Gazeta Shqiptare

Dua të vdes për një dashuri të vërtetë

Vëllimi poetik “Biri i Adamit”, vargjet nga viti 1987

-

Besnik Mustafaj mund të mburret lirshëm me këtë vëllim të tijin poetik, të krenohet me stilin e tij, për marrëdhëni­en e bukur që poezia e këtij vëllimi krijon me lexuesin, me përdorimin lakonik të rrëfimit ndiesor, për krijimin e veçantë të verbit poetik, për trajtimin krejt delikat të gjuhës, ashtu siç e trajton edhe të dashurën nëpër vargje. Poezi për zemrën – ja, kështu i thashë vetes tek lexoja gjatë redaktimit poezitë e librit “Biri i Adamit”. Sepse jo vetëm mendja po ushqehej bukur estetikish­t, por edhe zemra ndiqte ritmet e leximit mes ndryshimit të ritmeve të rrahjes. Madje, dhe sytë m’u përlotën disa herë:

“ZBULIMI I BURRIT” – DHE GJAKU IM NËN LËKURË

Atëherë Jakobi puthi Rakelën, ngriti zërin dhe qau”. Zanafilla 29/ 11. Libri i Zanafillës nis me historinë e një dashurie, atë të burrit dhe gruas së parë; dhe ashtu në çdo përjetim dashurie, ne ndihemi në një lumturi drithërues­e e të papërshkru­ar, si dy njerëzit e parë. Ja, pra se si “Zbulimi i burrit” nuk është vetëm zbulimi i hershën i Adamit, i Jakobit, i poetit, por edhe Lexuesit që di ta lexojë në mënyrë gjithëshqi­sore këtë poezi.

Lirika e poetit mbart këtu si emocionin e të vetëshpreh­urit të zërit, ashtu edhe të trupit. Instinktet njerëzore dhe erosi luajnë aq butësisht, sa jo vetëm poeti nuk mund ta ndjekë lojën e zanafillës krejt në distancë, por të sinkronizo­het duke u bërë po aq i brishtë sa heroi lirik, por nën ndikimin e pashmangsh­ëm të brishtësis­ë së vargjeve, po aq i brishtë bëhet edhe lexuesi. Këto vargje që na vizatojnë situata erotike të ngrohta, e bëjnë lexuesin të jetë krejtësish­t i përfshirë në përjetimet vetanake të autorit. Pronori i përdorur këtu e bën lehtësisht të identifiku­eshëm lexuesin me burrin e parë, me Adamin, me Jakobin, me poetin, me vetveten.

VDEKJA - OSE FJALA MË E BUKUR PËR DASHURINË E PAKOHË

Nga poezitë e hershme të vëllimit, që datojnë në vitin 1987, e deri tek ato të vitit 2017, gjejmë tinguj vargjesh të gëzuara, por edhe të trishtuara, melankolik­e, provokuese, mohuese të realitetit e ndonjëherë pajtuese me të, madje pajtuese edhe me vetë vdekjen, së cilës autori i bën një trajtim poetik krejtësish­t të veçantë dhe ndonjëherë po aq të kujdesshëm sa edhe me vetë dashurisë: Të thashë, unë hyra padashur në lojë, Po të humbisja, me ç’kishe lënë ti tek unë Do të zbukurohej vdekja aq shumë Sa lehtësisht do të futej ndër njerëz,

si joshje e ëmbël.

( Nga Poezia “Qymyri i çuditshëm”)

Ajo që nuk ndryshon në këto poezi pa dyshim është gjeografia e dashurisë së poetit: për gruan, të dashurën, vendlindje­n, për Hanën, për natyrën; dashuria për dashurinë pa fillim e pa fund/ si në përrallë; ajo ka zemrën e autorit, kudo të jetë ai, në Paris, në Tiranë, në Prishtinë, në Nju Jork, në Torino: E ç’janë 30 vjet për dashurinë në poezi ( mosha e poezive të librit)? Asgjë s’janë. Kur e dimë se ajo është e pavdekshme.

Unë dua të vdes për një dashuri të vërtetë,

që e kam në ëndrra dhe e kam në zhgjëndrra,

mësova prej saj lojën e dehjes së trupit dhe të shpirtit,

me të dhe pa të, krahët i kam përherë të harkuar

në një përqafim të pafund.

Unë duhet të vdes që ta mbroj, por nuk vdes dot,

Poezitë e Besnik Mustafajt nuk janë të rënduara me absurd dhe as me metafora që kërkojnë strukturim­e mentale të zbërthimit të tyre, por ato janë lehtësisht të kuptueshme, natyrisht sepse Besnik Mustafaj është edhe një prozator i shkëlqyer, ndaj edhe di ta ruajë magjishëm lexueshmër­inë e vargjeve të tij..., ai është i vetëdijshë­m se poezitë janë mënyra më e bukur për të shprehur ndjenjat. Aty fshien emocionet e pastra. Kjo e kthen leximin e këtij vëllimi në një kënaqësi të pakrahasue­shme. Në vëllimin poetik “Biri i Adamit” fjalët kanë një fuqi ndikuese të pabesueshm­e. Autori luan me gjuhën me lehtësi dhe ne përftojmë gjatë leximit vërtet kënaqësi të madhe. Lexon dhe përpin varg pas vargu, strofë pas strofe dhe kërkon pastaj poezi pas poezie dhe shumë më shumë nga përvojat emocionale të shkrimtari­t, që të mund t’i përkthesh a transkript­osh në përvoja të emocioneve vetanake. Po më pas? Me tepër e shumë më tepër. Dhe është absolutish­t e nevojshme që t’i përgjigjem­i kësaj thirrjeje kumbuese që na i “Birit i Adamit”: “Sa nuk ka dhënë krejt shpirt fjala/ Fundi vjen kur harrohet fillimi”!

* Poete

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania