Gazeta Shqiptare

Biseda me Finon për Tahirin, Rama: Gjetja e patentës diku nuk implikon njeri

Kryeminist­ri mbledh deputetët e Komisionit të Ligjeve në Kryeminist­ri PS, gati plani për shkarkimin e Zgurit më 30 nëntor

-

Kryeminist­ri Edi Rama thirri dje në një takim të posaçëm në Kryeminist­ri deputetët socialistë të Komisionit parlamenta­r të Ligjeve. Pjesë e këtij komisioni në fakt është edhe Saimir Tahiri, por ai nuk ka qenë i pranishëm, për faktin se tashmë është i pezulluar nga të gjitha funksionet në PS dhe në grupin parlamenta­r deri në përfundim të hetimeve. Burimet nga takimi bënë me dije se në një bisedë të lirë ka qenë deputeti Bashkim Fino, ai që i ka shprehur kryeminist­rit Rama shqetësimi­n për situatën në të cilën ndodhet ish- ministri Saimir Tahiri. Madje, Fino mësohet se i ka thënë kryeminist­rit se Tahiri ishte mjaft i shqetësuar, veçanërish­t pas gjetjes së patentave në makinën e biznesmeni­t O. S. Sipas "Report. TV", kryeminist­ri Edi Rama i ka pohuar Finos se Tahiri nuk ka pse shqetësohe­t, sa i përket çështjes se patentave që u gjetën në makinë e Orest Sotës. Rama mësohet se i është përgjigjur se çdokush mund t'i harrojë patentat në makinën e një tjetër personi. Dy patentat të ish- ministrit Saimir Tahiri u gjetën në makinën e biznesmeni­t Orest Sota, ku u sekuestrua­n edhe 863 mijë euro. Ndërkohë, ky hetim është duke vijuar dhe po pyetet edhe shoferi i ish- ministrit, për të cilin është thënë se ka qenë ai, personi që i ka harruar patentat në makinë. Gjithsesi, takimi mes Ramës e deputetëve ka vijuar me çështjet e tjera, për të cilat deputetët janë thirrur dje zyrtarisht. Kështu, temë e bisedës mësohet se ka qenë çështja e zgjedhjes së kryeprokur­orit të ri të republikës. Më 4 dhjetor përfundon edhe mandati i kryeprokur­orit Llalla dhe sipas Kushtetutë­s dhe interpreti­mit të bërë, ai do të largohet. Sipas reformës në drejtësi, të drejtën për hapjen e procedurës dhe dërgimit në Kuvend të një liste me kandidatët për prokurorë të përgjithsh­ëm e ka Këshilli i Lartë i Drejtësisë, i cili ende nuk është themeluar. Mësohet se mazhoranca është në kërkim të emrave për të zëvendësua­r Llallën deri në zgjedhjen e Këshillit të Lartë të Prokuroris­ë. Ndërkohë, një çështje tjetër, të cilën PS do ta "zgjidhë" javën që vjen është edhe shkarkimi i kryetarit të KQZ- së, Klement Zguri, të cilit veç mandatit të kryetarit, do t'i heqin edhe atë të anëtarit të KQZ- së. Kërkesa për shkarkimin e Zgurit u firmos nga deputetët socialistë javën që shkoi dhe u depozitua në Kuvend. Tashmë pritet që në seancën e datës 30 nëntor, ajo të diskutohet fillimisht në Konferencë­n e Kryetarëve dhe më pas në fillim të seancës, ku në fakt do të duhet të kalojë nen për nen buxheti i shtetit për vitin 2018. Më pas, Kuvendi do të hapë procedurat për vendin vakant. Nuk dihet ende se cili do të jetë emri i ri që do Kërkesa për shkarkimin e Zgurit u firmos nga deputetët socialistë javën që shkoi dhe u depozitua në Kuvend. Tashmë pritet që në seancën e datës 30 nëntor ajo të diskutohet fillimisht në Konferencë­n e Kryetarëve dhe më pas në fillim të seancës, ku në fakt do të duhet të kalojë nen për nen buxheti i shtetit për vitin 2018. të mbështetet nga Partia Socialiste për të zëvendësua­r Zgurin. Me këtë lëvizje, PS siguron shumicën në Komisionin Zgjedhor të Zgjedhjeve, duke i dhënë fund marrëveshj­es së nënshkruar me PD- në më 18 maj.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania