërkesë të Prokuroris­ë së Durrësit, gjykata vendosi në shtator 2016 sekuestro të pronës, për të cilën u dhunua biznesmeni libanez Fadi Mitri, përfaqësue­s i kompanisë "Omnix Albania". Sipërfaqja prej 45 mijë m2 i është njohur nga Gjykata e Durrësit, Pal Selçunit. Sipas hetimeve të deritanish­me, prokurorët kanë krijuar dyshime të arsyeshme se Selçuni e ka fituar pronën me anë të dokumentev­e të falsifikua­ra.

 ??  ?? Prona e blerë prej biznesmeni­t në Gjirin e Lalzit
Prona e blerë prej biznesmeni­t në Gjirin e Lalzit
 ??  ?? Biznesmeni libanezo- amerikan, Faadi Mitri i dhunuar
Biznesmeni libanezo- amerikan, Faadi Mitri i dhunuar
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania