Gazeta Shqiptare

Stenda më origjinale e panairit dhe mesazhi i saj

-

shtë stenda më origji nale e panairit, më e “varfra” në shpenzime dhe më e vyera në dije. Mban emrin e një dijetari të madh, që qe pinjolli i një dere të parë gjirokastr­ite, njëherit njeriut që çeli rrugë të reja të studimeve të shqipes, duke i kthyer dyert e mbyllura të albanologj­isë në porta të mëdha të dijes dhe autoriteti­t shkencor, që krahasohej tanimë lirisht me katedrat simotra në vende të tjera.

Stenda është ndërtuar me lëndë druri gratis, paleta. Në hyrje të stendës qëndrojnë dy bimë papirusi të kultivuara enkas për ditë takimesh si këto! Bëhet fjalë për Shtëpinë Botuese “Çabej”, që zë një hapësirë modeste në metra katrorë, në “periferinë” e panairit, në kat të dytë, por aq sa e mënjanuar është, aq feks në madhështin­ë e modestisë së saj, me ngjyra vjeshte. Stenda duket sikur ndjek gjurmët e vetë Çabejt, që në të gjallë të vetë, madhështin­ë e kishte te thjeshtësi­a e urtësia, pa dashur asnjëherë të dilte në radhë të parë. Njësoj si ai, mesazhet i jep përmes punës, si murgjit e kahershëm, që ashtu në izolim lanë pas botime e studime madhore, pa dashur të merrnin pjesë në salltanete e shkëlqime të rrejshme që shuhen me ndriçimin fals.

Anna Shkreli, nga Shtëpia Botuese “Çabej” që drejtohet nga e bija e dijetarit, thotë se këtë vit kemi dashur ta shohim stendën e “Çabej” si një hapësirë komunikimi me lexuesin për të shprehur mesazhin tonë mbi vlerën e riciklimit dhe ripërdorje­s. “Gjithashtu kjo stendë është dhe një qëndrim, jo vetëm ndaj çmimeve të panairit në Tiranë që janë në stratosfer­ë, por edhe ndaj monopolizu­esve të tregut libror, të cilët harxhojnë miliona në pode, lede dhe sensacione. Për hir të këtij misioni, kemi vendosur të ndërtojmë një stendë me paleta të ricikluara dhe me 0 shpenzim”, thotë Shkreli. Shton se është një punë e bërë prej tyre, me dorë, orë pas ore.

“Për të na mbështetur në idenë tonë do ta vlerësonim tej mase sikur të vinit qoftë dhe vetëm për të na përshëndet­ur, minimalish­t do merrni një trëndafil”, thotë ajo.

Në fakt, veç stendës, “Çabej” ka gjithë punën që la pas Çabej, për të cilën kemi nevojë ditë pas dite, janë vepra të albanistit Eqrem Çabej, botuar në gjerdanin ‘ Excipere’ ku përmendim “Hyrje në indoeuropi­anistikë”, “Hyrje në historinë e gjuhës shqipe”, “Fjalor i gjuhës shqipe”, “Fonetikë historike e gjuhës shqipe”, “Elementë të gjuhësisë e të literaturë­s shqipe”, “Shumësi i singulariz­uar, “Diana dhe zana- Studime kulturhist­orike”, “Në botën e arbëreshëv­e të Italisë”, etj. Janë po ashtu edhe gjerdanët “Kostelacio­ne”, që përfshin pjalmin e letërsisë artistike, gjerdani “Llampa magjike” që përfshin krijimet e tregimtarë­ve më në zë nga bota të librave për fëmijë dhe gjerdani “Verba Mundi”, që përfshin eseistikë dhe vepra me karakter studimor nga disiplina të ndryshme.

Nga botimet e reja përmendim “Matilda” nga Roald Dahl përkthyer nga Beti Njuma, “Fjalë për fjalë” ( Eksplorime nga hapësirat e shqipes) nga Ardian Vehbiu ( botim për të cilin Vehbiu thotë se i detyrohet Çabejit për shumë nga çfarë ka mësuar, në vite, për gjuhën shqipe, gjuhësinë historike, albanologj­inë dhe metodën e kërkimit shkencor në fushën tonë të dijes), një tirazh i ri i “Fjalorit etimologji­k të gjuhës shqipe” të Gustav Meyer, novela “ANNA, SOROR...” nga autorja e jashtëzako­nshme frënge Marguerite YOURCENAR, sjellë në shqip nga Brikena Çabej, “Kujtime 1939-‘ 44" nga Mustafa Greblleshi, “Butrinti” nga Luigi Maria Ugolini, e jo vetëm.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania