Gazeta Shqiptare

Skënderbeu merr një pikë mes polemikash në Vlorë

Shënojnë të parët vlonjatët me Bicajn, korçarët përgjigjen me Muzakën në minutën e 88- të Flamurtari kërkon një 11- metërsh, i anulohet një gol

-

Flamurtari ndal Skënderbeu­n në një takim të nxehtë të luajtur në Vlorë, por që në fund është mbyllur me rezultatin e barabartë 1- 1. Vlonjatët kërkonin të thyenin Skënderbeu­n pas një jave të mbushur me polemika dhe akuza për favorizime drejtuar korçarëve dhe federatës, ndërsa në shkallët e stadiumit atmosfera ishte e ndezur. Dhe si për t'i hedhur benzinë zjarrit në minutën e 23- të kemi një moment të dyshimtë në zonë, ku Juxhin Xhaja nuk vërshëllen një penallti në favor të vendësve pas ndërhyrjes të Micit ndaj Xhufos. Megjithatë, Flamurtari do ta gjejë golin e epërsisë në minutën e 38- të me Ditmar Bicajn, që mbi vijë fatale shtyn në portë topin e gjuajtur nga Sidibe. Skënderbeu do të reagojë edhe në minutën e 52të, por Takun e ndal një Nurkoviç i shkëlqyer. Në minutën e 82- të Flamurtari do të shënojë golin e dytë me anë të Bushiç, por kryesori Xhaja do anulojë pas sinjalizim­it të anësorit për ndërhyrje të gabuar ndaj portierit Shehi. Një tjetër rast i dyshimtë, ky në dëm të vlonjatëve. Kur dukej se Flamurtari do të arrinte një fitore të madhe, del në skenë Vangjeli me krosimin e tij perfekt për kokën e Muzakës, që barazon rezultatin në minutën e 88- të, madje Skënderbeu mund ta kishte fituar ndeshjen nëse Tefik Osmani do të ishte treguar më i saktë në të 92'- ën. Gjithsesi, mbyllet 1- 1 në Vlorë, me Skënderbeu­n që ruan të njëjtën distancë largësie me Kukësin dhe Flamurtari­n.

Trajneri i Flamurtari­t, Shpëtim Duro, ka deklaruar se ekipi i tij meriton më shumë dhe se gjyqtarët kanë qenë pengesa e vetme, që skuadra të mos dilte me pikë të plota ndaj ekipeve kryesore të kampionati­t. Në fjalën për "Super Sport", ai deklaroi se nuk besonte që do të merreshin penallti nga skuadra e tij këtë sezon. "Kompliment­e skuadrës për çfarë ka dhënë se kishim përballë një ekip si Skënderbeu­n. Skuadra ka bërë detyrën gjatë gjithë lojës, përballë kishim një skuadër që dihet forca. Por sot e meritonim patjetër fitoren, kemi shënuar, kontrollua­r, kemi mbyl- lur hapësirat e kundërshta­rit. Kam rezerva për gjykimin, nëse goli i dytë ishte i rregullt, kam mendimin që e kemi fituar takimin. As nuk diskutohet që është gol i rregullt. Është hera e dytë, edhe me Kukësin, edhe këtu. Penalltia? Nuk e di nëse ka qenë, nuk e di a do të kemi marrë ndonjëherë penallti dhe nuk besoj të marrim deri në fund të kampionati­t. Çfarë të bëjë skuadër më shumë, nuk e kuptoj. Me Kukësin nuk jep penallti, anulon gol të rregullt, sot ( dje) prapë. Çfarë t'i kërkoj skuadrës? Shihet që skuadra ka luajtur shumë mirë në dy ndeshjet e fundit, duhej të merrnim më shumë. Nëse gjykimet do të ishin më të rregullta, do të kishim marrë më shumë. Jam i kënaqur, por i zhgënjyer për futbollist­ët dhe tifozët, se nuk është zgjedhje e mirë kjo e gjykimit".

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania