Gazeta Shqiptare

Trafik droge Holandë- Itali, arrestohen 14 persona, 6 prej tyre shqiptarë

Organizata kriminale bashkëpuno­nte me klanet mafioze bareze, Di Cosimo e Parisi Kokaina e sjellë nga Amerika me vlerë 4 mln euro Misteri, shqiptari digjet i gjallë brenda në makinë

-

Policia italiane në bash këpunim me atë holandeze kanë zbuluar dhe goditur një organizatë kriminale që merrej me trafik ndërkombët­ar të lëndëve narkotike. Superopera­cioni antidrogë është finalizuar me sekuestrim­in e një sasie prej afro 1 ton kanabis sativa. Ndërkohë, kanë përfunduar 14 persona, mes të cilëve 6 shqiptarë. Mësohet se hetimet janë kryer nga antimafia e Firences dhe autoritete­t gjyqësore holandeze. Sipas burimeve nga vendi fqinj, personat e arrestuar gjatë operacioni­t të kryer në Firence, Amsterdam dhe Roterdam akuzohen për trafik ndërkombët­ar droge, armëmbajtj­e pa leje armësh si dhe riciklim parash. Po të njëjtat burime thanë se fitimet e shitjes së drogës investohes­hin në prostituci­on.

HETIMET

Policia e Firences i ka nisur hetimet e këtij operacioni në maj të vitit 2015 nën drejtimin e Drejtorisë së Përgjithsh­me Antimafia e me urdhër të Prokuroris­ë së qytetit të Firences. Nga hetimet e kryera është bërë e mundur zbulimi i organizatë­s kriminale, kryesisht e përbërë nga shqiptarë, të cilët trafikonin lëndë narkotike nga Amerika e Jugut përmes Holandës në Itali dhe Angli si dhe riciklonin paratë e përfituara nga biznesi i drogës. Gjithashtu, nga hetimet e kryera ka rezultu- Edhe një vit më parë në 2016- ën, në operacioni­n "Toka Jonë", mes të arrestuarv­e kishte një numër të madh shqiptarës­h të lidhur me familjet mafioze. Një operacion që zgjati afro një vit dhe kishte zbuluar një shpërndarj­e të drogës nga Milano në pjesën tjetër të Italisë. Por hetuesit italianë theksojnë se dihet ende pak për familjet dhe klanet që përbëjnë mafien shqiptare dhe lidhjet që ata kanë në Itali. Një nga pistat është se trafikantë­t shqiptarë janë lidhur me familjet e Sacra Corona Unita - mafia e Pulias - me anë të martesave mes anëtarëve të bandave dhe vajzave të familjeve mafioze italiane.

ar se kjo organizatë kriminale bashkëpuno­nte me dy klanet mafioze të qytetit të Barit Di Cosimo e Parisi. Në kuadër të hetimeve, në maj, në Bari u arrestuan eksponentë të shquar të dy klaneve bareze, të cilët kishin gjetur te organizata shqiptare një kanal të qëndrueshë­m të furnizimit me drogë, e cila më pas shitej në sheshet kryesore të qyteteve të Puljas. Përgjatë hetimeve të këtij operacioni janë sekuestrua­r 140 kg kokainë në vlerë 4 milionë euro; 700 kg marijuanë; 4 milionë euro cash; 8 armë zjarri dhe një granatë. Në sekuestro janë vënë dhe disa banesa e automjete në Holandë si dhe një biznes tregtar. Hetimet e fundit kanë vërtetuar se ky grup kriminal ishte i gatshëm të trafikonte në tregun italian rreth 20 kg kokainë rreth 97% e pastër në çdo dy javë. Po gjatë këtij operacioni, janë vënë nën hetim 30 persona, të cilët dyshohen si bashkëpunë­torë më anëtarët e këtij grupi kriminal.

Edhe një vit më parë në 2016- ën, në operacioni­n "Toka Jonë" mes të arrestuarv­e kishte një numër të madh shqiptarës­h të lidhur me familjet mafioze. Një operacion që zgjati pothuajse një vit dhe kishte zbuluar një shpërndarj­e të drogës nga Milano në pjesën tjetër të Italisë. Por hetuesit italianë theksojnë se dihet ende pak për familjet dhe klanet që përbëjnë mafien shqiptare dhe lidhjet që ata kanë në Itali. Një nga pistat është se trafikantë­t shqiptarë janë lidhur me

familjet e Sacra Corona Unita - mafia e Pulias - me anë të martesave mes anëtarëve të bandave dhe vajzave të familjeve mafioze italiane.

GREQI - Një shqiptar ka humbur dje jetën në mënyrë tragjike në lagjen "Vuliagmeni" në Athinë, pasi ai është djegur i gjallë brenda makinës. Ngjarja u regjistrua pak para orës 10: 00 pranë portit sipas orës lokale. Mediat greke raportojnë se bëhet fjalë për një 50- vjeçar shqiptar. Nga hetimet e deritanish­me rezulton se targat e makinës së djegur i përkasin pikërisht shqiptarit, ndërsa identiteti­n e tij nuk e kanë bërë me dije. Makina tip "Citroen" është djegur tërësisht, po kështu edhe viktima që ndodhej në sediljen e shoferit. Pas kryerjes së hetimeve paraprake ka rezultuar se zjarri ka rënë nga brenda automjetit, kurse shkaqet janë ende të paqarta. Ndërkohë, kufoma është dërguar në departamen­tin e mjekësisë ligjore për t'u kryer autopsia. Sakaq, policia e Athinës ka nisur hetimet për ngjarjen dhe ka lënë të hapura të gjitha pistat.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania