Gazeta Shqiptare

Mallkimi i librit

-

trendi më të përgjithsh­ëm, pothuajse global. E megjithatë, siç e kam thënë shpesh, në të ardhmen, jam e bindur që njerëzimi ( e kështu edhe shqiptarët) do t’i kthehen kënaqësisë së leximit dhe do të rizbulojnë një nga ato veset e magjishme që nuk të bën dëm. A do të jemi ne gjallë për ta parë këtë? Kjo është tjetër çështje”, shprehej për “Milosao”, botuesja e “PEGI”t, Loreta Berhami.

Se nga vjen kjo krizë, këtë askush nuk mund ta thotë, porse një gjë është e qartë: të gjithë janë fajtorë, kurse hierarkia e fajit nuk ka më asnjë rëndësi. Më e dhimbshme është edhe partnerite­ti për organizimi­n e këtij panairi, ku veç Ministrisë së Kulturës që ka ndihur me 1 milion lekë, askush tjetër nuk ka marrë pjesë. Për fat të keq, ky është edicion- in i njëzetë i këtij panairi, që në të gjithë pritshmëri­të e tij u besua se këtë vit duhet të kishte një kulmim cilësor. Veçse krejt ndryshe, ai jo vetëm nuk kulmoi por është në nivele kritike.

Në kërkesën e vazhdueshm­e që është bërë nga kryetari i Shtëpisë Botuese është përsëritur se Tatimi mbi vlerën e shtuar për një libër në Shqipëri është më e larti se gati në shumë nga vendet e Evropës. “Ne kemi bërë letra, kemi bërë kërkesa, por nuk mundet të bëjmë më shumë se kaq. TVSH- ja e librit është 20 % në Shqipëri, por kjo TVSH, të cilën Evropa e ka 6 % më të lartën; Italia 4 %, Greqia dhe Franca 6 % është një TVSH absurde, se ne e kemi 20 % në blerje dhe zero në shitje. Nuk është një

Në të gjithë këtë hulli, gjëja më e qartë që mund të kuptosh është se të gjithë kanë fajin e tyre, por është e lodhshme sepse nuk po gjendet një mundësi për ta lehtësuar barrën e librit. Shoqatat e Librit me sa duket nuk do ta zgjidhin dot, ashtu si edhe shteti duket se edhe në të ardhmen nuk do jetë kaq miqësor me librin. Atëherë, a ka rrugë të tjera? Përvojat e Lindjes, Perëndimin e përjashtoj­më sepse mbetemi shumë larg, kanë afruar alternativ­a, por edhe kanë ofruar njerëz vizionar. A ka ardhur koha që mallkimin e librit në Shqipëri ta heqë një i tillë? Struktura e tanishme, që merret me librin, duket se nuk e përballon këtë sfidë, për shkak se vetë ajo përballet me sfidën e ekzistencë­s. Nëse edhe në të ardhmen do të vazhdojë kjo gjendje, atëherë mallkimin e librit nuk do mund ta kalojë dot askush.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania