Gazeta Shqiptare

Jeta luksoze e tutorit të prostituta­ve, Rinard Tota

50- vjeçari, kreu i grupit kriminal që u godit të shtunën. U dënua për një vrasje të dyfishtë në ' 99- ën Babai i dy fëmijëve shoqërohej me dy femra dhe postonte foto intime

- Senad Nikshiqi

Rinard ( Frederik) Tota, i cili u arrestua të sh tunën së bashku me 6 të tjerë për shfrytëzim prostituci­oni, para pak muajsh bëri bujë në media dhe rrjetet sociale duke u bërë një emër i njohur jo vetëm në Shkodër. Prej disa vitesh, 50vjeçari posedonte lokalin e tij "Tata", ku organizont­e muzikë live, por edhe ofronte balerina për të kërcyer, për të kënaqur më shumë klientët. Ai është dënuar më parë disa herë, ndërsa së fundmi u arrestua nga policia e Shkodrës si koka e një grupi prostituci­oni. Federik Tota ose Tata, siç e njohin në qytetin verior bënte një jetë të shtrenjtë. Prej kohësh, edhe pse është baba i dy fëmijëve, ai shoqërohej me dy femra. 50- vjeçari postonte fotografi me dy vajzat kudo që shkonte, deri edhe në foto intime. Gjithnjë mbante në qafë dhe duar bizhuteri floriri me vlera të konsiderue­shme e po ashtu, edhe makina të shtrenjta, me të cilat lëvizte. Para pak kohësh pikërisht për shoqërimin e tij me dy femra u bë edhe viral në rrjetet sociale, duke treguar jetën e shtrenjtë dhe rrethimin nga femrat. Shpeshherë femrat me të cilat shoqërohej postonin foto të zhveshura dhe të mbuluara plot me para me prerje të ndryshme. Lokali i Federik Tatës në lagjen "Xhabie" në Shkodër shërbente më shumë në orët e vona, kur edhe organizohe­j muzika live me këngëtarë e balerina. Këto të fundit sipas policisë nuk kishin rolin e balerinave, por të prostituta­ve, duke marrë para në këmbim të marrëdhëni­eve seksuale me klientët.

ARRESTIMI

Katër ditë më parë, në kuadër të operacioni­t "Forca e ligjit", policia e Shkodrës në bashkëpuni­m me prokurorin­ë e këtij rrethi goditi një grup kriminal. Në pranga kanë rënë 7 persona, si dhe një tjetër është proceduar në gjendje të lirë, duke finalizuar me sukses operacioni­n e koduar "Balerina". Drejtori i policisë vendore të Shkodrës, Gjovalin Loka bëri të ditur përmes një deklarate se kreu i këtij grupi të prostituci­onit është pikërisht 50- vjeçari Rinard ( Federik) Tota, i dënuar më parë disa herë për vepra penale të ndryshme. "Shtetasi Rinard Tota dyshohet se ishte organizato­r i kësaj veprimtari­e kriminale, ku prej

kohësh shfrytëzon­te për ushtrim prostituci­oni shtetaset e sipërpërme­ndura në lokalin e tij ' Tata', në qytetin e Shkodrës", deklaroi drejtori Loka në deklaratën për shtyp. Më tej, Loka shtoi: "Jam këtu me përfaqësue­sin e Prokuroris­ë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër për të njoftuar detajet nga operacioni i përbashkët kundër trafiqeve, e konkretish­t në fushën e shfrytëzim­it dhe ushtrimit të prostituci­onit". Gjatë operacioni­t në fjalë u arrestuan shtetasit: Rinard ( Frederik) Tota, 50 50- vjeçari nga Shkodra, Rinard ( Frederik Tota) mësohet se ka qenë militant i Partisë Demokratik­e dhe një prej mbështetës­ve të çadrës së protestës. Ai së bashku me dy vajzat që shfrytëzon­te për prostituci­on ka qenë pjesë e protestës së PD- së para Kryeminist­risë.

vjeç, banues në Shkodër, i dënuar disa herë për vepra të ndryshme penale; Kastriot Musa, 41 vjeç, banues në fshatin Barbullush Shkodër; S. M., 32 vjeçe, banuese në qytetin e Shkodrës, e dënuar më parë për veprën penale ushtrim prostituci­oni; A. M., 33 vjeçe, banuese në Shkodër; A. Ll., 33 vjeçe banuese në Burrel; A. N., 25 vjeçe, banuese në Lezhë dhe A. M., 33 vjeçe, banuese në Shkodër. Ndërkaq, është proceduar në gjendje të lirë shtetasi K. N., banues në qytetin e Shkodrës. Sipas burimeve policore, dyshohet që Rinard Tota ishte organizato­r i kësaj veprimtari­e kriminale ku prej kohësh shfrytëzon­te për ushtrim prostituci­oni shtetaset e sipërpërme­ndura, në lokalin e tij "Tata", në qytetin e Shkodrës. Sakaq, në cilësinë e provave materiale janë sekuestrua­r ambienti trekatësh në pronësi të shtetasit Rinard ( Frederik) Tota, në të cilin realizohej veprimtari­a kriminale; dy automjete tip "Benz" dhe "Land- Rover" në pronësi të

Totës, një pistoletë, shtatë ora dore, një sasi e konsiderue­shme bizhuteris­h floriri të ndryshme, një laptop dhe 8 telefona celularë të markave të ndryshme si dhe një sasi parash të fituara nga ky aktivitet kriminal në prerje të ndryshme lekë, euro, dollarë etj. Materialet i kaluan Prokuroris­ë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër për veprat penale: "Prostituci­oni", "Shfrytëzim prostituci­oni", "Mbajtje e ambienteve për prostituci­on" dhe "Pastrim produktesh të veprës penale". Policia e Shtetit po vijon punën intensive në kuadër të operacioni­t "Forca e Ligjit" për realizimin e plotë të objektivit për shkatërrim­in e të gjitha grupeve të skeduara kriminale dhe sekuestrim­in e aseteve të tyre financiare.

 ??  ?? 50- vjeçari Rinard ( Frederik) Tota
50- vjeçari Rinard ( Frederik) Tota
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania