Gazeta Shqiptare

Federata dhe Skënderbeu, bashkë kundër Flamurtari­t

Kuqezinjtë e kanë me të gjithë. FSHF dhe korçarët mohojnë pretendime­t e vlonjatëve Vlonjatët akuzojnë zhvendosje­n e kalendarit

-

Klubi i Flamurtari­t ka reaguar dje ashpër pas ndryshimit të kalendarit. "Flamurtari denoncon me forcë thellimin e qëndrimit dashakeqës të FSHF- së dhe ndikimin e saj në garë, duke dënuar në mënyrë direkte ekipin tonë. Në mënyrë të papreceden­t, FSHF- ja ndryshon ditën e ndeshjes për çdo ekip në Kategorinë Superiore, por jo për Flamurtari­n. "

1. Ndryshohet kalendari për Laçin, ku ndeshja zhvendoset nga e shtuna në të hënë, me arsyen se fusha e ekipit pritës nuk është në kushte optimale.

2. Ndryshohet jo vetëm kalendari për Vllazninë, por nga ekip pritës kthehet në ekip udhëtues, duke e zhvilluar ndeshjen në fushën e Skënderbeu­t.

3. Ndryshon në mënyrë arbitrare, pa asnjë konsensus midis klubeve, datën për ndeshjen Flamurtari­Skënderbeu vetëm për të favorizuar korçarët me arsyen se disa lojtarë i ka të grumbullua­r me Kombëtaret." "Flamurtari denoncon me forcë thellimin e qëndrimit dashakeqës të FSHF- së dhe ndikimin e saj në garë, duke dënuar në mënyrë direkte ekipin tonë. Në mënyrë të papreceden­t, FSHF- ja ndryshon ditën e ndeshjes për çdo ekip në Kategorinë Superiore, por jo për Flamurtari­n."

FSHF

FSHF ka reaguar me një deklaratë për shtyp në lidhje me shtyrjen e ndeshjes Vllaznia- Lushnja. Institucio­ni

i futbollit i është përgjigjur reagimit të ashpër të Flamurtari­t, i cili akuzoi për veprim dashakeqës­e për ndryshimet në kalendarin e kam-

pionatit. Sipas vlonjatëve FSHF ka favorizuar disa skuadra të veçanta për të përgatitur sa më mirë ndeshjet. "Në asnjë rast tjetër, FSHF nuk ka hedhur asnjë hap në vendimmarr­je për ndryshim të kalendarit, pa pasur më parë zyrtarisht nga të dyja klubet kërkesën për shtyrjen e ndeshjes".

SKËNDERBEU

Ndryshimi i ditës së ndeshjes Flamurtari­Skënderbeu ka sjellë një sërë reagimesh dhe i fundit vjen nga klubi korçar që i përgjigjet homologëve vlonjatë. Këta të fundit kanë shprehur pakënaqësi për ndryshimin e kalendarit të ndeshjes për javën e 10- të kundër Skënderbeu­t. Por, klubi korçar ka dalë me një deklaratë për shtyp pak minuta më parë, duke sqaruar arsyen se përse është i drejtë vendimi për t'u zhvendosur me 24 orë ( luhet të enjten), takimi kundër Flamurtari­t. "Klubi i futbollit ' Skënderbeu' duke marrë shkas nga reagimi zyrtar i Flamurtari F. C ditën e sotme hedh poshtë absolutish­t çdo fjalë, fjali dhe paragraf ku cenohet dhe aludohet për favorizim të ekipit tonë në lidhje me kalendarin".

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania