Gazeta Shqiptare

Transporto­nin 20 kg kanabis me makinë, arrestohen dy persona nga Tirana

"Ura e Muhurrit", shpallet në kërkim një tjetër

-

DIBËR - Policia e Dibrës ka sekuestrua­r një sasi prej 20 kg kanabis, ndërsa ka arrestuar në flagrancë dy persona dhe ka shpallur në kërkim një tjetër. Mësohet se gjatë operacioni­t të koduar "Ura e Muhurrit", u vunë në pranga 47- vjeçari Asllan Cani dhe 22- vjeçari Ervin L., të dy banues në Tiranë. Burime zyrtare nga Drejtoria e Policisë së Qarkut të Dibrës pohuan se specialist­ët e sektorit të Antidrogës në vijim të punës për evidentimi­n dhe goditjen e veprimtari­së kriminale në fushën e narkotikëv­e, gjatë orëve të mbrëmjes të së mërkurës kanë goditur një tjetër rast. Mbi bazën e informacio­neve të marra në rrugë operative se dy shtetas po transporto­nin me një automjet lëndë narkotike në aksin rural Zall- DardhëMuhu­rr, menjëherë kanë organizuar punën për goditjen e këtij rasti. Si rezultat i ndërhyrjes së befasishme të policisë në vendin e quajtur "Ura e Muhurrit" është bërë ndalimi i automjetit tip "Suzuki", me targa AA 084 FS dhe me drejtues shtetasin Asllan Cani. Gjatë kontrollit në pjesën e bagazhit të automjetit janë gjetur dhe sekuestrua­r në cilësinë e provës materiale 2 thasë me lëndë narkotike me peshë totale 20 kg kanabis sativa. Në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë kapja në flagrancë e 47- vjeçarit Cani dhe 22- vjeçarit Ervin L., të cilët akuzohen për veprën penale: "Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike" kryer në bashkëpuni­m. Ndërkohë, u shpall në kërkim policor shtetasi R. C., 29 vjeç, banues në Tiranë, i cili akuzohet për veprat penale: "Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike" kryer në bashkëpuni­m dhe "Mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të policisë". Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua­n edhe dy aparate celularë dhe automjeti, me të cilin lëviznin tre personat e mësipërm. Materialet hetimore do t'i kalojnë prokuroris­ë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për veprime të mëtejshme. en. do.

 ??  ?? Arrestimet gjatë operacioni­t antidrogë në Dibër
Arrestimet gjatë operacioni­t antidrogë në Dibër

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania