Gazeta Shqiptare

PROKURORËT

-

"Unë mund t'jua them me shumë siguri, me sigurinë e një njeriu që vjen nga ai organ, me sigurinë e një njeriu që ruan ende lidhje të pastra shoqërore brenda këtij organi, që një shumicë e njerëzish që punojnë në sistem, nuk janë të tillë, të pandershëm."

da këtij organi që një shumicë e njerëzish që punojnë në sistem, nuk janë të tillë, të pandershëm. Por janë njerëz të ndershëm që janë të dedikuar në profesioni­n e tyre dhe që natyrisht këto janë edhe pjesa më e pazëshme, por që në rastin e reformës në drejtësi janë pjesa që e duan më shumë. Sepse ka ardhur momentin që të ndodhë ajo që kryeminist­ri e konsideron si pastrimi i pallatit të drejtësisë. Dhe mua më vjen mirë që, pavarësish­t nga vonesat që u shkaktuan për ecurinë e reformës në drejtësi, më në fund organet e vetingut janë ngritur, po plotësohen dhe trupat ndihmëse dhe ka filluar edhe vetingu i gjyqtarëve dhe prokurorëv­e të parë. Janë bërë publikë emrat e gjyqtarëve dhe prokurorëv­e të parë që do të kalojnë vetingun. Është shumë e rëndësishm­e që vetingu të kryhet në kohë dhe të kryhet ashtu siç duhet, sepse nga kryerja e vetingut varet edhe ngritja e dy institucio­neve kryesore për qeverisjen e prokurorëv­e dhe gjyqtarëve, bëhet fjalë për Këshillin e Lartë Gjyqësor, Këshillin e Lartë të Prokuroris­ë dhe pastaj edhe institucio­ne të tjera, siç janë edhe Prokuroria e Gjykata e Posaçme, që do jenë për luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsion­it dhe Byroja e Hetimit. Pra, me të drejtë mund ta quajmë procesin e vetingut si “thembra e Akilit” të të gjithë reformës në drejtësi.

Më vjen mirë, po ashtu, që qeveria nga ana e vet u kujdes që të plotësohes­hin maksimalis­ht kërkesat e komisionev­e të vetingut.

A garantoni që Partia Socialiste dhe qeveria nuk do të ketë ndikim në përzgjedhj­en e këtyre trupave?

Formula e zgjedhur dhe e shprehur qartësisht në ligj përjashton në maksimum ndikimin e partive politike. Sepse përzgjedhj­et janë me shumicë të cilësuar, kështu që është shumë e vështirë të flasësh për përdorim politik të komisionev­e të vetingut apo institucio­neve që do të krijohen në vijim. Nuk ka ndodhur kjo deri më sot dhe nuk e shoh të ndodhë. Në gjykimin tim ecuria e deritanish­me e procesit të vetingut është e mirë dhe këtu kam parasysh faktin që në procesin e vetingut janë të përfshirë edhe disa institucio­ne të tjerë: bëhet fjalë për Drejtorinë e Pastrimit të Parave, për Inspektora­tin e Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, Shërbimin e Çështjeve të Brendshme që ka Policia e Shtetit dhe Drejtoria për Sigurinë e Informacio­nit të Klasifikua­r. Në 3 prej këtyre institucio­neve ne si komision kemi qenë, jeni njohur me punën që bëjnë dhe në mënyrë të veçantë jemi njohur lidhur me çfarë ato kanë bërë në kuadër të procesit të vetingut. Që gjatë verës këto institucio­ne kanë punuar me deklarata të dorëzuara për shkak të ligjit të vetingut nga gjyqtarët dhe prokurorët dhe kanë për- punuar një numër jo të vogël deklaratas­h. Janë të paktën 3 mijë deklarata me të cilat është marrë secili institucio­n dhe kjo është një punë paraprake shumë e rëndësishm­e e kryer tanimë. Nëpërmjet vetingut bëhet e mundur që të kontrolloh­et figura e çdo gjyqtari dhe çdo prokurori sa i përket lidhjeve të tyre shoqërore, me qëllim identifiki­min e lidhjeve që janë të papërshtat­shme për t’i pasur një gjyqtar ose një prokuror, kontrolloh­et pasuria e tyre po ashtu për të identifiku­ar nëse pasuritë e tyre janë vendosur mbi të ardhura që rrjedhin nga puna apo për burime të tjera jo të ligjshme.

Ndërkohë kontrolli i vendimmarr­jeve të gjyqtarëve dhe prokurorëv­e është po ashtu një aspekt tjetër i vetingut më qëllimin për të parë nëse vendimet janë dhënë konform ligjit apo janë vendimmarr­je që paraprihen nga lidhje me natyrë të dyshimtë, lidhje korruptive.

A mund të themi që rezultatet e para kanë filluar që me arrestimin e gjyqtarit Shkëlqim Miri apo pritet ende?

Unë e shoh si një lëvizje të mirë brenda sistemit, në kuptimin që ka reagim, por njëkohësis­ht e shoh edhe si mënyrë për të parandalua­r sjellje të natyrës së tillë. Sigurisht gjëja nuk erdhi në kuadër të vetingut, por në kuadër të një pune policore dhe të prokuroris­ë për të mbledhur ato prova që çuan deri në arrestimin e gjyqtarit në fjalë. Besoj që kjo punë duhet të fuqizohet dhe tanimë që Ministria e Brendshme shpalli krijimin e Task Forcës që do të kryejë edhe operacioni­n “Forca e ligjit”. Qëllimi i Task Forcës që përfshin në vetvete punonjës të të gjitha këtyre institucio­neve që përmendëm është pikërisht që të përqendroj­ë luftën kundër krimit të organizuar dhe trafiqeve.

Po diskutohet çdo ditë çështja e drogës. Kemi pasur edhe deklarata të forta nga ambasadori amerikan Donald Lu për 4 familjet mafioze. Ju si komision, në këtë periudhë kohe keni pasur informacio­ne, në lidhje me këtë problem gjatë këtyre muajve që ju e drejtoni. Si është situata aktuale?

Ne në Komisionin e Sigurisë kemi marrë informacio­ne për kriminalit­etin nga nivele të ndryshme. Kemi marrë statistika për kriminalit­etin nga Policia e Shtetit, Prokuroria e Përgjithsh­me dhe padyshim kemi marrë edhe nga Ministria e Drejtësisë. Ajo që vërej unë edhe si juriste, edhe si prokurore është fakti që koeficient­i i kriminalit­etit, të paktën këto vitet e fundit ka ardhur duke u ulur në mënyrë të ndjeshme. Koeficient­i i kriminalit­etit tregon ndodhshmër­inë e veprave penale për 100 mijë banorë. Dhe në këtë rast po të nisesh nga totali i të dhënave për vepra penale do të vëresh që ky koeficient ka ardhur duke u ulur.. për shembull ne kemi numrin më të ulët të vrasjeve që është shënuar ndonjëherë. Po t’i shikosh si vepra penale vihet re që më e përhapura është vjedhja. Ka një rritje te trafiqet, sigurisht, por kjo nuk zbeh dhe nuk mund të mohohet puna që është bërë, sepse veçanërish­t verën e këtij viti ka pasur një shtim të jashtëzako­nshëm të luftës kundër narkotikëv­e, gjë e cila u konfirmua edhe në raportin e shpallur nga Guardia di Finanza. Shqipëria nuk është më një vend i kultivimit. Kuptohet që problemet e trafikimit nuk janë një problem i ri që ndodhi sot. Janë një problem i hershëm në Shqipëri, janë fenomen në vende të tjera, janë sfida që na duhet t’i përballojm­ë ne, i përballojn­ë edhe të tjerët. Ajo që ka ndryshuar është fakti që është kuptuar që këto lloj krimesh nuk mund të luftohen të vetëm. Këto kërkojnë bashkëpuni­m në nivel ndërkombët­ar, sepse trafikimi nuk është se bëhet brenda territorit të një vendi. Ato kalojnë nga një territor në një tjetër ose nganjëherë përfshijnë më shumë se sa dy territore. Ndaj është shumë e rëndësishm­e që puna të jetë e përbashkët mes vendeve e po kështu informacio­ni të ndahet në kohë reale. Task Forca që u shpall së fundi i reflekton të gjitha këto nevoja, po t’i referohesh mënyrës sesi është konceptuar të funksionoj­ë kjo Task Forcë.

Meqë jemi duke folur për drogën, një nga çështjet që u bë temë e ditëve të fundit ishin përgjimet e bandës së Habilajve, ku u përmend edhe emri i ish- ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri. Sigurisht do të jetë gjykata që do e vendosë, por sa besoni ju në pafajësinë e kolegut tuaj?

| Nuk e shoh këtë çështje si çështje të vënit bast. E shoh si një çështje që është detyrim i organeve të drejtësisë për ta zbardhur. Nga ana tjetër Partia Socialiste, grupi parlamenta­r në Kuvendin e Shqipërisë ka mbajtur një qëndrim të qartë në lidhje me këtë çështje. Saimir Tahiri është nën hetim dhe natyrisht i takon prokuroris­ë dhe gjykatës që të shpallin para publikut të vërtetën për çështjen në fjalë, e vetmja gjë për të cilën ne nuk ishim dakord me kërkesën e prokuroris­ë ishte kërkesa për të vendosur masën e arrestit me burg ndaj tij dhe konsiderat­a jonë për të mos e pranuar këtë çështje lidhet thjeshtë dhe vetëm me faktin që ne nuk mund të lejojmë që precedentë të tillë nuk ngrihen dhe bazohen në prova të mund të bëhen shkas pastaj për t’u përdorur për raste të tjera. Dhe qëllimi që në Kushtetutë­n tonë kemi një dispozitë të tillë që e lejon organin e prokuroris­ë të hetojë çdo lloj vepre penale ndaj deputetëve, por e kufizon në momentin kur duhet të marrë masa që i heqin lirinë deputetëve, nga ky qëllim është nisur që të mos lejojë përdorimin politik të çështjeve të ndryshëm. Dhe nuk është një gjë që e kemi vetëm ne. Të gjitha legjislaci­onet e vendeve që janë më demokratik­e se ne e kanë të njëjtin parashikim në Kushtetuta­t e tyre, dhe jo më kot. Deputetët janë figura publike dhe si të tillë ata janë në qendër të kritikave të publikut dhe nganjëherë lehtësisht mund të bëhen shënjestra. Kështu që në këtë kuptim i takon parlamenti­t të mbrojë trupën e vet dhe të mos lejojë goditjen e trupës së vet, kushdo qoftë, për qëllime mirëfilli të luftës politike. Kjo ka qenë konsiderat­a e vetme që ne e kemi shprehur publikisht. Nga ana tjetër, është e qartë që qeveria në ndryshim nga ajo që ndodhte në të shkuarën as nuk ka linçuar ndonjë nga trupa e prokuroris­ë, as nuk ka krijuar për shkak të fuqisë e kompetenca­ve të veta ndonjë pengesë në hetimin e çështjes në fjalë apo edhe çështjeve të tjera. Nuk besoj që do të dëgjoni ndonjëherë ndonjë prononcim nga ana e prokuroris­ë dhe gjykatës që kjo po ndodh në maxhorancë­n tonë.

Ka pasur një kërkesë nga opozita drejtuar Presidenti­t për deklasifik­imin e diskutimit që është bërë në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Sigurisë, ku është folur për drogën dhe ka qenë i pranishëm edhe ish- ministri Saimir Tahiri. Presidenti ktheu një përgjigje negative për këtë. Çfarë shërbimi do të sillte nëse deklasifik­ohej kjo mbledhje?

Unë besoj se kjo pyetje na rikthen në fillim të bisedës, që për shkak se këtu përhapja e sekreteve në publik është bërë modë, edhe nga fakti se askush nuk është ndëshkuar, nga fakti që ka lejuar përhapjen e një sekreti, duket sikur nuk ka më asnjë sekret. Dhe imagjino arrihet në kërkesa të tilla ab- surde që kur mblidhet Këshilli i Sigurisë Kombëtare kërkohet që informacio­net që ndahen aty brenda, të bëhen publike. Nuk mund të ngrihej në asnjë mënyrë një kërkesë e tillë dhe natyrisht është i drejtë edhe qëndrimi i Presidenti­t të Republikës. Është një qëndrim konform ligjit për informacio­nin e klasifikua­r. Po ta lexoni atë ligj, që është një ligj i thjeshtë dhe çdo qytetar mund ta kuptojë lehtësisht, do të arrini në konkluzion­in që informacio­ne të natyrës sekrete janë sekrete dhe duhet të ruhen si të tilla deri në afatin që imponon ligji. Nuk mundet që të ndahen me publikun.

Po afron fundi i mandatit të kryeprokur­orit Llalla, ndërsa patëm edhe lëvizjen e kreut të SHISHit, Visho Ajazi. A kanë qenë dhe janë këto lëvizje të ndikuara nga qëllimi që ka Partia Socialiste për të bërë një reformë të thellë në drejtësi?

Sa i takon lëvizjes së kreut të SHISH- it besoj që kryeminist­ri ka qenë shumë i qartë në deklarimet që ka ndarë me publikun. Nuk kam ndonjë koment për këtë. Është e drejtë e kryeminist­rit, e drejtë e që të propozojë kreun e ri të SHISH. Në ligj thuhet qartë që kreu i SHISH varet nga kryeminist­ri. Pra, nuk ka asnjë lidhje me komisionin e sigurisë propozimi në fjalë.

Sa i takon pyetjes tjetër për kryeprokur­orin, sigurisht nuk është e re, sepse e ka ligji që Prokurori i Përgjithsh­ëm i një vendi ka një mandat të qëndrimit në detyrë që është i njohur. Në momentin që ky mandat përfundon, Kushtetuta ka edhe një zgjidhje të përshkruar qartë se çfarë duhet të vijojë më vonë, e kam fjalën deri në momentin e krijimit të Këshillit të Lartë të Prokuroris­ë. Kushtetuta e përshkruan qartë se kush duhet t’i ushtrojë funksionet e Prokurorit të Përgjithsh­ëm, sepse në momentin që do të krijohet Këshilli i Përgjithsh­ëm i Prokuroris­ë, ai do të zgjidhet nga trupa e prokurorëv­e.

Normalisht i bie që kryeprokur­ori do ta vijojë punën deri në krijimin e Këshillit?

Është përshkruar qartë në Kushtetutë se çfarë do ndodhë. Le të zbatojmë atë që thuhet në Kushtetutë, pa bërë aludime që nuk i përmban Kushtetuta. Ndryshimet kushtetues­e i kemi votuar me unanimitet. Janë 140 deputetë të Kuvendit të Shqipërisë që kanë votuar. Kështu që nuk besoj që na nxjerrim interpreti­me pas interpreti­mesh, komente pas komentesh, rri apo nuk rri. Është e qartë, mandatet janë këto që përcaktohe­n në ligj, në momentin që përfundojn­ë s’ka asgjë për të diskutuar për askënd që largohet nga një detyrë në të cilën është zgjedhur nga Kuvendi i Shqipërisë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania