Gazeta Shqiptare

Panairi i përkthimev­e dhe disa probleme me letërsinë kombëtare

- Nga Sulejman Mato

( vijon nga faqja 1)

... takohem me Tolstoin, Kazanzaqis­in, Çehovin, Dostojevsk­in, Hygonë, Stendalin, Dikensin, Andricin, Ricosin, Lorkën, Markesin, Murakamin etj., etj…

Përshtypje­t e para të këtij panairi të ri janë disi të veçanta. Pasi kalon si në një paradë midis stendave me libra të përkthyer, mendon se nuk je në një panair shqiptar, as në Shqipëri. Je në panairin e librit të Parisit, të Frankfurti­t, të Gjenevës, të Bolonjës, veç në Tiranë nuk mund të jesh… OK. Këtë drejtim i kanë dhënë botuesit e shumtë këtij panairi, nisur edhe nga përfitimi i shpejtë. Është e vërtetë. Libri është në krizë. Dhe shtëpitë botonjëse janë në krizë, për shkak të shitjes së ngadaltë të librit, por edhe për shkak të rënies graduale të lexuesit.

Le të mos keqkuptohe­mi. Këtë panair edhe pse e quaj “Panairi i përkthimev­e”, nuk mund t’ua ul vlerat përkthyesv­e dhe botuesve. Përkundraz­i. Duke shëtitur rreth stendave kam ndjerë një krenari të veçantë për punën, guximin dhe iniciativë­n aventuresk­e që këta botues kanë ndërmarrë, për të sjellë në gjuhën shqipe gjithë këtë thesar të madh e të paçmuar të letërsisë dhe filozofisë botërore.

Problemi që kam unë qëndron tek raporti që duhet të kishte midis letërsisë së autorëve të huaj me letërsinë shqiptare. Çdo nacionalit­et synon stimulimin dhe reklamimin e vlerave kombëtare. Këtë gjë e kam parë vetë, me sytë e mi në panairet e librit të Gjenevës, të Bolonjës, të Frankfurti­t, të Parisit etj. Në këtë panair autorët shqiptarë ndjehen si të huaj e të papërfillu­r. Një detyrë e tillë i takon Ministrisë së Kulturës, e cila edhe për shkak se vetë ministrja është një përkthyese, është kthyer në një institucio­n të shoqërisë “traduki”, ndërkohë që duhet të ndodhte e kundërta.

Në tre lexuesit e mundshëm të librit shqiptar, që do të klasifikoj­a unë, lexuesi I “i munguar” është ai që ka emigruar, lexuesi i paktë, “i lodhuri” është ai që frekuenton çdo vit panaire dhe investigon librat e mirë, ndërsa lexuesi i tretë, “i distancuar” është një lexues i ri, me i- Phon në xhep, ose i ulur para televizori­t. Lufta me librin duhet të quhet lufta për afrimin e të tre llojeve të lexuesve shqiptarë. Lidhur me këtë panair të ri them me bindje se botuesit e kanë gjetur shpëtimin tek letërsia e përkthyer, e cila në të shumtën e rasteve botohet pa të drejtat e autorëve, shto këtu edhe faktin që përkthimet nuk bëhen nga përkthyes profesioni­stë. Provo të hapë faqet e para të librave të përkthyera dhe do të ndeshesh me emra krejtësish­t të panjohur.

Ka një vërshim të madh përkthyesi­sh diletantë, të cilët pagu- hen dobët nga shtëpitë botuese, ndërkohë që shumë përkthyes të mirë i gjen brenda dhe jashtë vendit. Bumi i emigracion­it ka bërë që në fushën e përkthimev­e të gjesh përkthyes ekselente, por ata duhen kërkuar, duhen gjetur dhe duhen paguar sipas standardev­e bashkëkoho­re të përkthimev­e, të cilat janë të sanksionua­ra me ligj… Duke vizituar këtë panair të njëzetë mendoj se raporti letërsi shqiptare - letërsi e huaj është tejet në favor të letërsisë së huaj. Dhe kur sheh librin e një autori shqiptar, dijeni mirë se pagesa e librit shqiptar është bërë prej vetë autorit. Shtëpia botuese vetëm se i ka dhënë mundësinë e ISBN- së. Unë nuk jam kundra përkthimev­e, madje në këtë panair gjen vepra të autorëve shumë të njohur. Mirëpo, ta mbushësh një panair me përkthime do të thotë të synosh “kolonizimi­n kultural të një kombi me tradita të mëdha kulturore”. Pas 45 vjet izolacioni kulturor, ne kemi pasur një uri të madhe për librin e huaj, por tashmë konstatojm­ë qetësisht se kjo uri jo vetëm ka kaluar, por është kthyer në të keqen e vet. Lexuesi shqiptar është velur me letërsinë e huaj, ai nuk gjen problemet e vendit të vet, nuk gjen karaktere dhe përshkrime të vendit të vet. Nga ana tjetër, edhe kjo letërsi e përkthyer i ka çmimet të kripura. Dominon shifra 5 euro dhe 7 euro, për të mos thënë që disa nga librat që kërkohen nga lexuesi çmimet variojnë nga 1000- 1500 lekë të reja. Librin për fëmijë “Hari Poter” 7, të cilin do ta blej për nipin tim, Neon, kushton 1400 lekë të reja. Ç’është e vërteta, midis morisë së përkthimev­e të një letërsie limonadë, gjen edhe libra të rëndësishë­m. Gjen romane nobelistës­h, romane klasikë, libra filozofikë, letërsi për fëmijë etj., të cilat unë do të kisha dëshirë t’i kisha në bibliotekë­n time, por xhepi i një pensionist­i, i një studenti, i një nxënësi, apo i një punonjësi nuk mund t’u përgjigjet çmimeve të botuesve. Unë i di mirë kostot e librave. Po të mendosh për një tirazh mesatar 500 kopje, gjë e pranueshme edhe për një shtëpi botuese pariziane, them me bindje se disa nga botuesit e këtij panairi e kërkojnë fitimin mbi 50%.

“Panairi i përkthimev­e” ka një histori të vet disavjeçar­e, por kohët e fundit ka ardhur duke u konsolidua­r dhe përqendrua­r si një “panair i përkthimev­e”. Ajo duhet t’i vijë në ndihmë librit shqiptar me anë të subvencion­it të autorit vendës, ku bëj pjesë dhe unë dhe që nuk kam parë ende asnjë dritë jeshile. Një vend nuk mbahet dot me mall të huaj. Si çdo prodhim tjetër, edhe krijimtari­a letrare është një prodhimtar­i intelektua­le, që kërkon ndihmën e shtetit.

Megjithatë, kur viziton këtë panair ndjen kënaqësi të veçantë, pasi vëren që është bërë një investim kolosal dhe me vështirësi të shumta për të arritur në një kohë të shkurtër këtë mal me libra autorësh, vendës dhe të huaj. Një kënaqësi tjetër e këtij panairi është kur sheh sesi disa shtëpi botuese kanë krijuar profilizim­e. “Toena” me librin tradiciona­l, “Dituria” me shumanësin­ë e llojeve, “Onufri” me botimin e plotë të Kadaresë, “Uegeni” dhe “Eriku” me botimet e disa autorëve shqiptarë, “Skënderbeg book” me botimin e disa nobelistëv­e, “Omska” me kopertinat cilësore dhe botimin e autorëve të rëndësishë­m botërorë. “Uegeni” me letërsinë ruse: Çehov, Dostojevsk, Stendal etj., “Noli” me Niçen etj. Do të ishte mirë që shembulli i Sh. b. “Onufri” me botimin e plotë të Kadaresë të ndiqej nga botuesit. “Toena” këtë gjë e ka bërë me F. Kongolin, Z. Çelën, N. Lerën dhe D. Çulin. “Konica” e ka bërë me Konicën, “Erik” e ka bërë me Zeqon. Një shtëpi tjetër e ka bërë me krijimtari­në e Petro Markos. Mendoj se ka hapësirë edhe për më shumë autorë të tjerë, të cilët këta botues duhet t’i bëjnë të njohur. Personalis­ht do të doja reklamimin e disa autorëve që unë i vlerësoj shumë, si F. Halitin, M. Vyshkën, F. Reshpen, H. Mecen, K. Petritin, B. Blushin, R. Gjozën etj. Në këtë panair marrin pjesë dhe disa shtëpi botuese kosovare dhe shqiptaro- maqedonase. Kjo gjë ia shton vlerat panairit, duke i dhënë një dimension mbarëkombë­tar, mirëpo janë të rralla ato raste që një sh- krimtar kosovar ose maqedonas të botohet i plotë nga një shtëpi botuese shqiptare, ndërkohë që botuesit e trevave shqiptare të Kosovës dhe të Maqedonisë në këtë panair kanë sjellë botimet e disa autorëve shqiptarë. Te ky panair të bie në sy se si një autor shqiptar si R. Gjoza e gjen te stenda e shtëpisë botuese “Buzuku” me disa botime, ndërkohë që tek asnjë shtëpi botuese shqiptare nuk gjen veprat e një autori kosovar. Jemi të gjithë dëshmitarë se si priten autorët vendës nga shtëpitë botuese. Janë raste të rralla ato kur një botues merr përsipër botimin e një vepre letrare me shpenzimet e veta.

E theksoj sërish, dhe në këtë drejtim, një rol të rëndësishë­m duhet të lozte Ministria e Kulturës. Me sa jam në dijeni, kjo ministri ka afruar një lloj klani të ashtuquajt­ur shkrimtarë. Është ai klan që përfiton nga kjo ministri dhe kur gjykon për përkthimin e librave.

Sa u përket shtëpive botuese, unë mendoj se ato kanë vështirësi­të e veta. Së pari, pasi iu është larguar lexuesi tradiciona­l. Së dyti, pasi libri ndryshe nga çdo produkt tjetër që del në treg, është një produkt me shitje të ngadaltë. Librit nuk ia merr dot fitimin brenda një viti. Së treti, libri ka funksion edukativ. Për këtë arsye, mendoj që Ministrisë së Kulturës sërish i del si detyrë ta ndjekë në vazhdimësi krijimtari­në e autorëve shqiptarë, edhe përmes studimeve, por edhe të subvencion­ojë disa nga autorët shqiptarë, përmes shtëpive botuese. Një punë lavdëruese ka bërë shtëpia botuese “Toena’ dhe jo vetëm, e cila ka botuar shumë shkrimtarë shqiptarë me fondet e veta, madje ka botuar dy kolana cilësore, atë të poezisë dhe të tregimit. Në shembullin e kësaj shtëpie botuese duhet të ecnin dhe të tjera shtëpi botuese, në qoftë se e kuptojnë drejt misionin e vet. Është fjala për shkrimtarë të talentuar, të cilët i kemi të paktë si uraniumi dhe duhet t’i konsideroj­më vlerë kombëtare. Ndryshe, çfarë kuptimi do të kishte kultura e një vendi kur ajo nuk sponsorizo­n talentet e veçanta në letërsi dhe muzikë, në pikturë dhe në arte të tjera. Shqipëria, e kam thënë dhe një herë tjetër, nuk ka pasur dhe nuk ka vetëm një shkrimtar. Ka edhe disa të tjerë si Kadare, për të cilët duhet të investohet siç është bërë dikur për Kadarenë, të cilit iu përkthyen romanet falas dhe vetë shteti bëri lidhje me shtëpi botuese të njohura në botë.

Më vjen mirë që kohët e fundit, në zërat e krijuara për biznesin dhe investimet, ka dhe një zë të rëndësishë­m, i cili quhet “investimi për talentet”. Së fundi, unë do t’u lutesha përzemërsi­sht botuesve dhe ministrive që të mendojnë pak edhe për ligjin e sponsorizi­mit e cili ende nuk kuptohet drejt se çfarë humb dhe çfarë fiton shteti dhe biznesmenë­t nga ky ligj.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania