Gazeta Shqiptare

Partizani prek fundin në Laç, super Plaku ndal Kukësin

Të kuqtë e kryeqyteti­t nuk gjejnë shërim as te Starova

-

Partizani

prek fundin në Laç. As rikthimi në stol i Sulejman Starovës nuk solli ndryshimin te të kuqtë, të cilët pësuan humbjen e 3- të radhazi në kampionat, pasi u mposhtën sërish nga Laçi këtë herë me rezultatin 1- 0 në javën e parë të fazës së dytë. Debutim me humbje për Starovën në drejtimin e Partizanit me 15- herë kampionët, që përballë skuadrës së Gentian Mezanit zhvilluan një 90minutësh të dobët, duke dështuar sërish në finalizim për të vërtetuar edhe njëherë tjetër se këtij Partizani me largimin e Ekuban, por edhe me mungesat për shkak dëmtimi të Sukajt dhe Çanit, i mungoi njeriu gol, me Prognin që e kishte të pamundur të bënte qendërsulm­uesin. Vendosi gjithçka një gol i sulmuesit nga Mozambiku, Reginaldo në fillimin e pjesës së dytë me këtë të fundit, që i shërbyer nga Uzuni, mposhti Alban Hoxhën. Me këtë fitore Laçi u ngjit në kuotën e 14 pikëve dhe la pikërisht pas Partizanin në renditje me vetëm 11 pikë. Në Kamëz vendësit ndalën edhe Kukësin në një barazim 2- 2, duke vendosur në pikëpyetje të madhe të ardh- men e trajnerit serb, Mladen Milinkovic, në krye të kampionëve të Shqipërisë. Një Sebino Plaku në superformë autori i një dygolëshi nuk i mjaftoi Kamzës me skuadrën e Ndreut, që duhej të kënaqej me vetëm një pikë edhe për shkak të pasigurisë që shfaqi mes shtyllave Argent Halilaj. I dyshimtë goli i avantazhit provizor të Kukësit, i shënuar nga braziliani Elton Cale, i cili në momentin e finalizimi­t u përplas me Halilajn duke e dëmtuar portierin e Kamzës. Megjithatë, skuadra nga periferia e kryeqyteti­t nuk u dorëzua dhe pasi kishte humbur disa raste të pastra në minutat e para, gjeti barazimin me një supergol të Sebino Plakut, i cili në të 41'- tën shënoi me një goditje të bukur nga distanca. Në të 55'- n vendësit gjetën edhe epërsinë me Plakun, që këtë herë goditi saktë edhe me kokë pas një krosimi të Frashërit. Gjithsesi, Kukësi arriti të dilte me një pikë nga kjo transfertë e vështirë, pasi në të 76'- n Rrumbullak­u me një goditje të fortë nga rreth 40 metra barazoi shifrat në 2- 2, i ndihmuar edhe nga Halilaj, që u shfaq disi i pasigurt në ndërhyrjen e tij. Me këtë barazim Kukësi ruan vendin e 2- t tashmë në kuotën e 19 pikëve, ndërsa Kamza pozicionoh­et e 4- ta në kuotën e 16 pikëve.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania