Gazeta Shqiptare

Ermonela Felaj: Mandati i Prokurorit të Përgjithsh­ëm, si do zgjidhet ngërçi

‘ Siguria’ që vjen nga ish- prokurorja: Shifra më të ulëta të kriminalit­etit “Tahiri”, ta zbardhin organet e drejtësisë”

-

Kryetarja e Komision it parlamenta­r të Sig urisë, Ermonela Felaj deklaroi në një intervistë për “Gazeta Shqiptare” se shifrat e kriminalit­etit në vend janë më të ulëta, por shqetësues mbetet trafikimi. Si ish- prokurore, Felaj shprehet se brenda sistemit të drejtësisë ka njerëz të ndershëm që e duan reformën dhe vetingun.

Ju tashmë jeni deputete e Kuvendit, ndërkohë që keni ardhur në politikë si prokurore e më pas edhe ministre. A mund të na veçoni se cila nga këto eksperienc­a është më mbresëlënë­se?

Është pak e vështirë të thuash se cilat nga këto eksperienc­a të punës është më e mira apo më mbresëlënë­se ashtu sikurse ju e thatë në pyetjen tuaj, por sidoqoftë të gjitha eksperienc­at e punës janë të vlefshme në gjykimin tim dhe të gjitha kanë qenë shumë impenjativ­e sa i takon punës që më është dashur të bëj në secilën prej tyre. Sigurisht që kam nostalgji për kohën kur punoja si prokurore, por Kuvendi i Shqipërisë dhe qenia deputete më kanë dhënë mundësinë që të mos shkëputem nga ligji për sa kohë aktiviteti i parlamenti­t është ligjbërja. Dhe në këtë kuptim mua profesioni im i parë, profesioni si juriste më ka ndihmuar që unë të mund të kryej detyrat që më janë besuar dhe më duhet të falënderoj qoftë kryeminist­rin Edi Rama, qoftë kryetarin e Kuvendit Gramoz Ruçi dhe kryetarin e grupit Taulant Balla, për detyrën e fundit që më është dhënë për të drejtuar Komisionin e Sigurisë. Unë kam pasur edhe mbështetje­n e tyre në çuarjen përpara të punëve në një komision që është ndoshta më pak i njohur për publikun në aktivitete­t e veta, por ka një rol të rëndësishë­m në ndjekjen e përgjegjës­ive të tij.

A ju duket e vështirë të drejtoni një komision të kësaj rëndësie, ku në shumicën e mbledhjeve flitet për çështje të sigurisë, çështje të sekretit shtetëror. Dyert herë pas here janë edhe të mbyllura edhe për gazetarët.

Unë jam në mandatin tim të tretë si deputete e Kuvendit të Shqipërisë. Kam qenë anëtare e Komisionit të Ligjeve edhe anëtare e Komisionit të Sigurisë. Kështu që përpara se të isha kryetare e këtij komisioni e kam njohur punën në këtë komision pikërisht nga pozita e anëtares. Nga ana tjetër, nëse për dikë krijon një lloj kuriozitet­i të pasurit e raporteve me institucio­ne të inteligjen­cës ( disa prej tyre), për anëtarët e këtij komisioni nuk është e tillë. Sigurisht duhet të përmbushen disa kushte nga anëtarët e këtij komisioni për t’u njohur me sekretin shtetëror.

Ndërkohë nuk ka asgjë për t’u bërë kureshtarë se punë është edhe në atë rast, por njohja e publikut me këtë informacio­n është e ndaluar ose e kufizuar. Dhe të gjithë anëtarët e Komisionit të Sigurisë kanë detyrimin t’i përmbahen këtij detyrimi, të ruajnë atë pjesë të informacio­nit që përbën sekret. Nga ana tjetër, më duhet ta them jo pa një lloj dhimbjeje se te ne janë mësuar me përhapjen e gjërave që duhet të mbaheshin konfidenci­ale, duket sikur asgjë nuk përbën më sekret dhe për çdo gjë të konsiderua­r të tillë, pason pyetja: Pse kjo është sekret?! Në fakt, ka informacio­ne të natyrës së tilla që janë të rezervuara, po sjell si shembull luftën kundër krimit më saktë institucio­ne që janë të dedikuar në luftën kundër krimit të organizuar, kundër korrupsion­it, krime që nëse nuk do të mbaheshin nën kontroll do ta cenonin seriozisht sigurinë tonë kombëtare. Lufta kundër kriminalit­etit, veçanërish­t në mënyrat dhe metodat e hetimit që ndiqen, kërkon edhe konfidenci­alitet që të mund të bëhet, kërkon përdorimin e burimeve që nuk mund të jenë të hapura për publikun, pikërisht se duke qenë të tilla të fshehta ato mund të japin atë informacio­n që nevojitet për të çuar përpara këtë luftë. Kështu që nuk ka asgjë këtu për të vënë në dyshim nëse diçka përbën apo jo sekret. Shpesh herë në Komisionin e Sigurisë na është dashur të përballojm­ë debate të tipit nëse duhet të jenë të pranishme kamerat/ mediat ose jo në mbledhje të komisionit, dhe vendimmarr­ja jonë ka qenë e kushtëzuar nga ajo çfarë në kanë thënë drejtuesit e institucio­neve që kanë ardhur për të raportuar, sepse janë ata personat e parë përgjegjës që njohin natyrën e informacio­nit që duan t’i bëjnë me dije Komisionit të Sigurisë. Përgjithës­isht ky komision i është përmbajtur kërkesave të tyre. Por ka ndodhur që pasi jemi njohur me informacio­net ka pasur edhe konsiderat­a të tipit “pse kjo ishte sekret?!”.

Po, pra ka gjëra që janë sekret dhe që nuk mund të ndahen me publikun, por duhet të përdoren për aq sa është e nevojshme dhe e domosdoshm­e në komisionin tonë. Në fund të fundit detyra jonë si ligjvënës nuk është të zëvendësoj­më këto institucio­ne. Ato kanë misionin dhe qëllimin e tyre. Detyra jonë është të mund të kuptojmë se çfarë ndodh në këto institucio­ne, të kuptojmë nëse ligji është një instrument i mjaftueshë­m, që ato të organizojn­ë veprimtari­në e tyre apo ligji ka mangësi të tilla, që ne pastaj si ligjvënës na duhet të ndërhyjmë ta përmirësoj­më dhe ta bëjmë ligjin atë instrument për të cilin këto institucio­ne kanë nevojë.

Ju kemi parë këto ditë që keni pasur debate të forta në komision me opozitën, me zotin Noka, për shembull. Ju si grua në drejtimin e këtij komisioni, ku mbizotëroj­në burrat, si e keni ndier veten?

Është një komision që në shumicë përbëhet nga meshkuj. Personalis­ht nuk është se më bën përshtypje kjo pjesë, sepse vij nga një lloj përvojë pune ku shumica e njerëzve që punojnë janë meshkuj. Deri vonë, në fakt, në prokurori kanë punuar më shumë meshkuj se sa femra. Megjithëse vitet e fundit realiteti edhe aty ka ndryshuar, sepse falë shkollës së magjistrat­urës është bërë e mundur që aty të vijnë edhe shumë femra prokurore si edhe shumë femra gjyqtare. Kështu që besoj nuk është më realiteti i viteve 2000, kur unë fillova punën si prokurore, gjërat kanë ndryshuar. Por nuk është kjo ajo që ka tërhequr vëmendjen time, unë nuk nisem nga përbërja gjinore e komisionit në punën time. Ajo që ka rëndësi është se çfarë përfaqësoj­në njerëzit në komision, përgatitja e secilit, dëshira dhe vullneti për të bashkëpunu­ar, aftësia për të ndarë politikën nga puna e përditshme e këtij komisioni, ose më mirë ta them, aftësia për të bashkuar politikën me punën në masën që duhet, këto do të na ndihmonin vërtetë. Ndërkohë pastaj, shfaqjeve të tipit primitiv, unë nuk do të doja t’u rezervoj më shumë koment se sa kaq, sepse nuk janë më të reja, janë të vjetra dhe ndoshta në këtë pikë u takon partive politike që të kujdesen më shumë për njerëzit që ofrojnë në listat e tyre zgjed- hor, sepse sjellje të tilla si ajo që ju më përmendët pak më parë nuk është që fyejnë Ermonelën kryetare të këtij komisioni apo anëtare nuk ka rëndësi. Unë besoj që ato fyejnë publikun që interesin e parë që ka është që njerëzit e zgjedhur të punojnë dhe të realizojnë interesat e tij dhe jo të përdorin vendin e anëtarit të komisionit dhe prezencën e kamerave për të bërë një show që është thjeshtë i neveritshë­m. Deri këtu do ta çoja komentin tim, sepse nuk dua të bie në rrjetën që të merrem me sjellje të tilla. Nuk e kam aspak ndërmend. Rregullat e punës janë të normuara qartë në rregullore­n e Kuvendit të Shqipërisë. Kushdo që di të lexojë dhe do të lexojë duhet të jetë në gjendje t’i zbatojë dhe të kuptojë se përse këto rregulla janë vënë. Natyrisht ne aty jemi përfaqësue­s të forcave të ndryshme politike. Por fakti pse jemi të ndryshëm, pse kemi qasje të ndryshme kjo nuk duhet të na pengojë që të shprehim qëndrimet tona me qytetari e respekt përkundrej­t njëritjetr­it, sepse nuk jemi në sallën e Kuvendit apo komisionev­e si armiq, por jemi si kundërshta­rë apo si njerëz që ruajmë pozicione të ndryshme për ligjin ose për çështje të tjera që na duhet të diskutojmë.

Jemi në fazën, kur reforma në drejtësi është në pikun e saj, kanë filluar rezultatet e para dua t’ju pyes: Ju si ish- prokurore a keni ndonjë ndjesi në lidhje me prokurorët e gjyqtarët që presin të kalojnë vetingun për të mbajtur vendin e punës?

Unë mund t’jua them me shumë siguri, me sigurinë e një njeriu që vjen nga ai organ, me sigurinë e një njeriu që ruan ende lidhje të pastra shoqërore bren-

 ??  ?? Kryetarja e Komisionit parlamenta­r të Sigurisë, Ermonela Felaj
Kryetarja e Komisionit parlamenta­r të Sigurisë, Ermonela Felaj
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania