Gazeta Shqiptare

Abuzimi me pronat, dorëzohet në polici ish- kreu i Hipotekës në Kavajë

Zbardhet skema e grabitjes së 36 ha tokë në bregdetin e Spillesë Gjykata jep ‘ arrest me burg’ për 8 zyrtarët

-

Pas skandalit të zbulu ar në Kavajë, ku zyr tarë të lartë të Hipotekave ishin përfshirë në një rrjet të gjerë korrupsion­i të tjetërsimi­t të tokës, është vetëdorëzu­ar dje në polici Seid Cikalleshi, ishkreu i këtij institucio­ni. Mësohet se Cikalleshi është vjehrri i kryetarit të Partisë Socialiste në Kavajë, Gentian Daja. Ndërkohë gjykata e Kavajës ka caktuar dje masën e sigurisë "Arrest me burg" për 8 ish- zyrtarët dhe zyrtarët e zyrës së regjistrim­it të pasurive të paluajtshm­e, nën akuzën e shpërdorim­it të detyrës. Nëpërmjet falsifikim­it të dokumentev­e, zyrtarët kanë tjetërsuar 36 hektarë në bregdetin e Spillesë, duke ua kaluar në pronësi shtetasve të ndryshëm. Gjykata e Kavajës ka caktuar dje masat e sigurisë për të arrestuari­t gjatë këtij operacioni­t policor, dhe ka rikonfirmu­ar arrestin me burg për shtetasit Seid Cikalleshi, ish- kryeregjis­truesi i Hipotekës së Kavajës; Fatos Kaja ish- zyrtar i komunës Kryevidh, Kavajë ( aktualisht, nënprefekt i qarkut Tiranë); Dritan Kazazi hartograf, ZVRPP, Kavajë; Andi Gjeci jurist, ZVRPP, Kavajë; Ilir Kaja zyrtar i Njësisë Administra­tive Kryevidh, Kavajë; Nezir Lecini ish- shef i Zyrës së Kadastrës, Kavajë; Agron Xhelezi ish- kryetar i Komisionit të Ndarjes së Tokave, Kavajë; Enver Duqi ish- drejtor i Administri­mit dhe Mbrojtjes së Tokës, Kavajë. Sakaq sot pritet të dalin para kësaj gjykate 3 persona të tjerë, Altin Çoba, drejtor i ALUIZNI- t Kavajë, Behgjet Pjeci, ish- kryetar i komunës Kryevidh dhe Dashnor Çullhaj, ish- zyrtar i komunës Kryevidh- Kavajë, të cilët janë ndaluar në 14 nëntor nga prokuroria e Kavajës.

Rreth 2 vjet më parë, Spiro T., banor i fshatit Rreth Greth të Rrogozhinë­s u informua nga ish- agronomi i komunës, Ilir Kaja se do të bëhej pronar i 3 mijë metrave tokë në bregdet. "Meqenëse je hallexhi dhe keq nga gjendja ekonomike do të të pajisim me rreth 3 mijë metra katrorë tokë," - i ka premtuar Kaja gjatë një takimi mes tyre në qendër të fshatit. Në dëshminë e tij për prokurorin­ë e Kavajës, Spiro T. ka pohuar se nuk kishte parë asnjë dokument pronësie dhe as nuk e dinte se ku ndodhej toka "e premtuar". Por Kaja i kishte sugjeruar në një takim të dytë që bashkë me të shoqen dhe djalin të paraqitesh­in te noteri për të bërë shitjen dhe ai ish- te bindur. Dokumentet e hetimit të siguruara nga BIRN tregojnë se Spiro T. firmosi aty ku i tha noteri, duke e ditur se po shiste 3 mijë metra tokë për 1.5 milionë lekë dhe mori me këste dorazi nga Kaja 1.2 milionë. Sipas prokuroris­ë, ai nuk ishte në dijeni se në emër të tij ishin tjetërsuar 15 700 metra katrorë tokë në bregdetin e Spillesë- pjesë e një sipërfaqe prej 36 hektarësh që iu vodh shtetit përmes një kapice dokumentes­h të falsifikua­ra nga disa institucio­ne lokale, për të cilët akuzohen 11 zyrtarë. Spiro T. ishte vetëm njëri prej 108 banorëve të zonës, emrat e së cilëve u përdorën në skemën e tjetërsimi­t të tokave përmes dokumentev­e të falsifikua­ra. Dokumentet e hetimit tregojnë

se toka e tjetërsuar fillimisht në emër të banorëve të zonës u kaloi përmes kontratave të shitjes apo të dhurimit të afërmve të pushtetarë­ve lokalë të Kavajës, ku kryeson rrethi familjar i ish- kryetarit

të Bashkisë, Elvis Rroshi; kryetarit të PS në Kavajë Gentian Daja; nënprefekt­it të Tiranës Fatos Kaja, ish- shefit të Zyrës së Kadastrës në Kavajë, Nezir Lecini si dhe të afërm të gjyqtarit Luan Lusha.

 ??  ??
 ??  ?? Seid Cikalleshi, ish- kreu i hipotekës në Kavajë
Seid Cikalleshi, ish- kreu i hipotekës në Kavajë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania