Frosina Gjino: Ligji për sigurinë dhe shëndetin në punë zbatohet formalisht

Drejtoresha e Qendrës Shqiptare për Sigurinë në Punë: Aksidentet në punë nuk denoncohen nga punonjësit "Mungojnë ekspertët dhe mjekët e punës" Kompania në shumë raste bie në ujdi me punonjësin e mbyll problemin. Vetëm në rastet shumë madhore apo fatale ra

Gazeta Shqiptare - - SHKRIMTARET NE DIKTATURE -

Qendra Shqiptare e Sigurisë dhe Shën detit në Punë, pjesë e rrjetit BalcanOSH Network, po organizon në Durrës trajtimin 3 ditor mbi çështjet e sigurisë e shëndetit në punë. Kjo tryezë e rrumbullakët e financuar nga Bashkimi Europian, synon rritjen e kapaciteteve dhe forcimin e rolit të organizatave joqeveritare për përmirësimin e kushteve të punës, si dhe vendosjen e dialogut me institucionet publike. Në një intervistë ekskluzive për "Gazeta Shqiptare", Frosina Gjino, drejtoreshë ekzekutive në këtë qendër tregon se ligji zbatohet disi në mënyrë fiktive për shkak të shumë faktorëve, ku veçon mungesën e ekspertëve. Sipas saj, një tregues tjetër alarmant është edhe fakti i mosdenoncimit të aksidenteve që ndodhin gjatë punës. Ndërkohë, drejtoresha bën me dije se mjekët e punës mungojnë në vendin tonë duke sjellë një sërë pasojash në sistemin e sigurisë e shëndetit në punë.

Cili është synimi i këtij trajnimi?

Synimi i zhvillimit të këtij trajnimi është prezantimi i legjislacionit aktual shqiptar mbi sigurinë dhe shëndetin në punë, e mënyra sesi trajtohen nga shteti aksidentet e punës. Një fokus i veçantë në këtë trajnim i është dhënë edhe përfshirjes së medias, sidomos asaj sociale e investigative për të bashkëpunuar me sindikatat e organizatat e shoqërisë civile në mënyrë që çështjet e mbrojtjes në punë t'i jepet vëmendja e duhur. Duke u mbledhur në këtë aktivitet të gjithë aktorët së bashku, nën udhëheqjen e shoqërisë civile, mund të ngrenë zërin pranë qeverisë dhe të paraqesë kërkesat

Kush janë pjesëmarrësit në këtë aktivitet?

Në këtë trajnim marrin pjesë përfaqësues nga Agjencia Europiane e Sigurisë dhe Shëndetit në Punë, përfaqësues nga Organizata Ndërkombëtare e Punës ILO, Instituti i Sigurisë dhe Shëndetit në Punë me qendër në Angli, IOSH; si dhe përfaqësues nga rrjeti BalcanOSH Network. Në këtë aktivitet janë ftuar edhe të gjithë aktorët që operojnë në fushën e mbrojtjes në punë, të cilët janë përfaqësues nga organizatat e shoqërisë civile, përfaqësues nga sindikatat, përfaqësues nga organizatat e punëdhënësve, përfaqësues nga biznesi, por edhe nga institucionet përgjegjëse shtetërore.

Sa të informuar janë punonjësit në Shqipëri mbi kushtet e punës?

Për të bërë një punë të denjë, individi duhet të ketë kushte pune dhe këto kushte duhet t'i kërkojë të vihen në zbatim. Por problemi më i madh është që punonjësit në Shqipëri nuk janë të informuar mjaftueshëm e nuk dinë se çfarë të drejtash gëzojnë në lëmin e punës. Një rol të rëndësishëm këtu luajnë organizatat e shoqërisë civile, të cilat merren më shumë me pjesën e ndërgjegjësimit të publikut dhe me mbledhjen e ak- torëve për të diskutuar e për të dialoguar.

A është forcuar roli i organizatave të shoqërisë civile që mbrojnë këtë kauzë?

Sigurisht pasi ka një lloj përparimi në këtë fushë por Shqipëria ende ka probleme të mëdha në çështjet e sigurisë dhe shëndetit në punë, ka shumë mangësi.

Cilat janë disa nga problemet që paraqet vendi ynë në çështjet e sigurisë dhe shëndetit në punë?

Mangësia kryesore është që ne në legjislacion e kemi definicion që çdo kompani duhet të ketë dokumentin e vlerësimit të riskut të shkruar nga një ekspert i sigurisë i shëndetit në punë ose një kompani e licencuar. Dhe në Shqipëri nuk ka një trupë që të bëjë këtë licencim dhe nuk ekzistojnë as shkolla, as qendra trajnimi për këta lloj ekspertësh. Pra, vendi ynë si boshllëk të madh paraqet mungesën e ekspertëve të sigurisë dhe shëndetit në punë.

Sa është sensibilizuar Shqipëria mbi edukimin në

MJEKËT E PUNES

Shqetësues është fakti që në Shqipëri nuk ka mjekë pune, kjo sepse nuk ka trajnime apo kualifikime pasuniversitare për mjekët e punës. Në një kohë që në të gjithë Europën ka universitete për përgatitjen e ekspertëve të sigurisë dhe shëndetit në punë, në vendin tonë nuk ofrojmë asgjë të tillë. këtë fushë?

Në Shqipëri ndërgjegjësimi dhe edukimi mbi këtë kauzë duhet të fillojë që në bankat e shkollës, por kjo nuk funksionon në vendin tonë. Edukimi duhet bërë në të gjitha nivelet, në shkolla, në kompani e në komunitet. Kjo lloj kulture këtu mungon. Theksoj edhe njëherë që për ndryshimin e situatës rol të madh duhet të luajë shoqëria e mediat.

A ka mjekë pune në vendin tonë?

Shqetësues është fakti që në Shqipëri nuk ka mjekë pune, kjo sepse nuk ka trajnime apo kualifikime pasuniversitare për mjekët e punës. Në një kohë që në të gjithë Europën ka universitete për përgatitjen e ekspertëve të sigurisë dhe shëndetit në punë, në vendin tonë nuk ofrojmë asgjë të tillë.

Çfarë pasojash sjellin të gjitha këto problematika?

Mungesa e këtyre elementëve bën që ligji i sigurisë dhe Shëndetit në Punë, të zbatohet në mënyrë fare formale. Kompanitë në mënyrë që të mos dënohen nga inspektorët e punës, hartojnë dokumentin e vlerësimit të riskut. Por ky dokument nuk bëhet nga ekspertë të licencuar e të certifikuar. Ne nuk kemi inxhinierë të sigurisë dhe shëndetit në punë.

A ka marrë raportime qendra juaj nga punonjës të aksidentuar në punë që ndoshta nuk i kanë denoncuar për faktorë të ndryshëm?

Aksidentet në punë në Shqipëri raportohen në mënyrë fare formale, për të mos thënë që edhe nuk raportohen fare. Në një vend me mbi 100 mijë biznese, normalisht që ka aksidente në punë e në Shqipëri raportohen vetëm 100- 120 raste. Kjo është një shifër fare formale. Vendet e rajonit që kanë pothuajse të njëjtën popullsi si ne, raportojnë 10fishin e aksidenteve në punë. Kjo s'do të thotë që në vendin tonë nuk ndodhin aksidente në punë, por është një tregues alarmant që rastet nuk raportohen.

Cilat janë arsyet që punonjësit nuk raportojnë rastet e aksidenteve?

Kompania në shumë raste bie në ujdi me punonjësin e mbyll problemin. Vetëm në rastet shumë madhore apo fatale raportohen. Edhe për sëmundjet profesionale nuk kemi asnjë lloj deklarimi, edhe ato pak që deklarohen jepen në mënyrë fiktive. Pra, zbatimi i ligjit bëhet formalisht.

Sa eficiente janë këshillat e sigurisë në punë dhe përfaqësuesit e punëmarrësve?

Këshillat e sigurisë në punë luajnë rol vendimtar, pasi në përbërje të tyre ka përfaqësues të punëmarrësve, të cilët zgjidhen me votim nga punonjësit. Sipas ligjit, inspektori i punës nuk mund të kryejë inspektim pa një përfaqësues të punëmarrësve. Kompanitë i zgjedhin vetë këshillat dhe kështu që janë fiktivë, jo eficientë. Ka procedura ligjore për zgjedhjen e tyre, por në Shqipëri asnjë ndërmarrje nuk i zbaton.

Çfarë kërkoni ju si shoqatë qytetare nga shteti shqiptar?

I bëjmë thirrje shtetit shqiptar që të vazhdojë dialogun, të diskutojë me ne, me ekspertët për të plotësuar mangësitë që pengojnë implementimin e ligjit. Gjithashtu, kërkojmë edhe më shumë mbështetje nga Bashkimi Europian. Ne do i kërkojmë donatorëve që do jenë në këtë trajnim që të na ndihmojnë në ngritjen e kapaciteteve tona institucionale, në mënyrë që ligji të vihet në jetë.

Frosina Gjino, drejtoreshë ekzekutive në “Qendrën Shqiptare të Sigurisë dhe Shëndetit në Punë”

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.