Gazeta Shqiptare

Zhdukja e avokatit, prokuroria nis hetimet për "rrëmbim personi"

Mungon pasaporta shqiptare e 52- vjeçarit. Policia: Po hetojmë në disa pista Gjenden në traget sendet personale të Besnik Muços

- Klodiana Haxhiaj

Afro dy javë pas zh dukjes në rrethana misterioze të avokatit Besnik Muço, prokuroria e Durrësit ka nisur hetimet për veprën penale "rrëmbim personi". Nisja e hetimeve u bë pas denoncimit të familjarëv­e të 52vjeçarit. Në referimin e veprës penale në prokurori, OPGJ shkruan se është vënë në dijeni për largimin nga banesa të shtetasit Besnik Muço më datë 10 nëntor, ditën kur ka bërë kallëzim vëllai i avokatit, Viktor Muço. Ndërkaq, punonjësit e tragetit "Adria", me të cilin udhëtonte avokati kanë shpjeguar se më datë 3 nëntor, kur trageti është ankoruar në Bari të Italisë, në sallë kanë gjetur një xhup dhe një çantë krahu. Nga këqyrja e çantës janë konstatuar dokumente në emër të shtetasit Besnik Muço, me shtetësi italiane dhe kombësi shqiptare. OPGJ së bashku me specialist­in e Policisë Shkencore kanë shkuar në tragetin e mësipërm ku është këqyrur salla në katin e tetë të tragetit ku janë gjendur xhupi dhe çanta e shtetasi Besnik Muço. Nga këqyrja e xhupit dhe çantës, në zyrën e kapitenit të tragetit është konstatuar një kartë identiteti italiane në emër të shtetasit Besnik Muço; një biletë e datës 2 nëntor ora 20: 11; kartë shëndeti italiane në emër të shtetasit Besnik Muço; karta kodicifisk­ale në emër të shtetasit Besnik Muço etj. Ndërsa, mungonte pasaporta shqiptare e avokatit. Të gjitha gjasat janë që Muço ka bërë chek- in në portin e Durrësit, ka hipur në traget dhe ka lënë sendet personale në karrigen ku qëndronte i ulur. Por, nuk përjashtoh­et mundësia që ai mund të ketë zbritur sërish nga trageti, sepse pasaporta shqiptare nuk figuron te sendet personale.

HETIMET

Burime nga policia e Durrësit dje bënë me dije se pas denoncimit të vëllait të personit të zhdukur, po hetohet në disa pista për zbardhjen e kësaj ngjarjeje. Pritet të sekuestroh­en pamjet filmike të portit të Durrësit për të parë se me kë ka hipur avokati në traget mbrëmjen e 2 nëntorit. Gjithashtu, do të bëhet dhe analizimi i pamjeve filmike të brendshme të tragetit si dhe i pamjeve të portit të Barit, për të hedhur dritë mbi zhdukjen e Besnik Muços. Deri tani, policia dhe prokuroria e Durrësit kanë hedhur disa hipoteza mbi zhdukjen e 52- vjeçarit. Të gjitha gjasat janë që Muço ka bërë chek- in në portin e Durrësit, ka hipur në traget dhe ka lënë sendet personale në karrigen ku qëndronte i ulur. Por, nuk përjashtoh­et mundësia që ai mund të ketë zbritur sërish nga trageti, sepse pasaporta shqiptare nuk figuron te sendet personale. "Avokati mund të jetë hedhur nga trageti qëllimisht, mund të ketë rrëshqitur aksidental­isht, apo edhe mund të jetë gjallë, por është fshehur për arsye që "Avokati mund të jetë hedhur nga trageti qëllimisht, mund të ketë rrëshqitur aksidental­isht, apo edhe mund të jetë gjallë, por është fshehur për arsye që vetëm ai i di. Por, mund edhe të jetë larguar me një të dashur dhe nuk e dimë se çfarë ka ndodhur realisht".

AUTORITETE­T ITALIANE

Hetimet nga policia e prokuroria e Durrësit po bëhen për llogari të palës italiane. Kjo për faktin se trageti kishte destinacio­n Italinë ku dhe ka bërë denoncim bashkëshor­tja e avokatit. Pala shqiptare është ndihmëse e palës italiane në rastin konkret. Avokati mund të jetë hedhur në ujë në ujërat ndërkombët­are apo italiane.

vetëm ai i di. Por, mund edhe të jetë larguar me një të dashur dhe nuk e dimë se çfarë ka ndodhur realisht", - pohuan burimet e mësipërme. Policia e Durrësit është duke pritur një letër porosi nga autoritet e prokuroris­ë italiane, ndërkohë që në vijim të hetimeve është kërkesa e policisë te kompania telefonike celulare. "Do të kërkojmë tabulatet për të parë me kë ka folur për herë të fundit Besnik Moço, çfarë ka thënë dhe kush ka qenë personi, me të cilin ka folur. Tabu-

latet pritet të zbardhin shumë pikëpyetje për fatin e tij, megjithëse ka pak gjasa që të jetë gjallë e të mos komunikojë e familjarët e tij", - thanë burimet policore. Hetimet nga policia e prokuroria e Durrësit po bëhen për llogari të palës italiane. Kjo për faktin se trageti kishte destinacio­n Italinë ku dhe ka bërë denoncim bashkëshor­tja e avokatit. Pala shqiptare është ndihmëse e palës italiane në rastin konkret. Avokati mund të jetë hedhur në ujë në ujërat ndërkombët­are apo italiane. Policia e Durrësit është duke pritur një letër porosi nga autoritet e prokuroris­ë italiane, ndërkohë që në vijim të hetimeve është kërkesa e policisë te kompania telefonike celulare. "Do të kërkojmë tabulatet për të parë me kë ka folur për herë të fundit Besnik Muço, çfarë ka thënë dhe kush ka qenë personi, me të cilin ka folur",- thanë burimet policore.

Besnik Muço më parë ka punuar në organet e drejtësisë dhe deri në vitin 1997 ka qenë me detyrë prokuror në Prokurorin­ë e Përgjithsh­me. Gjatë trazirave të marsit 1997, ai bashkë me gruan dhe djalin u larguan në Itali duke u vendosur në provincën e Maçeratas, 50 km larg Ankonas. Deri para 4 viteve avokati ka qenë në Itali, por më pas u kthye në Shqipëri, sepse humbi punën ( u mbyll ndërmarrja ku punonte) Ai u kthye i vetëm, ndërsa gruaja me dy fëmijët qëndruan në Itali. Muço jetonte prej një viti me qira dhe ushtronte aktiviteti­n e tij si avokat përballë prokuroris­ë së Tiranës bashkë me një person tjetër.

Për të ndarë më shumë kohë më familjen, ai udhëtonte të paktën dy herë në muaj nga porti i Durrësit në Bari për të shkuar në Macerata, aty ku edhe jeton familja e tij.

 ??  ?? Avokati i zhdukur, Besnik Muço
Avokati i zhdukur, Besnik Muço
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania