Gazeta Shqiptare

Negociatat, Balla: BE do të vendosë shumë shpejt për Shqipërinë

Tryeza në Bruksel, Spaho: Zgjedhjet e lira dhe jo të blera, parakusht për në BE LSI: Evropa të flasë për shitblerje­n e votës

- Valentina Madani

Mazhoranca dhe opozita shprehen qëndrime të kundërta dje në Parlamenti­n Evropian për situatën aktuale në Shqipëri. Opozita përmes demokratit Edmond Spaho dhe zyrtarit të LSI- së, Petrit Vasili akuzoi qeverinë për lidhje me krimin dhe blerjen e votës, ndërkohë që mazhoranca përmes Taulant Ballës foli për progres dhe vendim të shpejtë të BEsë për hapjen e negociatav­e me vendin tonë. Nga Brukseli, kryetari i grupit parlamenta­r të PS- së, Taulant Balla, i cili kryeson delegacion­in shqiptar dha lajmin e mirë lidhur me vendimin që do të marrë së shpejti Bashkimi Europian për negociatat me vendin tonë. I pranishëm në tryezën e nivelit të lartë mbi procesin e integrimit europian të Ballkanit Perëndimor, kreu i grupit parlamenta­r të PS- së, Taulant Balla deklaroi sot, se BE do të marrë së shpejti një vendim sa u përket negociatav­e me qeverinë tonë për anëtarësim. "Bashkimi Europian do të marrë së shpejti një vendim mbi axhendën e negociatav­e me qeverinë tonë drejt anëtarësim­it të Shqipërisë në familjen europiane. Ky është një hap, të cilin shqiptarët, pavarësish­t bindjeve apo përkatësis­ë politike, e kanë pritur për më shumë se dy dekada. Edhe prezenca e tre kryetarëve të grupeve më të mëdha politike në Kuvendin e Shqipërisë e konfirmon këtë mbështetje për hapjen sa më shpejt të negociatav­e", u shpreh Balla. I shoqëruar nga Edmond Spaho, Petrit Vasili dhe Evis Kushi si pjesë e delegacion­it shqiptar, Balla theksoi se shenjë e progresit të Shqipërisë është edhe miratimi i disa reformave të rëndësishm­e, siç është edhe vetingu. Sipas Ballës, shumë shpejt do të ketë edhe rezultate konkrete me emra gjyqtarësh e prokurorës­h. "Një vit më parë, Komisioni Europian rekomandoi hapjen e negociatav­e me Shqipërinë në vlerësim të progresit në përmbushje­n e prioritete­ve kyçe dhe në varësi të progresit të prekshëm dhe të besueshëm të reformës në drejtë- Deputeti i PD- së, Klevis Balliu ishte dje në Bruksel në një takim për rininë dhe politikën, ku ishte i pranishëm edhe zëvendëspr­esidenti i PE- së. Balliu tha se ka kërkuar në Bruksel mbështetje­n e BEsë në luftën kundër drogës, ndërsa ka theksuar se rinia nuk ka besim te politika, për shkak të lidhjes së qeverisë me krimin.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania