Gazeta Shqiptare

Fatmir Xhafaj takon homologun në Paris, Franca mbështet Shqipërinë

Collomb: Mes 2 vendeve ka një bashkëpuni­m të shkëlqyer

-

Ministri

i Brendshëm, Fatmir Xhafaj zhvilloi dje një takim në Francë me homologun francez Gérard Collomb në një atmosferë të plotë besimi dhe mbështetje­je. Xhafaj në një postim në "Twitter" shprehet se takimi në Paris është zhvilluar në një atmosferë të plotë besimi. "Atmosferë e plotë besimi dhe mbështetje­je në takimin që sapo zhvillova në Paris me homologun dhe mikun francez, ministrin e Brendshëm, Gérard Collomb". Gjithashtu, ministri francez thotë se mes dy vendeve ka një bashkëpuni­m të shkëlqyer. "Jemi shumë të kënaqur nga zhvillimet pozitive që nga takimi ynë i fundit në korrik. Faleminder­it për bashkëpun- imin e shkëlqyer të vendosur mes nesh!". Sakaq, më herët në një prononcim për median, ministri i Brendshëm, Xhafaj ka reaguar në lidhje me procesin e vetingut në polici. Ai është shprehur se synon që së bashku me asistencën ndërkombët­are, procesi i vetingut të mund të përmbyllet brenda këtij viti. "Siç është bërë e njohur, vetingu është në procesin e hartimit të kuadrit ligjor. Besoj se shumë shpejt ju do të njiheni me dokumentin dhe analizën dhe me planin e veprimet. Dhe gradualish­t ne do të kalojmë tek aktet rregullato­rë, me synimin me shpresën, së bashku me asistencën ndërkombët­are që kemi angazhuar për këtë proces, të mund ta përmbyllim brenda këtij viti", tha ministri i Brendshëm, Xhafa. Gjithashtu, Xhafa ka theksuar se është e vështirë të përcaktohe­t se sa efektivë policie apo drejtorë policie do t'i largohen organizatë­s së policisë në kuadër të vetingut.

 ??  ?? Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj
Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania