Gazeta Shqiptare

Nis hetimi pasuror ndaj shoferit të ish- ministrit Tahiri

Dosja "Habilaj", përkthehen 1800 faqe përgjime, 40 persona nën hetim Gentian Caka: Patentat i lashë unë në makinën e Orest Sotës

-

Nis hetimi pasuror për Gentian Cekën, shof erin e ish- ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. Prokuroria e Krimeve të Rënda ka vendosur të verifikohe­n asetet pasurore dhe llogaritë bankare të shtetasit Ceka. Sipas burimeve, verifikimi do të kryhet nga grupi i prokurorëv­e që kanë nën hetim prej muajit tetor dosjen "Habilaj- Tahiri", që gjithashtu është nën hetim pasuror edhe ish- ministri i Brendshëm së bashku me të afërmit e tij. Nga përgjimet e realizuara në telefonin e Orest Sotës, shfaqet edhe biseda e tij me shoferin Gentian Ceka. Gjithashtu, Ceka është marrë në pyetje pasditen e së hënës në Prokurorin­ë e Krimeve të Rënda. Ai ka dhënë sqarime lidhur me 2 patentat e lundrimit të Saimir Tahirit, të cilat u gjetën në makinën e Orest Sotës së bashku me 863 mijë euro. Sipas tij, Sota nuk ka lidhje me këtë histori dhe se është faji i tij që i ka lënë në kroskotin e automjetit. Prokurorët nuk japin detaje se çfarë dyshimesh kanë për përfshirje­n e Gentian Cekës në listën e të hetuarve, në një kohë që ai ka shpjeguar se patentat e ish- ministrit i

kishte marrë në Durrës dhe i kishte harruar në kroskotin e makinës dy muaj më parë. Ndërsa grupi hetimor gjatë kësaj jave ka marrë dëshmitë e disa personave të tjerë për çështjen "TahiriHabi­laj", ndër ta edhe oficerë policie. Por, emrat e tyre nuk

bëhen të ditur për shkak të sekretit hetimor. Ndërkohë, për biznesmenë­t Sota, Krimet e Rënda po verifikojn­ë edhe tenderat e fituara nga kompanitë e tyre gjatë viteve, përfshirë edhe rikonstruk­sionin e komisariat­it të Kombinatit. Sakaq, prokurorët e Krimeve të Rënda janë duke kryer veprime konkrete për dosjen "Habilaj", pas përkthimit të saj nga Ministria e Drejtësisë. Gjithashtu, nën hetim janë rreth 40 persona, ndër të cilët edhe ish- ministri Brendshëm Saimir Tahiri, raporton "ABC News". Fillimisht dosja ka kaluar në Prokurorin­ë e Përgjithsh­me, ku në total janë 1800 faqe të cikluara. Më herët Gjykata e Katanias kishte lënë në masë sigurie arrest me burg, Moisi Habilajn, i cilësuar nga akuza si kreu i grupit kriminal. Për të njëjtën dosje qëndron pas hekurave në vendin tonë, financieri i Habilajve, Nezar Seitaj dhe Armando Koçerrit. Këtij të fundit iu gjetën në banesën e tij në Babicë të Vlorës rreth 4 tonë kanabis. Ndërkohë, vijon të jetë në kërkim edhe vëllai tjetër i Moisiut, Florian Habilaj. Gjithashtu, në dokumentet e përkthyera gjenden edhe shumë udhëtime me automjetin e ish- ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, të cilin ua kishte shitur më herët familjarëv­e të Habilajve. Mësohet se nga përgjimet e kryera, deputeti Tahiri kishte udhëtuar gjashtë herë jashtë vendit me "Audi A8".

 ??  ?? Patentat e Saimir Tahirit të sekuestrua­ra nga policia
Patentat e Saimir Tahirit të sekuestrua­ra nga policia
 ??  ?? Ish- ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri
Ish- ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania