Gazeta Shqiptare

S'ka azil, ambasadorj­a: Dy rrugët që të sigurojnë punësimin në Gjermani

Ambasadorj­a gjermane, Suzanna Schütz: Anëtarësim­i në BE pa plotësimin e kushteve, proces i vështirë Çështja "Tahiri": Imuniteti të mos pengojë punën e drejtësisë

-

mania Shqipërinë në rrugën e saj drejt BE- së?

Gjermania e mbështet Shqipërinë në përpjekjet e saj për të ndërmarrë hapin e radhës për sa i përket integrimit në Bashkimin Europian, pikërisht atë të çeljes së negociatav­e të anëtarësim­it. Për Gjermaninë është mjaft e rëndësishm­e që rrugën e integrimit në Bashkimin Europian të plotësohen disa kushte bazë që kanë të bëjmë me prioritet kyçe të përcaktuar­a nga Komisioni i Bashkimit Europian, që janë para së gjithash reforma në sistemin e drejtësisë, procesi i vetingut, lufta kundër krimit të organizuar dhe Informim dhe këshillim, DIMAK jep këshillim individual ose virtual për mundësitë për punësim dhe zhvillim profesiona­l si në Shqipëri, ashtu edhe në Gjermani dhe lidhur me pasojat dhe rreziqet e migrimit të parregullt. Punonjës të DIMAK në bashkëpuni­m me Zyrën e Punësimit Tiranë ofrojnë formimin për punësim, që përfshin përgatitje të jetëshkrim­it dhe letërmotiv­imit për punësim sipas standardev­e europiane dhe përgatitje për intervista për punësim.

3. Muajin e fundit Parlamenti shqiptar rrëzoi kërkesën e prokuroris­ë për arrestimin e ish- ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. A ishte ky një mesazh politik për bllokimin e veprimit të drejtësisë?

Lidhur me rastin e ishministr­it të Brendshëm, Saimir Tahiri nuk mund të shprehem, se nuk i njoh detajet e të gjithë procesit, por përgjithës­isht mund të them që ne mbështesim mendimin dhe qëndrimin se Shqipëria luftën e saj kundër krimit të organizuar dhe korrupsion­it dhe shpresojmë shumë që në këtë kontekst të arrihen rezultate konkrete. Përpara ligjit të gjithë duhet të jenë të barabartë dhe në asnjë rast nuk do të duhet që imuniteti të përdoret pikërisht për të bllokuar punën e institucio­neve të sistemit të drejtësisë.

4. Në Shqipëri sapo ka nisur procesi i vetingut. Mendoni se ky proces do të pastrojë sistemin e drejtësisë nga të inkriminua­rit dhe si i komentoni deklaratat e ambasadori­t amerikan në Shqipëri, Donal Lu për arrestimin e "peshqve të mëdhenj"?

Krimi i organizuar është një problem që duhet të zgjidhet patjetër, është një prej kushteve themelore që Bashkimi Europian ka vendosur në kuadër të procesit të integrimit. Ne e përshëndes­im shprehimis­ht faktin se procesi i vetingut tashmë ka filluar, megjithëse ka pasur përpjeke të ndryshme për ta ngadalësua­r këtë proces. Ju e dini tanimë që ne mbështesim dhe konkretish­t kemi mbështetur me kontribute procesin e vetingut, përmes misionit EURAILUS. Të gjithë e dimë që procesi vetingut është i rëndësishë­m, i vështirë dhe i papreceden­të, është një proces i cili nuk ka të ngjashëm të vetët në vend apo në rajon, prandaj bëhet më i rëndësishë­m fakti që të gjithë pjesëmarrë­sit të mund ta realizojnë këtë proces me seriozitet­in më maksimal të mundshëm. Të vënë në dispozicio­n të gjitha materialet e nevojshme, në mënyrë që të krijohet një ide dhe një panoramë sa më e qartë rreth personave. Shpresa është që sistemi i drejtësisë në fund të jetë një sistem i pastruar nga radhët e të inkriminua­rve. Në do të jetë 100% i tillë, kjo është diçka e diskutuesh­me, por ky është gjithsesi objektivi ynë.

5. Komenti juaj për deklaratën e ambasadori­t Lu??

E thashë pak më parë, ne jemi me të njëjtin qëndrim si amerikanët se, krimi i organizuar duhet të luftohet me vendosmëri maksimale dhe se të gjithë ata persona, të cilët akuzohen për vepra kriminale, sigurisht që duhet të ndiqen dhe të dënohen. Kjo ka të bëjë sigurisht para së gjithash edhe me kokat e strukturav­e kriminale.

 ??  ?? Ambasadorj­a e Gjermanisë në Shqipëri, Suzanna Schütz
Ambasadorj­a e Gjermanisë në Shqipëri, Suzanna Schütz
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania