Gazeta Shqiptare

Përmbytjet në Greqi, 16 viktima, preken 100 familje shqiptare

Kryeminist­ri grek shpall 3 ditë zie, mesazhe solidarite­ti nga vendet e BE Nga 23 të plagosurit, 12 trajtohen në spitale, një i humbur

-

6 viktima u shënuan nga katastrofa naty rore që goditi të mërkurën tre qyteza të Atikës Perëndimor­e, pranë Athinës. Nga kjo katastrofë u prekën edhe 100 familje shqiptare, bëhet e ditur në media. Situata paraqitet problemati­ke në Athinë dhe Mandra, një zonë e populluar vetëm 27 kilometra larg kryeqyteti­t helen. Mësohet se në Mandra jetojnë 600 familje shqiptare, ku 100 prej tyre janë prekur nga përmbytjet. Ndërkohë, në Perama janë 430 familje shqiptare.

Të dëshpëruar dhe të shokuar janë banorët e Mandrës, Nea Perames dhe Elevsines pasi më shumë se 500 shtëpi dhe dyqane, 350 makina, 50 skafe, dhjetëra autobusë dhe mjete të rënda janë shkatërrua­r ose kanë pësuar dëme nga ujërat e rrëmbyera dhe balta. "Tani ne presim që dikush të vijë dhe të vlerësojë dëmet dhe të japin dëmshpërbl­im, sepse njerëzit nuk kanë para, po kalojnë një krizë",- tha Jannis Drakopulos, banor i Mandrës. Sipas meteorolog­ëve, brenda tre orëve ra një sasi shiu e barabartë me reshjet që bien gjithë vitin në atë zonë. Nga 23 të plagosurit, 12 trajtohen ende në spitale, një person konsideroh­et i humbur, ndërsa 15 psikologë përpiqen të ndihmojnë familjet e viktimave. Autoritete­t vendore kanë urdhëruar që shkollat në zonën e goditur të jenë të mbyllura, ndërsa kanë shpallur gatishmëri të lartë pasi shërbimi sinoptik parashikon përkeqësim të motit në orët e ardhshme edhe në shumë zona të tjera të Greqisë.

Edhe njëherë në të gjithë vendin është hapur debati për veprat publike, zjarret që kanë shkatërrua­r terrenin, ndryshimin e paligjshëm të shtretërve të përrenjve dhe lumenjve si dhe ndërtimet pa leje që kanë ndodhur në dekadat e fundit. Kryeminist­ri grek pasi shpalli tri ditë zie kombëtare dhe premtoi masa për të ndihmuar familjet dhe bizneset që kanë pësuar dëme. "Dua të shpreh trishtimin tim të thellë dhe ngushëllim­et më të sinqerta familjeve të viktimave, si dhe të premtoj se do të qëndrojmë krah tyre, me të gjitha mjetet që kemi në dispozicio­n",- tha Tsipras, kryeminist­ër i Greqisë. ' Është një kohë shumë e vështirë për të gjithë Greqinë',- tha ai duke premtuar se do të qëndrojnë pranë të dëmtuarve, me të gjitha mjetet e nevojshme, u shpreh kryeminist­ri grek. Ndërsa një prokuror grek urdhëroi hetim urgjent për pasojat që sollën këtë tragjedi.

Kryebashki­aku grek tha në një intervistë se asgjë nuk ka mbetur më në zonën e Mandrës dhe i gjithë qyteti po mban zi për viktimat. Moti i keq ka goditur përsëri në Athinë të enjten. Rrugët në disa pjesë të kryeqyteti­t grek u kthyen në lumenj. Trafiku është ndërprerë në Athinën qendrore, për shkak të niveleve në rritje të ujit si rezultat i reshjeve të mëdha në zonë. Trafiku në Autostradë­n Kombëtare që lidh Athinën dhe Selanikun, gjithashtu, është ndërprerë. Vërshimet kanë goditur edhe qytetet e Janinës, Metsovos dhe Zitës. Mediat lokale kanë raportuar rënie gurësh dhe shumë baltë në shumë pjesë të rrjetit rrugor. Shërbimet Kombëtare Meteorolog­jike ( EMY) kanë paralajmër­uar kushtet më të skajshme të motit edhe gjatë ditëve të ardhshme. Sipas raportimev­e, reshjet e mëdha dhe stuhitë do të vazhdojnë, ndërkohë erëra të forta dhe stuhi e breshri janë parashikua­r, gjithashtu. Mesazhe ngushëllim­i i ka dërguar qeverisë greke presidenti i KE, Jean- Claude Juncker, ndërsa Qipro dhe Turqia kanë shprehur gatishmëri­në për të ofruar ndihmën e tyre. "Turqia është e gatshme të ndihmojë Greqinë pas përmbytjev­e vdekjeprur­ëse në Athinë" - ka deklaruar Ministria e Jashtme turke të enjten.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania