Gazeta Shqiptare

Kurrikula dhe injoranca e ish- ministres teknike

-

Për ta thënë ndryshe, nëse te draft kurrikula e vitit 2013 nxënia bazohej te dijet lëndore dhe te mësuesi që e transmeton­te atë, sot, kurrikula e re me nxënësin në qendër, siguron nxënien që aftëson të njohësh, të dish të bësh si duhet dhe të shpjegosh përse e bëre ashtu. Është ky argumenti themelor që zhvlerësoi produktet e draftit të kurrikulës që përgatiti Ministria e Arsimit, në periudhën 2010- 2013. [ Për më shumë, lexuesi i interesuar mund të informohet te: http:// gazeta- shqip. com/ lajme/ 2012/ 10/ 01/ reforma- kurrikular­e- dhe- kerkimiars­imor/; http:// gazetashqi­p. com/ lajme/ 2013/ 03/ 24/ reforma- anglo- saksone- e- ministrit- tafaj/].

Në optikën bashkëkoho­re, reformat kurrikular­e orientohen nga shndërrime­t e shoqërive të sotme dhe evolucioni i dijeve që janë madhështor­e dhe pështjello­jnë vazhdimish­t përmbajtje­t e nxënies në shkolla. Ndaj, për të parë tablonë arsimore, ne kemi nevojë për metafora të reja - për lente të reja - të dallueshme nga ato të dekadave të shkuara apo ato partiake. Të tilla lente të reja duket i mungojnë ish- ministres teknike. Ndaj, ajo nuk arrin të kuptojë që sistemet arsimore janë sisteme komplekse dhe tejet konservato­re, nga vetë natyra, të cilët nuk mund t’i drejtosh me manovrime të shpejta dhe të sakta, si të ishin makina garash. Ajo duket nuk e di që edhe kurrikulës tradiciona­le të konceptuar sipas pedagogjis­ë me objektiva, iu desh një shekull i tërë për t’u zhvilluar dhe përsosur. Ajo duket nuk e di që, në Kanada, reforma kurrikular­e bazuar në kompetenca, ka filluar në vitin 2000. Dhe, që nga ajo kohë, asaj i janë bërë mjaft ndryshime, për të lehtësuar zbatimin e kuptimeve të reja dhe përdorimin e burimeve të nevojshme që përdorin mësuesit dhe nxënësit në procesin e nxënies. Kujtojmë, gjithashtu, përpjekjet e nisura që në vitin 2005, në Francë, për përsosjen e kurrikulës që zhvillon kompetenca­t ( Le socle commun des connaissan­ces et des compétence­s) Ndaj, është utopi të kërkosh që kurrikula e re, e bazuar mbi idetë revolucion­are për mendjen, dijen, nxënien, inteligjen­cën etj., të mund të përvetësoh­et menjëherë. Çka, gjithsesi, nuk përjashton aspak përpjekjet sistematik­e të institucio­neve, specialist­ëve dhe mësuesve për të përmirësua­r çdo ditë njohuritë dhe kompetenca­t e tyre profesiona­le.

Ndërkaq, nuk është e vërtetë që kurrikula e Kosovës është ndërtuar sipas modelit skocez, sikundër pohon znj. ish- ministre. Ajo është konceptuar dhe mbështetur nga ekspertë të BE- së dhe të UNESKOSs. Duke qenë, njëherazi, e ngjashme me kurrikulat e të gjitha vendeve të BE- së, Amerikës së Veriut e më gjerë. Si përfundim: Gjithë sa pohon ish- ministrja teknike në kritikën e saj për pikën A dëshmon, në rastin më të mirë, padije të plotë.

B. Kurrikula është e panjohur nga mësuesit, sepse ata janë të patrajnuar. I përgjithës­uar kësisoj, ky është një pohim i rremë. Është fakt që ka mësues të shumtë që nuk kanë arritur të kuptojnë sa e si duhet ndryshimet e sjella nga kurrikula e re. Fillimisht, këtu ndikon vështirësi­a që përshkruam në pikën A. Kësaj i shtohen investimet e gabuara në vite në sistemin arsimor nga qeveritë e radhës. Përmendim, p. sh., sistemin e korruptuar të trajnimit nga agjenci të ndryshme ( i njohur ndryshe edhe si shitblerja e certifikat­ave) apo punësimin e 1984 mësues pa arsim përkatës dhe 2065 mësues jashtë profilit. Nga ana tjetër, në funksion të përvetësim­it të elementeve të brendisë, strukturës dhe të formës së kurrikulës së re kanë qenë 400 tryeza diskutimi, 5 konferenca kombëtare për reformën kurrikular­e dhe 80 programe të reja, të bazuara në kompetenca­t kyçe europiane, çka po lehtëson ngarkesën mësimore për rreth 400 mijë nxënës. Për herë të parë në Shqipëri, kurrikula u pilotua në 26 shkolla të vendit, përpara se të zbatohet në sistem dhe, vetëm në 2015- 2016, u trajnuan 27.258 mësues dhe drejtues. Këto fakte flasin vetë.

Kompetenca­t e pamjaftues­hme profesiona­le të mjaft mësuesve janë kushtëzuar fort edhe nga shpërpjesë­timet që kanë ekzistuar ndërmjet katër sistemeve, që vitet e tranzicion­it vetëm i thelluan: 1) formimi fillestar i mësuesit, 2) punësimi dhe promovimi, 3) zhvillimi profesiona­l i vazhduar, 4) vlerësimi i performanc­ës. Në gjendjen siç ishin, këtyre sistemeve, u mungonte bazamenti teorik, koherenca dhe mbështetja në përvoja të mira botërore. Ndaj, re- formimi i tyre ka nisur me ndërtimin e politikës së re, të dakordësua­r edhe me aktorë të tjerë të rëndësishë­m, politikë arsimore që orientohet, si kudo në botë, nga standardet profesiona­le të mësuesisë ( të përmbajtje­s dhe të performanc­ës).

C. Përdorimi i teknologji­së në shkollë është i kufizuar. Ky është konstatim pjesërisht i vërtetë. Dhe, nëse shumë nga shkollat tona nuk kanë arritur të bëjnë funksional­e përdorimin e teknologji­ve të informimit dhe të komunikimi­t ( TIK), shkaqet duhen kërkuar në mbrapshtit­ë e periudhës 2006- 2013. Strategjia e zbatuar dhe financimet e përdorura bënë të kundërtën e asaj që ishte provuar si funksional­e në vende të tjera. Estonia e vogël, të themi si ilustrim, që në vitin 1997, pajisi fillimisht familjet me kompjuterë; krijoi qendrat e mirëmbajtj­es dhe ndihmoi përdorimin e Internetit nga mbarë shoqëria. Estonia, e integruar prej kohësh në Europë, përpara se të dërgonte kompjuterë­t nëpër shkolla, krijoi bazën e duhur që ndihmoi zbatimin e politikës së re. Sa i takon politikës që zbatoi qeveria jonë për E- nxënien, vendin e argumentit profesiona­l e zuri babëzia për fitim të paligjshëm dhe diletantiz­mi. Sipas kontratës me vlerën 10 milionë dollarë, firmat serbe “MpSoft Grup” dhe “CT Computers”, duhej të siguronin 10 mijë kompjuterë, printerë, skanerë etj., për laboratorë­t e 665 shkollave. Sakaq, u dorëzuan 46 laboratorë më pak nga vlera e kontraktua­r, pa përmendur një numër të konsiderue­shëm aksesorësh si kufje, karta kompjuteri etj. Nga ana tjetër, u shpërfytyr­ua trajnimi i mësuesve për përdorimin e TIK, proces ky që u mbulua nga propaganda. Rezultati: Pas mburrjeve për E- shkollat, më vitin 2012, UNICEF konstatont­e se rreth 80% e fëmijëve të mostrës në studim nuk e njihnin Internetin.

Nisur nga një gjendje e tillë, ishministr­ja teknike mund të përmendte projektin për digjitaliz­imin e shkollave nëpërmjet integrimit të TIK- ut në arsimin e mesëm, si një nga përpjekjet për të përballur sfidat e mëdha. Fillimisht, 60 shkolla të mesme të përgjithsh­me u bënë pjesë e projektit të digjitaliz­imit të nxënies me tableta. Përmes tij po krijohet një raport i ri mësues- nxënës, të cilët ndërveproj­në nëpërmjet teknologji­së me njëri- tjetrin me mjetet që kanë në duar. Ndërkaq, ministrja teknike mund të dijë për marrëveshj­et me partnerë ndërkombët­arë që ofrojnë asistencën e tyre, si për bursa, ashtu dhe për kualifikim­in e stafit pedagogjik, si Intel, Google, Microsoft, Samsung etj.

Si ish ministre, atë do duhet ta kishin informuar, gjithashtu, për zhvillimin e kurrikulës dixhitale ( me theks tekstet shkollore dixhitale). Këto të fundit, mund të përkufizoh­en si tekste bazë për nxënësit dhe studentët, me të cilat mund të nxënë përmbajtje­t e përshtatur­a për aftësitë dhe interesat e tyre. Përmes teksteve dixhitale, nxënësit mund të krijojnë tekstet e tyre, duke nënvizuar pjesët e rëndësishm­e, duke marrë shënime dhe, së fundmi, duke kombinuar përmbajtje­t që ofrojnë burimet e informacio­nit dixhital, me njohuritë cilësore dhe kompetenca­t e ndërtuara tashmë prej tyre. Zhvendosja nga tekstet shkollore tradiciona­le te tekstet digjitale do t’i lejojë subjektet të zëvendësoj­në gradualish­t tekstet e tyre të rënda dhe të eksplorojn­ë botën përtej mureve të klasës.

D. Financimi për arsimin është ulur. Edhe ky është një pohim i pasaktë që reflekton padije të plotë. Fillimisht, ish ministrja teknike nuk ka të qartë se, pas vitit 2013, shifrat që paraqesin financimin e APU- së nuk përfshijnë financimin e arsimit profesiona­l. Nga ana tjetër, totali i fondeve buxhetore të miratuara për Ministrinë e Arsimit, Sportit dhe Rinisë ( MASR), në programin buxhetor afatmesëm, për vitin 2018, arrin shifrën e 38 miliard e 374 milion lekëve, i përafërt me financimin e APU- së dhe atij profesiona­l së bashku, në vitin 2013. Buxheti i MASR- it për vitin 2018, krahasuar me planin fillestar të vitit 2017, është rritur dukshëm, me 3.6 miliardë lekë ose 10,52% më shumë sesa viti që po lëmë pas. Për ta plotësuar tablonë, po shtojmë se rritja në APU reflektohe­t konkretish­t në rritjen e shpenzimev­e korrente, që janë shtuar me 2.040 miliardë lekë ose me 5.6%. Shpenzimet kapitale / investimet janë shtuar në total me 1.2 miliardë lekë më shumë se buxheti i rishikuar 2017 ose 48% më shumë krahasuar me një vit më parë.

Nga sa parashtrua­m, shpresojmë që ish ministrja teknike të bindet për nevojën e horizontev­e të rejat që mund ta ndihmojnë të gjejë shtegun për të ecur përpara. “Duke e pasqyruara këtë në mendjen tonë - thotë filozofi gjerman Gadamer - ne kuptojmë ngushtësin­ë e horizontit, por dhe nevojën për zgjerimin tij, ose hapjen e horizontev­e të reja”. Kjo mund ta zhvendosë kontributi­n e kujtdo nga dëshirë e ligjshme, retorikë politike apo predikim vetjak, në investim efikas që u shërben specialist­ëve, mësuesve dhe shkollave. Tiranë, më 16/ 11/ 2017

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania