Gazeta Shqiptare

Buxheti, Majko: Rritja 10% e pensioneve, sa një kofshë pule

PD, Tabaku: Paketa fiskale e qeverisë, parashikon vetëm rritje taksash "" 10% e pagës sonë i thonë një darkë, ndaj duhet riparë"

- Valentina Madani

Parlamenti përmes një seance maratonë dis kutoi dje projektbux­hetin e vitit të ardhshëm ku përfaqësue­sit e qeverisë e mbrojtën atë si një bazë e re për të bërë shumë më tepër, ndërsa opozita e denoncoi për rritje takssh. Por ndryshe mendon ministri për Diasporën Pandeli Majko sidomos në rastin e rritjes së pensioneve. Ministri i Ramës, duke folur për buxhetin kërkoi rishikimin e tij pasi duhet ndryshim në rritjen e pensioneve. Ai mori një shembull ku krahasuar rritjen që i bëhet rrogës së një politikane dhe rritjes që i bëhet një pensioni. Majko më konkretish­t është ndalur në rritjen e pensioneve, madje ka ironizuar kolegët e tij të mazhorancë­s, për përmendjen e shifrës 10 % të rritjes së tyre. "Duke përfituar nga ikja e kolegut tim ministri Ahmetaj, dua të them dy fjalë për buxhetin. Ne, për çdo rritje që bëjmë, flasim me përqindje. Qeveria thotë se u rritën pensionet me 10%. Por 10% e pagës sonë i thonë një darkë, ndërsa 10% e një pensioni është një kofshë pule, për të mos thënë që është vetëm ajo këmba e pulës. Është momenti që të shkëputemi nga teknika e përqindjev­e. Pasi 10% është pak i ndryshëm në këndvështr­ime të ndryshme",- deklaroi ministri Majko. Nga ana e saj deputetja e PD, Jorida Tabaku, shprehu bindjen se projektbux­heti i vitit 2018, parashikon vetëm rritje taksash dhe asgjë tjetër. Sipas saj ky është buxheti i krizës së shqiptarëv­e. "Projektbux­hetin e kemi diskutuar në komisionet parlamenta­re, dhe i kemi parë në të dyja anët. Ne kemi diskutuar jo vetëm rritjen e pagave dhe pensioneve, por edhe rritjen e taksave. Rrit taksën për bizneset e vogla, mbi 50 mijë biznese të vogla do të paguajnë 20 për qind, që do të thotë rritje të ushqimeve. Rritje të taksës së pronës, që do të përfitojnë vetëm disa biznese selektive. Nëse kjo rritje taksash galopante do shoqërohej dhe me investime publike apo dhe rritje të pagave dhe pensioneve do të ishte normale, por ky buxhet nuk ka asnjë prioritet. Qeveria me të vërtetë thotë se kemi një faturë të investime publike, por në këtë faturë 12 miliardë lekë janë koncesione­t që qeveria do të duhet ti paguajë, pasi i ka lidhur kontrata", - deklaroi zj. Tabaku. Deputetja demokrate, paralajmër­oi se së shpejti do të rritet aksioni opozitar kundër qeverisë. Tabaku theksoi se opozita do të vijojë të jetë në "Rrit taksën për bizneset e vogla. Buxheti rrit taksën e pronës, që do të përfitojnë vetëm disa biznese selektive. Nëse kjo rritje taksash galopante do shoqërohej dhe me investime publike apo dhe rritje të pagave dhe pensioneve do të ishte normale, por ky buxhet nuk ka asnjë prioritet. PD do jetë në ballë të protestave", - tha Tabaku.

ballë të protestave dhe denoncimev­e qytetare ndaj qeverisë. "Ky buxhet nuk parashikon asnjë investim për qytetarët, por vetëm futjen e duarve në xhepat e tyre. Opozita dhe Partia Demokratik­e do të vijojë të jetë në ballë të denoncimev­e dhe protestave të qytetarëve", - deklaroi deputetja e PD- së Jorida Tabaku.

 ??  ??
 ??  ?? Deputetja e PD, Jorida Tabaku
Deputetja e PD, Jorida Tabaku
 ??  ?? Ministri i disaporës, Pandeli Majko
Ministri i disaporës, Pandeli Majko

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania