Gazeta Shqiptare

Korrupsion­i me tenderët e ushqimeve, Iliaz Labi fundos ish- kreun e Burgjeve

"Zoto kërkoi 20% të shumës për tenderin e vezëve dhe bulmetit" "Biznesmeni më dha 20 mln lekë, ia dhashë Artur Zotos"

-

Korrupsion­i me ten derët e ushqimeve në burgje ka përballur dje në Gjykatën e Krimeve të Rënda ish- kreun e këtij institucio­ni me zëvendësin e tij, Iljaz Labi. Gjatë seancës gjyqësore, ishnumri dy i Burgjeve, Labi deklaroi se biznesmeni Shemsi Sinani i ka dhënë 20 milionë lekë tek një lokal tek ' Blloku', të cilat duhet t'ia jepte Artur Zotos. "Artur Zoto me kërkoi të flisja me një biznesmen për tenderin e vezëve dhe bulmetit. Kërkonte 20% të shumës. Biznesmeni Shemsi Sinani më dha 20 milionë lekë, të cilat ia dorëzova Artur Zotos në zyrë", - tha Iliaz Labi. Ndërkohë, ky i fundit u shpreh në dëshminë e tij se nuk e përjashton veten nga përgjegjës­ia, pasi edhe ai do të merrte pjesën e tij. "E bëra këtë punë, pasi edhe unë do të merrja pjesën time të parave. Kemi 20 vite që punojmë për këtë shtet dhe duhet të mbajmë përgjegjës­inë dhe të pranojmë disa gjëra", pohoi Labi, i cili në këtë proces ka statusin e bashkëpunë­torit të drejtë- sisë. Mbi dëshminë e tij, Prokuroria e Krimeve të Rënda arrestoi Artu Zoton, i cili akuzohet për korrupsion të zyrtarëve të lartë.

AKUZA NDAJ ISH- KREUT TË BURGJEVE

Ish- drejtori i Burgjeve, Artur Zoto, është arrestuar shkurtin e këtij viti, pasi akuzohet për korrupsion. Gjykata ka vendosur masën "arrest me burg" për ish- zyrtarin e vënë në pranga nga policia. Hetimet për të nisën kur u arrestua ish- zëvendësi i tij. Artur Zoto që u dorëhoq nga detyra disa muaj më parë, dyshohet se është i përfshirë në korrupsion­in me tenderët e ushqimeve, për të cilat u arrestua zv. drejtori i Burgjeve, Iljaz Labi. Një seri bisedash të përgjuara nga Prokuroria e Krimeve të Rënda kanë ngritur dyshime të forta për implikimin në aferat korrup- tive në tenderët e ushqimit në burgje dhe të drejtorit të Përgjithsh­ëm të Burgjeve, Artur Zoto. Në dosjen hetimore ndodhen dhjetëra procesverb­ale me biseda të tran- skriptuara, të cilat tregojnë se drejtori Zoto, tashmë i dorëhequr, ka qenë në dijeni të këtyre aferave korruptive dhe se Iljaz Labi nuk bënte asnjë hap pa mira- timin e Zotos. Ndaj këtij të fundit prokuroria nuk lëshoi asnjë urdhër- arresti. Por dy ditë pas operacioni­t të arrestimit të zëvendësit të tij, Iljaz Labi dhe katër biznesmenë­ve: Elidjan Laskaj, Ylber Kalaja, Shemsi Sinani e Nexhmi Balla, drejtori i Përgjithsh­ëm i Burgjeve ka dhënë dorëheqjen, duke ia justifikua­r largimin ministrit të Drejtësisë, Manjani nëpërmjet një letre, ku i shkruante se ishin motivet personale dhe familjare të tij, që e çonin në largimin nga kjo detyrë. Por, në një seri bisedash të përgjuara, pasqyrohet dhe një bisedë mes biznesmenë­ve Nexhmi Balla dhe Elidjan Laskaj, ku Nexhmiu e pyet Elidjanin se çfarë kishte bërë. Nga ana tjetër, Elidjani i thotë se sa kishte dalë nga Drejtoria e Burgjeve. "Ai" i kishte thënë se do ta çonte lart dhe do t'i kthente një përgjigje.

 ??  ?? Ish- drejtori i Burgjeve, Artur Zoto
Ish- drejtori i Burgjeve, Artur Zoto
 ??  ?? Kolaveri
Kolaveri

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania