Gazeta Shqiptare

Nis procesi i vetingut në prokurorin­ë e Tiranës

Në shqyrtim dosja CEZ për transfertë­n e 6.8 mln euro dhe e Mark Frrokut për vrasjen në Belgjikë Në "sitë" katër emrat e çështjeve më të bujshme

-

shtë hedhur dje shor ti për nisjen e proces it të vetingut në prokurorin­ë e Tiranës. Mësohet se në filtër do të jenë prokurorët që garojnë për Këshillin e Lartë të Prokuroris­ë. Pas shortit të hedhur pritet të verifikohe­n dosjet e prokurores Antoneta Sevdari, e cila ka përfaqësua­r akuzën në çështjen "CEZ". Gjithashtu, në kontroll do të kalojnë dhe dosjet e prokurorit Adriatik Cama, i cili ka përfaqësua­r organin e akuzës në gjyq, në procesin ndaj ish- deputetit Mark Frroku.

PROKURORËT

Antoneta Sevdari është prokurorja që ka çuar në gjyq një nga dosjet e CEZ, me të akuzuar Kastriot Ismailaj dhe Josef Hajsek. Ismailaj u akuzua për tre vepra penale, mashtrim me pasoja të rënda me borxhet e CEZ, rreth 5 milionë euro, pastrim parash dhe falsifikim dokumentes­h. Kjo çështje është mbyllur me sekuestrim­in e 5 mln eurove që kanë kaluar në arkën e shtetit dhe dënimin e Ismailajt me 15 vjet burg. Ndërsa mazhoranca e ka akuzuar prokurorin­ë se për aferën e çështjes CEZ ajo nuk po heton deklaratat e personave të përfshirë në të, ndërkohë që në Çeki një hetim i tillë po bëhet. Gjithashtu, dyshohet se Nue Kalaj, personi i akuzuar se ka luajtur rolin e sekserit për marrëveshj­en e privatizim­it të OSSH, ka marrë 7 milionë euro para zgjedhjeve të 2009- s në llogaritë e tij bankare nga CEZ. Në kontroll do të jenë edhe dosjet e Adriatik Camës, i cili ka përfaqësua­r akuzën në gjykimin ndaj ish- deputetit Mark Frroku, i cili akuzohet për kryerjen e një vrasjeje në Belgjikë. Prokuroria e ka ankimuar vendimin për pafajësinë e Frrokut të dhënë nga Gjykata e Shkallës së Parë. Në

 ??  ?? Prokuroria e Tiranës
Prokuroria e Tiranës
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania