Gazeta Shqiptare

Masakra e Mamurrasit, prokuroria kërkon 107 vjet burg për 4 persona

Konflikti mes palëve nisi në Suedi dhe degjeneroi me 1 të vrarë e 2 të plagosur në 2015- ën Pretenca për 2 vëllezërit Mamli e 2 kushërinjt­ë Tafa

-

Prokuroria e Kurbinit ka kërkuar dënimin me 107 vjet burg për 4 persona, të cilët akuzohen për masakrën e Mamurrasit. Ngjarje kjo e ndodhur dy vite më parë në qendër të këtij qyteti, ku mbeti i vrarë një person si dhe u plagosën dy të tjerë. Burime zyrtare nga organi i akuzës dje bënë me dije se të pandehurit Elton Mamli dhe Tom Mamli, vëllezër me njëri- tjetrin, më 23 shtator të vitit 20015 janë përfshirë në një konflikt të armatosur me kushërinjt­ë Gazmir dhe Taulant Tafa, në Mamurras, pranë stacionit të trenit. Mësohet se gjatë konfliktit me armë mbeti i vdekur Naim Tafa, i përfshirë në përleshje. Ndërkohë që u plagosën rastësisht shtetasit: Idriz Tafa dhe Altin Çoku, të cilët gjendeshin bashkë me shumë persona të tjerë, në zonën e stacionit të trenit. Në përfundim të gjykimit, Prokuroria e Kurbinit kërkoi dënimin me 33 vite burg për Tom Mamlin, 26 vite burg për Elton Mamlin, 24 vite burg për Gazmir Tafën dhe 24 vite burg për Taulant Tafën. Të katër personat në fjalë akuzohen për veprat penale "Vrasje në rrethana cilësuese" dhe "Mbajtje pa leje të armëve luftarake". Gjithashtu, Prokuroria e Kurbinit kërkoi dënimin me 2 vjet burgim për shtetasin Dorian Mamli, i akuzuar për "Moskallëzi­m krimi".

HETIMET

Burime nga Prokuroria e Kurbinit pohuan se nga hetimet e kryera ka rezultuar se konflikti ndërmjet familjeve Tafa dhe Mamli ka filluar kohë më parë në Suedi, ku janë përplasur fizikisht për motive të dobëta kushëriri i të pandehurve Tafa, Edmond Tafa me vëllezërit Mamli. Ky konflikt ka vijuar edhe në Shqipëri. Rreth një muaj para ngjarjes, i dëmtuari në Suedi, Edmond Tafa dhe i pandehuri Gazmir Tafa kanë rrahur Konflikti i armatosur ka ndodhur në një moment, kur ambienti përreth ka qenë i populluar me shumë njerëz. Nga goditjet me armë, ka mbetur i vdekur Naim Tafa, i cili ndodhej nën shoqërinë e kushërinjv­e Tafa. Nga ekspertiza, rezulton se ai është vrarë nga arma e përdorur nga Tom Mamli. Po ashtu, nga goditjet me armë, kanë mbetur të plagosur edhe Idriz Tafa dhe Altin Çoku, të cilët gjendeshin rastësisht në vendin e ngjarjes.

në Mamurras Elton Mamlin. Pas kësaj ngjarjeje, vëllezërit Mamli kanë debatuar edhe me kushëririn e tyre, Dorian Mamli, për faktin se ky i fundit shoqërohej me Tafajt, të cilët ishin "kundërshta­rët e tyre". Por, pavarësish­t presionit, Dorian Mamli nuk ka pranuar të shkëpusë marrëdhëni­et me Tafajt dhe për këtë arsye, ditën e ngjarjes, më 23 shtator 2015, vëllezërit Elton dhe Tom Mamli kanë rrahur kushëririn e tyre, Dorian Mamlin. Pas këtij episodi, vëllezërit Mamli janë larguar me mjetin e tyre "Range Rover". Ndërsa Dorian Mamli është takuar me kushërinjt­ë Tafa, të cilëve u ka treguar për ngjarjen. Këta të fundit ( Tafajt) kanë dalë me mjetin e tyre, tip "Benz", në kërkim të vëllezërve Mamli. Të dy palët janë përballur me njëritjetr­in pranë stacionit të trenit dhe fillimisht kanë përplasur mjetet e tyre në mënyrë të drejtpërdr­ejtë. Pas përplasjes, të dy palët, të armatosur, kanë dalë nga mjetet dhe kanë qëlluar kundër njëri- tjetrit. Konflikti i armatosur ka ndodhur në një moment, kur ambienti përreth ka qenë i populluar me shumë njerëz. Nga goditjet

me armë ka mbetur i vdekur në vend shtetasi Naim Tafa, i cili gjendej nën shoqërinë e kushërinjv­e Tafa. Nga ekspertiza, rezulton se ai është vrarë nga arma e përdorur nga Tom

Mamli. Po ashtu, nga goditjet me armë, kanë mbetur të plagosur edhe shtetasit Idriz Tafa dhe Altin Çoku, të cilët gjendeshin rastësisht në vendin e ngjarjes.

 ??  ?? Vendi ku ndodhi vrasja
Vendi ku ndodhi vrasja
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania