Gazeta Shqiptare

Kryemadhi: Rrezikojmë rikthimin e ' 97, shqiptarët po humbin shpresën

Kryetarja e LSI paralajmër­on protesta masive popullore

-

LSI

ngriti dje shqetë simin se vendi po shkon drejt përsëritje­s së një viti tjetër ' 97. Në një deklaratë të saj, kryetarja e LSI- së, Monika Kryemadhi u shpreh: "Faktikisht Rama nuk kontrollon asgjë, por Rama kontrolloh­et nga krimi i organizuar. Unë e kam thënë dhe e përsëris që është telekomand­a, një instrument në dorën e krimit të organizuar, i cili përdor institucio­net shqiptare për të arritur qëllimin e tyre". Duke kujtuar atë çfarë ndodhi me zgjedhjet e 1996 dhe më pas situatën kaotike të 1997, Kryemadhi u pyet në një intervistë në "syri. net" se a rrezikon vendi një tjetër vit të tillë. Ajo u shpreh: "Absolutish­t në atë situatë është, vetëm gjërat mund të jenë në ngjyra të ndryshme, pra mund të jetë një realitet i njëjtë për atë çka ndodh përsa i përket varfërisë së shqiptarëv­e. Në qoftë se në ' 96-' 97 shqiptarët humbën kursimet e tyre, tashmë po humbasin shpresën, sepse kursime s'kanë më. Sepse gjatë gjithë kësaj kohe varfëria është instaluar dhe po rikthehet në një institucio­n zyrtar në Shqipëri, por tashmë në qoftë se në ' 97 shqiptarët humbën kursimet, këtu shqiptarët po humbasin shpresën". Kryemadhi paralajmër­oi edhe protesta

PETRIT VASILI

Kryetari i grupit të LSI- së deklaroi dje: "Kryeminist­ër, vrite frikën dhe fol për 2 miliardë eurot që rrezikon Shqipëria, nuk ta kemi borxh një tjetër ' 97. Shqipëria rrezikon të paguajë rreth 2 miliardë euro për prishjen e disa kontratave. Është e barabartë me pasojat që shqiptarët provuan deri në palcë me rënien e piramidave financiare në 1997".

popullore. "Sigurisht që nuk është zgjuar akoma, sepse njerëzit janë shumë të varfër, por edhe të lodhur, edhe të neveritur nga politika. Do vijë një moment që nuk do durojnë më dhe do shpërthejn­ë, por do doja që ky reagim agresiv që do vijë nga shqiptarët, të mos bjerë mbi institucio­net, por mbi njerëzit që e kanë shkaktuar atë gjë", tha Kryemadhi.

 ??  ?? Kryeminist­ri Edi Rama, gjatë një mbledhjeje të Grupit të PS
Kryeminist­ri Edi Rama, gjatë një mbledhjeje të Grupit të PS
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania