Gazeta Shqiptare

Replikat, Rama: Do vish prapë tek unë. Basha: Të iku koha, e imja po vjen

Ahmetaj: PD dha 178 koncesione në 8 vjet Paralajmër­imi i kreut të PD- së: Kam një dosje… do ia ndjeni këngën së shpejti Batutat, nga "Partia e djathit" tek akuzat për vëllain dhe kunatin

- Valentina Madani

Ministri

i Financave Arben Ahmetaj ne diskutimin mbi koncesione­t në Kuvend tha se Partia Demokratik­e në vetëm 8 vjet ka dhënë 178 koncesione të reja e madhe siç tha ai, është firmosur edhe ditën e diel, që nuk është ditë pune në administra­tën shtetërore. "Ka një historik shumë interesant të koncesione­ve 2004- 2017 dhe besoj kjo është një ditë e duhur që të ndajmë këtë informacio­n sot bashkë. Nga viti 2004 e deri në vitin 2017, janë 213 kontrata koncesiona­re aktive, nga të cilat, 178 janë bërë para viti 2013. Kur vini këtu dhe flisni për koncesione­t dhe bëni sikur ju dhemb shpirti për koncesione­t dhe paratë e buxhetit të shtetit e qytetarëve, sot është një moment transparen­ce e secili të mbajë përgjegjës­inë. 178 koncesione janë bërë nga qeveria e PD- së, nga të cilat 98% janë oferta të pa kërkuara, pra për qytetarët, ofertë e pa kërkuar do të thotë kur biznesi vjen dhe sjell ofertën e vet dhe hyn në procedurë, pra jo kur shteti, qeveria, autoriteti kontraktor, hedh ofertën në treg. I kam me emra ministrash të gjithë koncesione­t e bëra në kohë dhe po ju them që vetëm në periudhën maj 2013- 9 shtator 2013, janë bërë 38 koncesione. Ndërkohë që ju ishit duke ikur nga pushteti e populli ju kishte votuar të iknit nga zyra, keni bërë 38 koncesione! Do ta mirëpres të vijë këtu e të flasë ai ishministë­r që ka qenë në atë kohë, që ka firmosur edhe ditën e diel. Vetëm një ministër i qeverisë Berisha 2 në maj 2013 ka firmosur 4 koncesione; në qershor 2013 janë 3 koncesione të firmosura", - tha Ahmetaj.

Kryeminist­ri Edi Rama dhe kreu i opozitës Lulzim Basha replikuan gjatë dje në Kuvend, fillimisht për projektbux­hetin 2018 dhe koncesione­t, por për 4 orë me radhë ata akuzuan dhe kundërakuz­uan njëri- tjetrin që nga vëllai e deri te kunati i ' famshëm'. Kreu i PD akuzoi se buxheti i 2018- ës është buxheti i pastrimit të parave të drogës. Ndërsa Rama tha se Shqipëria do ketë rritjen ekonomike më të lartë në rajon duke prekur shifrën e 4%. Ndërsa kërkoi të mos votohet buxheti i vitit 2018- të, të cilin e cilësoi buxhet të krimit, kryedemokr­ati Basha tha se "Në Shqipëri ka drogë sa për 5 vjet dhe në fshatrat e Labërisë shitet më lirë se sa çaji". Por në kundërpërg­jigje, kryeminist­ri Rama e ftoi të fliste për pr. buxhetin e të mos kthehej tek avazet e vjetra. Kryeminist­ri i kujtoi kohën kur ishte në çadër. "Mos u ngut se e vërteta të nxjerr siç je, i vogël, mos u ngut kaloje këtë ditë, ke kohë të bësh këtu intolerant­in. Kur thua të ngrihen kujtoje çadrën dhe kujtoje si mbaroi. Herët a vonë do ulesh prapë, por ata nuk ngihen më". Por z. Basha i kujtoi se koha e atij po ikën, ndërsa e tij po vjen. Basha e akuzoi se po nxit hotele me paratë e drogës, ndërsa deklaroi: "Tani ka filluar faza e dytë: përdorimi i parave të drogës për të futur në dorë ekonominë, duke shkrirë në një krimin, politikën dhe biznesin. Është objektivi final që synon çdo organizatë kriminale: legalizimi­n në ekonomi dhe në politikë. Edi Rama i futi Shqipërisë kancerin e trafikut të drogës dhe tani po mundohet ta kthejë Ajo çka ra në sy, dhe madje u përmend jo pak herë nga kryeminist­ri Rama, ishte mungesa dje në Kuvend e ish - kryeminist­rit Sali Berisha, i cili mësohet të jetë jashtë shtetit për një vizitë private. Emri i ish- kryetarit të PD- së është regjistrua­r në listën e folësve për buxhetin, por ai mungoi në seancën maratonë për projektbux­hetin 2018.

paranë e drogës në një aktivitet fitimprurë­s ekonomik". Z. Rama e provokoi duke i thënë se as rolin e Lulit të vogël, personazh i Migjenit nuk e bënte dot. "Vjen këtu e bën Lulin e vogël të Migjenit. Kujtoje, atë e ka bërë Migjeni, ty Saliu. Ti as rolin e Lulit të vogël s'e bën dot",- tha Rama. Z. Basha nga ana tij e akuzoi nga foltorja e Kuvendit Olsi Ramën, vëllain e kryeminist­rit Edi Rama se tentoi të marrë me koncesion mbledhjen e TVSH- së. "Nuk më ka hyrë asnjëherë në hesap një anëtar i familjes së tij, por në momentin që një kryeminist­ër ndryshon ligjin e

TVSH- së, vetëm që t'ia japë vëllait, për të cilin hoqi edhe ministrin e Financave, kjo është çështje e çdo shqiptari", - akuzoi Basha. Por i menjëhersh­ëm ishte reagimi i kreut të qeverisë, i cili tha se vëllai i tij nuk është si kunati, duke iu referuar kunatit të kreut demokrat. Kryeminist­ri Edi Rama i është përgjigjur akuzave të kryetarit të PD, Lulzim Basha se qeveria po lejon ndërtimin e hoteleve me 5 yje dhe kullave në Tiranë, për pastrimin e parave të drogës, duke përmendur me emra biznesmenë­t e ndërtimit, një pjesë e mirë e të cilëve janë financues të PD- së.

 ??  ??
 ??  ?? Kryeminist­ri Edi Rama
Kryeminist­ri Edi Rama
 ??  ?? Kreu i opozitës Lulzim Basha
Kreu i opozitës Lulzim Basha

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania